News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Kronike
Avokati i Popullit: "Dajti te shtrohet urgjentisht ne spitalin e Burgut"

Publikuar me : 07.02.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 227 here.
'

Komisioneret e Njesise Kunder Tortures, prane Zyres se Dobjanit, inspektuan gjendjen e te akuzuarit per vrasjen e katerfishte


Pas vizites perpilohet raporti ku gjendja njeriut te akuzuar per vrasjen e kater policeve konsiderohet e rende dhe rekomandohet transferimi ne spital


TIRANE- Njesia Kunder Tortures prane Avokatit te Popullit leshon alarmin per gjendjen shendetesore te Dritan Dajtit, qe prej kohesh qendron i paralizuar ne shtrat. Te njejtin shqetesim e kane ngritur edhe zyrtaret e paraburgimit "Mine Peza" drejtuar Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve duke i kerkuar ketyre te fundit transferimin e Dajtit ne Spitalin e Burgut per shkak te mungeses se kushteve te trajtimit te tij, si person me aftesi te kufizuara fizike. Burime te Avokatit te Popullit i pohuan"Shekullit" se pas nje inspektimi ne paraburgimin "Mine Peza", per te paraburgosurit Dritan Dajti, eshte vene re rendimi i gjendjes se tij shendetesore. Kjo nga mungesa e kujdesit higjieno sanitar dhe mjekesor. " Nga keqyrja e pergjithshme qe iu be te paraburgosurit Dritan Dajti dhe trajtimit te tij nga ana e stafit te Institucionit te Paraburgimit "Mine Peza" (302) ne Tirane, u konstatua se per kete person nuk ishin ofruar sherbime te mjaftueshme per te bere te mundur trajtimin e tij specifik (si person me aftesi te perkohshme te kufizuara) dhe per rrjedhoje gjendja e tij kishte filluar te rendohej me gjasa deri ne rrezikim serioz te jetes se tij, konstatuar kjo se fundi edhe nga vete mjeku i paraburgimit",- thuhet ne raportin e Njesise Kunder Tortures prane Avokatit te Popullit qe pritet te publikohet. Gjithashtu, sipas komisionereve qe kane kontaktuar Dajtin, mesohet se ai nuk arrin te dale ne ajrim, nuk mund te ushqehet vete si dhe nuk mund te kryeje vete sherbimet sanitare.
"Per shkak te paaftesise se tij per te levizur, te paraburgosurit Dajti nuk i ishte dhene mundesia te perfitonte seanca fizioterapie, ajrim, ushqim, sherbime sanitare nga vete institucioni. Per pasoje, ai qendron i shtrire vetem ne krevat dhe cdo nevoje i plotesohej nga personeli i sherbimit, sipas mundesise dhe grafikut perkates te mbingarkuar. Kjo nuk eshte aspak e mjaftueshme per gjendjen shendetesore te tij, i cili kerkonte nje perkujdesje sanitare 24 oreshe per shkak te kushteve te tij te renduara higjienike, kryerjes se nevojave personale ne menyre te pavullnetshme. Nga kjo situate i paraburgosuri ka reduktuar ne maksimum ushqimin e lengjet, duke sjelle perkeqesim te shendetit te tij, konstatuar edhe nga mjeku i paraburgimit",- thuhet nga komisioneret e Dobjanit. Me tej mesohet se drejtuesi i paraburgimit 302, i ka kerkuar kreut te Burgjeve transferimin e tij ne Spitalin e Bugut per shkak te pamundesise per krijimin e kushteve te nevojshme. "Nisur nga kjo situate, drejtori i Burgut 302 ne kryeqytet na informoi se ditet e fundit i ka derguar nje raport shqetesues Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve mbi gjendjen shendetesore te ketij te paraburgosuri. Strehimi i tij ne kete ambient, i ka krijuar atij, nje situate te rrezikshme per shendetin qe rendohet me shpejtesi dhe nje trajtim degradues te papranueshem per garancite ligjore qe duhet te gezojne keta persona ne ambientet e burgimit,- thuhet ne raportin e Njesise Kunder Tortures. Para se Dajti te transferohej ne paraburgimin 302, ne Qendren Spitalore te Burgjeve i eshte nenshtruar nje mjekimit dhe fizioterapise per t`u riaftesuar. Nderkohe, deri me tani jane shqyrtuar tre seanca gjyqesore ndaj te pandehurit Dajti, qe akuzohet per vrasjen e kater policeve dhe shokut te tij. Ne asnje rast ai nuk eshte paraqitur ne gjykate, duke pretenduar se nuk gezon shendet te mire.

'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Sherri ne Lukove, vdes nje nga te plagosurit
» Lazarati - Kolumbia shqiptare e droges
» Gjirokaster, dy te arrestuar per zjarrvenie
» Vrasja e biznesmenit te makinave luksoze, 15 te shoqeruar
» Mashtroi me vizat, prangoset i kerkuari
» Ishte ne kerkim, prangoset nje italian ne portin e Durresit
» Ekzekutohet ne oborrin e shtepise 42-vjecari
» Konsumi i karburantit, policia kerkon rritje te limiteve
» Sulmi ndaj autobusit shqiptar, nisin hetimet
» Nuk regjistronin bizneset prej 10 vitesh, procedohen tre punonjes te tatimeve

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Nderhyrja dhe sovraniteti
» Gjurme te jetes ne Lissos
» Financimi i universiteteve, MASH nis debatin publik
» Ne "Rusine moderne"
» Kriteret qe duhet te plotesojne universitetet
» Makthi ne Irak
» Ne "Rusine moderne"
» Makthi ne Irak
» Kur qeverite privatizojne gjithcka
» Kur qeverite privatizojne gjithcka
» Nje program per mos tu humbur


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 7126 artikuj te lexuar 1685200 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

qeverite  kur  moderne"  ne  privatizojne    "rusine  irak  gjithcka  makthi   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.