News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Kulture
Çelesa per tu harruar

Publikuar me : 28.07.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 107 here.
'

Si lexues i Kafkes ne Shqiperi, sot, ke nje fatkeqesi dyfishe. Se pari je nisur ta gjykosh kete shkrimtar si perfaqesues te nje moderniteti dekadent, para 90s me frike, adhurim te fshehur, debim, pas 90s me respekt pa kufi dhe pa dijeni, diktuar nga te tjeret.


Ne shqip se shpejti vepra e plote e Franz Kafkes ne prozen e shkurter


Nje doktor fshati qe zhvishet lakuriq dhe hyn ne shtrat te te semurit pak para se ky te vdese, arrin pastaj te kerceje nga dritarja drejt e mbi kalin qe ka futur koken aty. Nje djale qe mban hopa babane plak per ta vene ne shtrat, babai qe papritur kercen ne kembe, i gjate e i frikshem dhe e denon te birin me mbytje ne lume.


Nje avokat qe dikur ka qene kale beteje i Aleksandrit te Madh dhe tani e kalon kohen duke lexuar kodet legjislative te popujve te ndryshem. Nje shef prodhimi ne nje fabrike veshmbathjesh i cili papritur gjen ne dhomen e vet dy topa te vegjel qe kercejne gjithe kohen mbi dysheme ne menyre te pavarur, qe i behen atij hije nga pas e qe spushojne se trokituri dite e nate.


Nje mesues fshati i cili zbulon nje urith te madh si nja dy metra, por qe askush nuk ia beson monografine shkencore per kete problem, nuk ia besojne as nje simpatizantit te tij qe vihet te shkruaje nje monografi tjeter te pavarur po per kete urith te cilin se ka pare kurre, me sakte per mesuesin e fshatit qe pa nje dite nje urith te stermadh.


Nje gjuetar nga Pylli i Zi ne Gjermani i cili dikur ne mesjeten e hershme vdiq pasi u rrezua duke ndjekur nje dhi te eger, por qe nuk arriti te shkoje vertet ne boten e pertejme sepse ndodhi nje gabim ne drejtimin e lundres qe te con aty prandaj endet neper shekuj i shtrire ne nje vig brenda varkes se tij, floke e mjeker kokolepsur.


Nje komisioner qe papritur nje mengjes zgjohet si nje brumbull i stermadh qe sarrin dot jo me te vishet e te shkoje ne pune, por as te rrotullohet mbi bark; ashtu do te vuaje, duke u zvarritur brenda dhomes se tij, nganjehere deri ne dhomen e ndenjes te prinderit dhe motra, gjersa nje dite te ngordhe i goditur dhe i perbuzur.


Keto jane disa nga subjektet ose pikenisjet e prozave te shkurtra te Franc Kafkes. Ato do te dalin per here te pare te plota ne shqip kete vjeshte ne nje vellim rreth 600 faqesh qe perfshin gjithcka shkroi si tregime, skica, ese shkrimtari hebre i gjuhes gjermane nga Praga.


Botimi do te ndjeke kritere filologjike, domethene do te respektohen versionet e mirefillta origjinale sipas doreshkrimeve te Kafkes dhe sipas variantit perfundimtar per ato raste kur keto proza jane botuar sa ishte gjalle autori. Dihet se me vdekjen e tij me 3 qershor 1924, miku dhe shkrimtari tjeter hebre-gjerman nga Praga Maks Brod, nuk e respektoi deshiren testamentare te Kafkes per ti djegur gjithe doreshkrimet e pabotuara, perkundrazi i botoi ato te plota dhe me nje kujdes te vecante prej miku dhe adhuruesi.


Ky kujdes beri qe shpesh te botoheshin nga fletoret e Kafkes ai variant ose ai titull, te cilin Brodi mendoi se do te kishte zgjedhur edhe miku i tij sikur te ishte gjalle. Keshtu p.sh. nga tri tekstet per gjuetarin Grakus, doli varianti i pare me titullin Gjuetari Grakus; natyrisht ky nuk mund te quhet kriter filologjik, pasi te trija variantet e tregimit kane vlera me vete, edhe titulli nuk eshte i nevojshem nese autori nuk ka lene nje te tille.


