Gjate dites se marte dy aksidente shenuan vdekjen e dy te rinjve, duke rritur shume bilancin e vdekjeve kete muaj ne te gjithe vendin
Dy prej femijeve te familjes Mustafa, qe i mbijetuan aksidentit te rende te 17 korrikut ne Gjegjan te Pukes, ku mbeten te vdekur 15 vete, do te jetojne ne qendren e sherbimeve sociale ne Fshatin SOS. Vellezerit Mirsed dhe Armando Mustafa, perkatesisht 4 dhe 8 vjec, do te jene pjese e familjes se madhe te femijeve jetime.
Vendimi eshte marre nga Ministria e Punes ne bashkepunim me familjaret e femijeve, te cilet humben prinderit dhe nje moter 13 vjece diten kur autobusi me te cilin ktheheshin nga pushimet ne Durres, ra ne humnere. Drejtoresha e Politikave te Sherbimeve Sociale ne Ministrine e Punes, Denada Seferi, tha per mediat se pas dy vellezerve, pritet akomodimi ne Fshatin SOS edhe i dy motrave te familjes Mustafa, Anises 10 vjece dhe Miraldes, 14 vjece.
Aktualisht dy motrat Mustafa po trajtohen ne Spitalin Ushtarak. Mjeket specialiste jane shprehur optimiste per permiresimin e gjendjes se tyre. Familja Mustafa eshte familja qe u demtua me shume nga aksidenti i rende i 17 korrikut, pasi humbi tre persona. Ne kete aksident qe ndodhi ne komunen Gjegjan te Pukes vdiqen 14 vete, nderkohe qe 12 u shtruan ne spital ne gjendje jo te mire. Vetem dy dite me pare u shenua viktima e 15-te, pasi 9-vjecari Erikson Peraj humbi jeten ne spitalin ushtarak.
Lezhe, aksident i trefishte, nje i vdekur
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Lezhes kane bere te ditur se aksidenti eshte shenuar ne afersi te fshatit Gocaj rreth ores 11 30 te dites se marte.
Nje automjet tip Benz me targa te Shkodres, qe drejtohej nga shtetasi Dritan Selmani, 39 vjec, nga Shkodra, si dhe nje automjet tip Audi me targa greke qe drejtohej nga shtetasi Gjek Gjeka, 43 vjec, nga Lezha teksa po tentonin te parakalonin njeri-tjetrin ne menyre te gabuar kane perplasur nje motor ne te cilin po udhetonin Arben dhe Tereze Frroku nga fshati Barbulloje i Lezhes.
Sipas policies, ne kete aksident te trefishte ka humbur jeten shtetesja Tereze Frroku 29 vjece dhe eshte plagosur rende Arben Frroku, 33 vjec, i cili eshte transportuar me urgjence ne Spitalin Ushtarak te Tiranes ne gjendje kritike per jeten.
Uniformat blu kane mberritur ne vendin e ngjarjes dhe po hetojne rreth shkaqeve te aksidentit, si edhe kane ndaluar dhe shoqeruar ne polici dy drejtuesit e automjeteve. Arrin ne 6 numri i personave qe kane humbur jeten ne qarkun e Lezhes gjate muajit korrik, si rezultat i aksidenteve automobilistike.
Librazhd, del nga rruga furgoni, vdes 24-vjecari
Ngjarja ka ndodhur ne mesdite ne vendin e quajtur Pishkash pergjate rruges nacionale Librazhd-Perrenjas. Nje furgon tip Benz me targa FR 8872 C me drejtues shtetasin Marjus Toska ka dale nga rruga duke perfunduar i perplasur. Per pasoje, ka gjetur vdekjen e menjehershme 24-vjecari me banim ne Tirane. Nderkohe ka mbetur i demtuar nje 59-vjecar qe ishte pasagjer ne furgon.
Sipas te dhenave te para, nga verifikimi i rrethanave te aksidentit dyshohet se 24-vjecari ka humbur kontrollin e mjetit papritur duke dale nga rruga. Perplasja ka qene fatale per te duke i shkaktuar vdekjen. Agjente te policise rrugore dhe eksperte jane duke verifikuar shpejtesine e mjetit dhe shkaku qe solli aksidentin fatal.
Mesohet se 59-vjecari i demtuar eshte derguar ne spitalin e Librazhdit dhe me pas eshte transferuar ne Tirane. Aksi rrugor nacional mbetet me i ngarkuari gjate kesaj periudhe per shkak te kthimit te emigranteve dhe hyrjes se nje numri te madh turistesh nga Qafe-Thana.
'