Indeksi i Çmimeve te Konsumit arriti ne nivelin e 4.4 perqindve gjate muajit shkurt 2010 si rralle here gjate viteve te fundit
Ky tregues kalon mbi angazhimin e qeverise dhe BSH-se per te mbajtur nje norme inflacioni midis 2 dhe 4 perqind
TIRANE-Çmimet e mallrave te konsumit pesojne rritjen me te larte gjate viteve te fundit. Treguesit e inflacionit kane hipur mbi normen maksimale te parashikuar nga qeveria dhe Banka e Shqiperise duke pasqyruar faktin se gjate muajit shkurt shqiptaret kane shpenzuar me shume para per ushqime dhe mallra te tjera konsumi.
Indeksi i Çmimeve te Konsumit ne muajin shkurt ka pesuar nje rritje te menjehershme duke arritur ne 4.4 per qind si asnjehere tjeter gjate ketyre viteve te fundit. Ky tregues eshte 0.4 per qind mbi kufirin maksimal te vendosur nga Qeveria dhe Banka e Shqiperise te cilet kane angazhim per te ruajtur nje norme inflacioni nga 2 deri ne 4 per qind.
Treguesit ne fjale nuk ishin te paparashikueshem pasi kurba e Indeksit te Çmimeve ka ardhur duke u rritur nga muaji ne muaj duke filluar nga shtatori 2009. Ne fund te muajit shtator norma e inflacionit ka qene ne shifren e 2.2 per qindve, nderkohe qe brenda 2 muajve, pra ne nentor, ka arritur ne 2.8 per qind.
Rritja ka vazhduar dhe gjate muajit dhjetor duke shkuar ne 3.5 per qind. Zakonisht fundviti karakterizohet nga nje rritje e inflacionit per shkak te festave. Por edhe gjate muajit janar Indeksi i Çmimeve pesoi nje rritje tjeter duke arritur ne 4.1 per qind.
Rritjen me te larte e ka pesuar grupi "Ushqime dhe pije alkoolike" me 2.4 per qind me nje ndikim prej 0.9 per qind ne totalin e ndryshimit mujor.
Brenda ketij grupi, rritja me e madhe me rreth 13 per qind verehet ne nengrupin "zarzavate perfshire patatet". Ketu mund te permendim rritjen e cmimit te domateve me 31 per qind, lulelakres me 22 per qind, specave me 15 per qind, kastravecave me 10 per qind, qepeve te thata me 10 per qind, etj. Nderkohe cmimet e frutave kane pesuar nje rritje me te moderuar.
Ne total rritja per kete grup ka qene 1.3 per qind. Ketu mund te permendim rritjen e cmimit te limonave me 16 per qind, mandarinave me 13 per qind, molleve me 2 per qind, dardhave me nje per qind, etj.
Nderkohe ajo qe bie me shume ne sy ne kete grup ka te beje me cmimin e portokalleve. Gjate muajit shkurt 2010 nje kilogram portokall u ka kushtuar qytetareve mesatararisht 4.6 per qind me lire se nje muaj me pare. Ulje ka pasur edhe kivi duke u shitur mesatarisht 2.3 per qind me lire gjate muajit shkurt krahasuar me muajin janar 2010.
Gjate muajit te dyte te 2010-s, cmimet pesuan ulje ne disa nengrupet e tjera te grupit te ushqimeve, ku mund te vecojme nengrupet, "peshk" me 1.2 per qind, "vajra dhe yndyrna" me 0.5 perqind, "qumesht djath e veze" me 0.5 per qind, etj. Ne te njejtit tregues ka qene rritja edhe per cmimin e naftes dhe te benzines.
Krahasuar me muajin janar 2010 gjate shkurtit nje liter nafte eshte blere mesatarisht nje per qind me shtrenjte. Nje ndikim te konsiderueshem ne rritjen e Indeksit te Çmimeve gjate muajit te shkuar ka pasur edhe shtrenjtimi i energjise elektrike per konsumatoret, gje e cila ishte paralajmeruar edhe me pare nga INSTAT.
'