Ne fillim te viteve 80 te shekullit te kaluar nje grup filologesh dhe dijetaresh gjermane te letersise pergatiten Botimin kritik te Kafkes. Ketu jane regjistruar gjithe shkrimet e tij sipas rendit kronologjik, eshte respektuar ortografia dhe pikesimi origjinal, madje ne aparatin shoqerues botohen edhe frazat a pjeset te cilat Kafka i ka hequr me pas.


Ky botim dhe permbledhjet popullarizuese qe e ndoqen ate nga shtepia botuese Fischer jane ne baze te librit shqip qe jemi duke perfunduar.
Kur hyn ne vepren e Kafkes ke kaluar nje prag qe ska te beje me me jeten e perditshme, me njohurite e tua historike, filozofike ose religjioze.


Ti ke hyre thjesht ne boten e tij ashtu sic hyn bie fjala ne boten e mitologjise greke kur merr ne duar nje permbledhje me ato mite, ose sikurse lexon Dhiaten e Vjeter duke u hequr ketyre pjeset moralizuese apo didaktike.


Prej castit qe ke hyre nuk duhet te habitesh me me asnje pamje te personazheve, me asnje kthese te subjektit, madje as me kthesa ose zhvendosje ne ate qe quhet logjike e shendoshe e njeriut.


Si lexues i Kafkes ne Shqiperi, sot, ke nje fatkeqesi dyfishe. Se pari je nisur ta gjykosh kete shkrimtar si perfaqesues te nje moderniteti dekadent, para 90s me frike, adhurim te fshehur, debim, pas 90s me respekt pa kufi dhe pa dijeni, diktuar nga te tjeret.


Se dyti, literatura sekondare per Kafken ne rreth 80 vjet qysh se i dha famen Brodi eshte rritur ne menyre galopante, kendveshtrimet dhe interpretimet kane krijuar shkolla me vete, eshte e pamundur tu shpetosh atyre, sidomos kur kerkon ndihme pasi futesh neper labirinte ku te duket se vete nuk e gjen dot rrugedaljen. Ndaj e quaj fatkeqesi, natyrisht ne thonjeza.


Sepse ky handikap eshte po aq edhe shajni, virtual. Ai mund te lihet teresisht menjane dhe ti vihesh leximit te Kafkes sikur te mos e kesh njohur kurre me pare kete autor dhe te mos kesh degjuar asgje per te.


Ishte kjo qasje qe perdora ne leximin tim dhe punen e perkthimit. Kenaqesia ishte e jashtezakonshme.


As nuk mund te krahasohej p.sh. me leximin e Metamorfozes ne moshen e gjimnazit, kur detyroheshim ta fshihnim librin jo me nga shoket e dyshimte te klases, por edhe nga prinderit. Nderkaq Metamorfoza ose me sakte Shnderrimi nuk kishte asgje politike, madje ideologet tane kane qene vertet shume naive, sepse proza si keto fare mire mund te interpretoheshin si tehuajtje e njeriut ne sistemin kapitalist dhe revolte e shkrimtarit ndaj ketij sistemi etj.


Sidoqofte, leximi i pandikuar i Kafkes eshte i vetmi qe te lejon ta hysh ne boten e tij i carmatosur. Vetem keshtu mund te hyhet. Maks Brodi shkruan diku Merrni vetem gjuhen e tij! Gjuha e tij eshte e paster si kristali, ndersa ne siperfaqe nuk veren ndonje perpjekje tjeter pervec se deshires per tiu pershtatur objektit. E megjithate nen pasqyren e hijshme te ketij lumi te kthjellet gjuhe rendin endrra, vizione me nje thellesi te pamatshme.


Gjuha eshte magjia e pare e Kafkes. Ajo eshte e sakte deri ne skaj, ose pertej skajit. Dihet qe gjermanishtja eshte gjuhe e forte logjike, me ndertime te rregullta ku ti i sheh konstruktet gjuhesore si te shihje strukturen e atomit, e ngjashme me latinishten ne kete veshtrim.


