News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Ekonomi dhe Biznes
Biznesi, qeveria miraton Avokatin e Tatimpaguesve

Publikuar me : 11.03.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 235 here.
'

TIRANE- Qeveria nderhyn edhe njehere ne ligjin per procedurat tatimore duke propozuar ngritjen e dy organeve te posacme per te shqyrtuar ankesat e qytetareve si dhe njekohesimin e veprimeve midis ministrise se financave dhe Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve.


Gjate mbledhjes se djeshme, qeveria miratoi ngritjen e institucionit te Avokatit te Tatimpaguesve i cili do te jete nje organ prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimpaguesve dhe funksion paresor do te kete tejcimin nё hallkat administrative pёrkatёse te problemeve e te shqetёsimeve te tatimpaguesve.


Krahas kesaj Avokati i Tatimpaguesve do te garantoje plotesimin e te drejtave te bizneseve ne marredheniet e tyre me organet tatimore. Ligji autorizon kete organ te hetoje te gjitha kerkesat e bizneseve qe kane te bejne me probleme te administrimit, gabime te zyrtareve apo shkelje te procedurave ligjore nga organet tatimore.


Pas marrjes se informacionit, Avokati i Tatimpaguesve bashkepunon sipas rastit me Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve ose me Drejtorinё e Kontrollit tё Brendshёm duke kerkuar verifikimin e te dhenave qe i jane ofruar nga te ankuesit.


Ndryshe nga Avokati i Popullit, i cili zgjidhet me tre te pestat e votave te deputeteve te kuvendit, Avokati i Tatimpaguesve propozohet nga Drejtori i Pergjithshem dhe miratohet nga Ministri i Financave.


Mos propozimi nga vete tatimpaguesit si dhe te qenurit prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve me shume se me mbrojtjen e te drejtave te bizneseve duket se Avokati i Tatimpaguesve do te luaje rolin e ndermjetesit midis ketyre te fundit dhe organeve tatimore.


Ndryshimi tjeter qe i eshte bere dje ligjit "Per Procedurat Tatimore" ka te beje me ngritjen e nje organi Keshillimor Tatimor prane Ministrit te Financave i cili ka per qellim propozimin e masave, qe do te benin te mundur zbatimin e legjislacionit tatimor me nje kosto me te ulet per administraten tatimore dhe tatimpaguesit.


Krahas Avokatit te Tatimpaguesve nje tjeter organ qe do te merret me respektimin e te drejtave te bizneseve do te jete edhe Keshilli Tatimor.


Perpos verifikimit te zbatueshmerise se dispozitave ligjore qe kane te bejne me detyrimet tatimore te biznesve, Keshilli Tatimor do te kete kontakte te ngushta me bizneset nepermjet marreveshjeve te bashkepunimit apo hartimin e materialeve shpjeguese per bizneset. Gjithashtu, ky keshill parashikohet te organizoje here pas here edhe seanca trajnimi per punonjesit e tatimeve.


Mesohet se perfaqesues te bizneseve ia jane drejtuar personalisht me nje leter Kryeministrit Berisha duke i kerkuar marrjen me shume ne konsiderate te sugjerimeve te tyre gjate hartimit te ligjeve qe i prekin ato. Duket se kjo ka qene edhe shtysa kryesore e ngritjes se ketyre organeve.


"Asnje ligj dhe asnje vendim qe i intereson nje grupi, shtrese a komuniteti te caktuar. Natyrisht, ne nuk mund te marrim persiper te pasqyrojme cdo mendim a deshire, por perpiqemi, sigurisht, te degjojme sa me shume dhe te gjejme nje rezultante sa me te pershtatshme per interesat e grupeve te interesit", - tha deklaroi dje Berisha.

Privatizimet, ngrihet keshilli nderministror


TIRANE- Nisur edhe nga vala e re e privatizimeve qe ka ndermarre, qeveria ka ndryshuar edhe strukturen e menaxhimit te shoqerive me kapital shteteror. Keshilli i Ministrave miratoi dje ndryshimet ne ligjin "Per transformimin e ndermarrjeve shteterore ne shoqeri tregtare", duke ngritur nje organ te posacem menaxhimi prane Ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes.


Anetaret e Keshillit do te propozohen nga tre institucione. Nje e treta parashikohet te jene perfaqesues te Ministrise se Financave, te njejten numer anetaresh do te propozoje edhe METE qe eshte organi pergjegjes per privatizimin e aseteve shteterore. Nderkaq pjesa tjeter e anetareve do te propozohet nga ministria e linjes apo organet e qeverisjes vendore te cilet perfaqesojne shtetin ne shoqerite perkatese.


Qeveria ka paralajmeruar nje faze te re privatizimesh gjate viteve ne vijim ku pervec shkollave, spitaleve dhe digave parashikohet shitja e cdo aseti tjeter shteteror.


Prokurimet, organ i posacem per ankesat


TIRANE- Organizimi i tendereve per investimet publike mbetet nje nga ceshtjet me te debatuara ne rrethin e biznesit. Pas ngritjes se struktures per kryerjen e procedurave ne forme elektronike qeveria krijon edhe nje organ tjeter i cili do te trajtoje ankesat per sa i perket Prokurimeve Publike.


Ky organ nuk do te jete ne varesi te Agjencise se Prokurimeve Publike cka e ben me te besueshem funksionomin e tij. Me ngritjen e ketij institucioni nuk do te jete me APP-ja ajo qe shqyrton ankesat per sa i perket prokurimeve. Ngritja e Komisionit te Prokurimit Publik cilesohet si nje nga hapat perfundimtare ne reformimin e sektorit te prokurimeve publike ne vend.



'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Legalizimet, emrat e 7516 fituesve te rinj
» Ankand per marrjen me qira te tokave djerr
» Vendimi, pronaret mund te ndryshojne kategorine e tokes
» Banka Qendrore rishikon sot normen e interesit
» Kuvend puthadoresh
» Kosova si prove e civilizimit europian
» Buxheti, PD kalon me forcen e kartonit ndryshimet
» Ndryshon taksa e qarkullimit per makinat
» ILDKP Do hetojme lidhjet e Vokshit me Arian Tartarin
» Drita e gjelber e Hages

Top artikujt me te lexuar per sot:


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 6191 artikuj te lexuar 1568373 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

sarande  shkrumbojne  ekonomia  emrat  sezoni    cfare  2000  kufitare  piken  te  ullinj  fluks  murriqanit  fituesve  flaket  130-kilogrameshe  e  rinj  kapet  breshke  nje  rrenje  kuvendi  7516  shish..  ka  legalizimet  dosjet  ne  dhe  veror   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.