News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Kronike
Turisti italian ne kerkim, vodhi veturen me qera

Publikuar me : 28.07.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 108 here.
'

Italiani u denoncua nga nje firme e dhenies se automjeteve me qera ne kryeqytet, pasi nuk kishte kthyer veturen


Dyshohet se 49- vjecari mund ta kete shitur veturen tip Fiat per pjese kembimi apo mund ta kete lene peng

TIRANE- Turisti italian shpallet ne kerkim per vjedhje dhe mashtrim te nje shoqerie shqiptare qe jepte autovetura me qera, pasi ai ka marre automjetin me qera firmes se mesiperme dhe nuk ia ka kthyer mjetin e madje nuk kishte paguar as parate e qerase.


Xhino Konkari (Gino Concari) 49 vjec, nga Italia, u shpall ne kerkim nga autoritetet policore te Antikrimit Ekonomik te policise se kryeqytetit. Konkari, u denoncua nga administratoret e firmes se automjeteve me qera, me teper se dy muaj, pasi ai kishte marre prej tyre nje automjet te subjektit per perdorim.


Madje sipas burimeve te policise, italiani Konkari ishte pajisur edhe me leje qarkullimi per brenda dhe jashte vendit nga drejtuesit e subjektit, duke bere qe ai te kishte mundesi te merrte automjetin.


Sipas burimeve te policise, Konkari kishte mberritur ne Shqiperi, ne muajin maj te ketij viti dhe kishte hyre nepermjet portit te Durresit si turist.


Nje fakt i tille eshte mesuar ne baze te deklarimit te tij ne piken e kalimit kufitar, prej italianit. Ky i fundit, menjehere sapo ka hyre ne Shqiperi, ka deklaruar se kishte ardhur per qellime turistike ne Shqiperi. Me pas ai ka mberritur ne Tirane dhe ka marre nje automjet me qera, te nje subjekti te licensuar ne kete drejtim biznesi.


Nga kontrata e lidhur mes tij dhe subjektit perkates, ai kishte marre ne perdorim nje automjet te markes Fiat me targa TR 1852 R. Pas me teper se nje muaj qendrimi ne Shqiperi, italiani eshte larguar nga Shqiperia ne drejtim te Italise. Nderkohe, automjetin qe kishte marre me qera ne kryeqytet, ai nuk e ka kthyer tek firma.Per me teper se nje muaj e gjysme, drejtuesit e subjektit kane pritur qe italiani te rikthente veturen e marre me qera jo pak te shtrenjte tek ata, por kjo nuk ka ndodhur.


Ne keto kushte, keta te fundit jane detyruar te denoncojne turistin italian, duke e akuzuar ate per vjedhje dhe mashtrim. Sipas burimeve te policise, italiani rezulton te jete larguar ne territorin shqiptar me teper se nje muaj e gjysme me pare, por pa automjetin qe kishte marre me qera.


Dyshimet e policise jane se ai mund tua kete shitur automjetin personave te trete apo mund ta kete lene ate ne forme pengu. Nje dyshim i tille eshte krijuar per shkak se hetuesit nuk kane gjetur asnje gjurme te automjetit.


Nderkaq, nje drejtim qe policia po verifikon eshte ajo e shitjes se mjetit per pjese kembimi ne ndonje pike te riparimit te automjeteve per thuajse gjysmen e vleres se saj. Ne kete menyre policia ka nisur verifikimet dhe kontrollet perkatese, ndersa ka derguar materialet ne prokurori ndaj Konkarit me akuzen e vjedhjes nepermjet mashtrimit.


Vlera e automjetit te vjedhur sipas burimeve te policise kap afersisht vleren e 12 milione lekeve te vjetra, shume qe tashme do te duhet te shlyhet nga italiani i hetuar nga policia dhe prokuroria.


'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» E largojne nga puna ne prefekture, vetedigjet mesuesi
» Kapshtice, permiresohen kushtet pritese per emigrantet ilegale
» Kreu i tatimeve nen hetim per mosregjistrim biznesesh
» Ditet e para te shtatorit rriten cmimet e fruta-perimeve
» Rrihen ne gjendje te dehur, vdes vellai
» "Festa nuk e njohu meshiren per djalin tim me leucemi"
» I zhduket femija, denoncon pengmarrjen
» Raporti i Bosch Gjyqesori, sfide me vete. Ska transparence
» Situata zjarresh ne rrethina te Vlores
» Kurbin, nje 25-vjecar nderron jete ne nje aksident

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Sherueset e 11 shtatorit
» "Me e vertete se e verteta" ne TK
» Koha qe vrau "Shkrimtarin"
» Milo Berisha po ecen ne gjurmet e Enverit
» Trashegimia Moderne e panjohur
» "Festa nuk e njohu meshiren per djalin tim me leucemi"
» OKB miraton rezoluten e ndryshuar per Kosoven
» Florida, Pastori Djegia e Kuranit vetem eshte pezulluar, jo anulluar
» Kapshtice, permiresohen kushtet pritese per emigrantet ilegale
» E largojne nga puna ne prefekture, vetedigjet mesuesi
» Florida, Pastori Djegia e Kuranit vetem eshte pezulluar, jo anuluar
» Pavaresia e decentralizimit
» Topi Jo me besimtare ne rruge
» Rrihen ne gjendje te dehur, vdes vellai
» "Alternativa nuk ben asnjehere keq ne arsimim"
» Deshmon Selmanllari Per Gerdecin kam pare vetem neper televizione
» Infrastruktura, me pak para per investime
» I zhduket femija, denoncon pengmarrjen
» Shqiperia i shet BE-se 1500 ton armatime. Tregtia, rritje me 72perqind
» Xhufi Jo vetem Berisha, edhe Zogu kishte nje Bollano mik


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 7361 artikuj te lexuar 1741061 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

mosregjistrim  benzine  vetedigjet  biznesesh  permiresohen  prefekture  per    kapshtice  nga  e  gerdecin  emigrantet  selmanllari  kam  mesuesi  tatimeve  i  deshmon  televizione  nen  largojne  hetim  puna  kreu  pare  vetem  neper  ne  pritese  ilegale  kushtet  me   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.