Kjo ne pergjithesi, ndersa ne vecanti eshte gjuha e administrates, e gjyqeve, e shkences qe ka metimin te funksionoje sic funksionojne atomet brenda molekules dhe molekulat brenda lidhjeve me te larta strukturore.


Kafka, njeriu qe diten e kalonte si nepunes i nje shoqerie sigurimesh mes shkresave ku metohej pikerisht kjo saktesi maksimale e gjuhes dhe naten ia kushtonte krijimeve, perdori pikerisht gjuhen e ftohte administrativo-shkencore per te veshur endrrat, fantazite, vizionet dhe makthet e tij. Perse e beri kete?


Por le te permendim shkurt disa nga orvatjet qe jane bere per te interpretuar vepren e tij, enigmatike edhe sot e kesaj dite, per te dhene celesin qe do te lehtesonte hyrjen ne labirintet e tij, sikurse eshte labirinti i Ligjit, labirinti i Keshtjelles, ai i Udheheqjes se murit te madh, labirinti i hulumtimeve te Qenit etj. etj.


Eshte njehere interpretimi psikanalitik. Ai niset nga raporti i veshtire i Franc Kafkes me te atin, e sidomos nga Letra e famshme drejtuar babait. Per perfaqesuesit e ketij interpretimi eshte i qarte kompleksi i Edipit te shkrimtari, inferioriteti qe ndjeu ai gjithe jeten ndaj tet dhe perpjekja per te shpetuar nga shtypja e babait autoritar permes letersise.


Me 1931 Hellmuth Kaser botoi nje studim psikanalitik te Kafkes me titullin Franz Kafkas Inferno, ku gati gjithe interpretimet e Brodit kalohen ne filtrin psikanalitik. Arrihet deri aty sa p.sh. skena e majmunit qe surb raki te tregimi Raport per akademine shihet si ringjallje e kenaqesise se fazes orale, vecse gota nuk eshte thimthi i nenes por penisi i babait etj.


Nabokov me te drejte i quan keto interpretime dokrra (humbug per ata qe bug - brumbullin e Metamorfozes e quajne simbol per kompleksin e inferioritetit ndaj babait) dhe kujton se Kafka vete psikanalizen e quante nje gabim te pashprese, nje tablo me ngjyra te trasha te botes, ku detaji humbet. Nabokov eshte edhe ai nje adhurues i Kafkes, madje deri aty sa i quan Tomas Manin ose Rilken xhuxhmaxhuxhe dhe shenjtore suvaje ne krahasim me te.


Interpretimi teologjik i detyrohet me se shumti Maks Brodit. Ky sheh p.sh. te Keshtjella simbolin e Meshires qe nuk mund te arrihet. Edhe Procesi edhe Keshtjella jane per Brodin shfaqje te Perendise, pra si Gjyqesi dhe si Meshire.


Per teologun e mirenjohur hebre Martin Buber Kafka futet ne labirintet e nje bote kaotike, e cila ka megjithate nje rend te brendshem i cili mund ti zbulohet njeriut vetem ne qofte se ky pranon fajesine. Per interpretuesit katolike, Kafka eshte gjithmone ne kerkim te Shelbuesit, por nuk mund ta gjeje ate, sepse ai Shelbuesin (Jezu Krishtin) nuk e pranon.


Te shumta jane edhe perpjekjet per interpretim filozofik. Teodor Adorno e sheh Kafken ne traditen e iluminizmit ateist, bashkekohes te tij e rendisin me ekspresionistet, ndersa per Alber Kamyne, eshte shkrimtar i mirefillte surrealist. (keto te dhena kryesisht nga Joerg Dieter Shnderrime, perpjekjet per interpretim te Kafkes, 2001).


Le ti kthehemi edhe nje here pyetjes se mesiperme Perse e beri kete? Perse perdori gjuhen e sakte e te ftohte per te dhene endrra e vizione? Pergjigja mendoj eshte vete krijimi. Kafka duhej te shkruante; ne nje leter te vitit 1903 per nje mik te rinise, Oskar Pollak, ai thote Prej nje kohe te gjate nuk eshte shkruar me asgje. Me ndodh kjo gje Zoti nuk do qe une te shkruaj, por mua me duhet te shkruaj.


Prandaj eshte nje lart-e-poshte pa fund. Por meqe Zoti eshte me i forte, kjo pune eshte shume me teper fatkeqesi sesa mund ta mendosh. Duhet te perfytyrojme nje njeri me fantazi dhe ndjeshmeri te jashtezakonshme.


Njekohesisht duhet te perfytyrojme nje shkrimtar shume te pakenaqur me ate qe eshte shkruar deri me aty, sidomos nga ajo qe quhej letersia realiste ose natyraliste e fundshekullit 19. Kafka e kuptonte fare mire se bashkejetesa e njerezve, sistemet qe ka krijuar njeriu, vete historia e njerezimit ka ne thelb absurditete me te cilat mund te matesh jo duke i pasqyruar ato ne menyre realiste, por duke krijuar bote paralele permes letersise, po aq absurde, me nje dukje pa aq te rregullt - sikurse eshte e rregullt gjuha - sa ckerkon shoqeria dhe njeriu te duken logjike.


Ose edhe me thjesht, Kafka kap dhe shkruan endrra. Kjo eshte si te thuash pjesa me e lehte e misionit qe ndjen ne vetvete. Sepse pjesa me e veshtire eshte krijimi i boteve qe nuk ekzistojne, si perqeshje e kesaj qe ekziston.


Tek po bie, me sa duket, ne gabimin qe kane bere nje numer pararendesish te mi njohes e admirues te Kafkes, duke dhene nje celes te ri per leximin e tij, me mire po e mbyll ketu duke dhene nje shembull nga pjesa me e lehte per tu depertuar ne vepren e tij, riprodhimi i endrrave, me nje tregim qe ka po kete titull


Nje enderr


Franc Kafka

Jozef K. pa ne enderr


Ishte nje dite e bukur dhe K. donte te dilte shetitje. Mirepo as dy hapa nuk kishte bere, kur u ndodh ne varreza. Rrugicat e atyshme ishin krejt artificiale, te sperdredhura e jo-praktike, porse ai rreshqiti ne nje rruge te tille si te ishte nje rryme e harbuar, me nje qendrim te pezullt e te patundur.


Qe se largu ia nguli syte nje tume varri me dhè te fresket, ku donte te ndalte. Ajo tume gati e tundonte e i dukej se gjithe nguti nuk i mjaftonte per te arritur ne kohe aty. Tumen ia mbulonin flamuj prej pelhurash qe valaviteshin e perplaseshin pas njera-tjetres me force te madhe; flamurmbajtesit nuk dukeshin por me sa kuptohej mes tyre sundonte gazmend i madh.


Ndersa veshtrimin e kishte ende te hedhur larg, papritur pa se gati-gati e kishte tani pas vetes po te njejten tume varri, perbri vetes ne rruge. Kerceu me nxitim mbi bar. Meqe rruga vazhdonte te ecte si e cmendur nen kemben qe hovi, ai u kalamend dhe ra mu perpara tumes ne gjunje.


Prapa varrit qendronin dy burra qe mbanin mes tyre ne ajer nje gur varri; sapo qe u shfaq K., ata e ngulen gurin ne dhè dhe qendruan aty si te murosur. Menjehere doli prej nje shkurrnaje nje burre i trete, te cilin K. e njohu menjehere si artist. Kishte veshur vetem pantallona dhe nje kemishe te kopsitur keq; mbi krye kishte nje kesule kadifeje; ne dore mbante nje laps te zakonshem me te cilin po vizatonte ne ajer figura, nderkohe qe avitej.


Me kete laps vajti siper te guri; guri ishte shume i larte, nuk i duhej fare te kerrusej, vetem te perkulej, ngaqe tuma e varrit, mbi te cilen nuk donte te shkelte, e ndante prej gurit. Po rrinte pra mbi maje te gishtave dhe doren e majte e kishte mbeshtetur mbi siperfaqen e gurit.


Me disa levizje te shkatheta ia arriti te shkruante me ate laps te rendomte germa te arta; shkroi Ketu prehet - . Secila germe dukej e paster dhe e bukur, e gdhendur thelle e krejt ne ar. Si i kishte shkruar te dyja fjalet, ai veshtroi praptas drejt K.; K. qe po e ndiqte me afsh vazhdimin e atij mbishkrimi, as nuk po e perfillte burrin por e mbante veshtrimin vec mbi gur.


Dhe vertet burri u vu ta vazhdonte mbishkrimin, por diku kishte nje pengese, e leshoi lapsin dhe u kthye perseri nga K. Tani edhe K. e veshtroi artistin dhe vuri re se ai e kishte humbur krejt toruan, por arsyen pse nuk dinte ta thoshte. I ishte zhdukur krejt gjalleria e meparshme.


K.-ne kjo e hutoi; kembyen me njeri-tjetrin veshtrime te shushatura, diku mes tyre ndodhi nje keqkuptim i shemtuar, te cilin asnjeri nuk mundej ta zhbente. Krejt pa vend filloi te rrahe tani edhe nje kambane e vogel nga kapela e varrezave, por artisti valaviti doren perpjete e ajo pushoi.


Pas nje hopi ia nisi perseri, vecse kete here ultas e pa ndonje ngutje, pas pak pushoi; u duk sikur desh vetem te provonte kumbimin e vet. K. nuk po ngushellohej dot per gjendjen e artistit, denesi gjate nder duart e mbledhura mbi fytyre. Artisti priti gjersa K. me ne fund u qetesua e pastaj vendosi, meqe nuk gjeti ndonje rrugedalje tjeter, te vazhdonte te shkruante.


Vija e pare qe hoqi per K.-ne ishte clirim, porse artisti e nderpreu me mund te madh; shkrimi tani nuk ishte me i bukur, e sidomos dukej qartas qe mungonte ari. Vija vazhdoi e zbehte dhe e pasigurt, vecse germa doli mjaft e madhe. Ishte nje J., pothuajse kishte perfunduar, kur artisti i xhindosur goditi me njeren kembe mbi tume, aq fort sa dheu fluturoi perpjete.


Me ne fund K. e kuptoi; nuk kishte me kohe ti lutej atij; zuri te rremonte me te gjithe gishtat dheun qe thuajse nuk i rezistoi fare; gjithcka dukej e parapergatitur; ishte ngritur persiper vec sa per dukje nje kore e holle dheu. Menjehere prapa saj u hap nje grope e madhe me mure te pjerreta, ku K., i kthyer ne kurriz prej nje rryme te bute, u zhyt i teri.


Nderkohe qe u ndodh poshte dhe mundi ta drejtoje koken mbi zverk, i thithur nga ajo thellesi e padepertueshme, emri i tij rendi permbi gur me zbukurime te hatashme.
I magjepsur nga ajo pamje, u zgjua.


'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» OKB miraton rezoluten e ndryshuar per Kosoven
» "Me e vertete se e verteta" ne TK
» Koha qe vrau "Shkrimtarin"
» Trashegimia Moderne e panjohur
» Prishtina mirepret ndryshimin e pr/rezolutes
» Rasti i teatrit ne Kurdistan
» Stéphane Mallarmé, nje mik i vertete
» Ti jepet fund politikes se perkedheljes ndaj Serbise!
» Rama me bashkiaket, u kerkon te pergatiten per cdo aksion politik
» Pasaporte per gulaget

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Sherueset e 11 shtatorit
» "Me e vertete se e verteta" ne TK
» Koha qe vrau "Shkrimtarin"
» Trashegimia Moderne e panjohur
» OKB miraton rezoluten e ndryshuar per Kosoven
» Florida, Pastori Djegia e Kuranit vetem eshte pezulluar, jo anuluar
» Pavaresia e decentralizimit
» Kosova, perballe formulave dhe rezolutave serbe


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 7343 artikuj te lexuar 1739855 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

shtatorit  dhe  11  rezoluten  miraton  e  perballe    ndryshuar  per  tk  verteta"  koha  kosoven  sherueset  ne  "shkrimtarin"  serbe  vrau  kosova  okb  formulave  rezolutave  vertete  se  qe  "me   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.