News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Politike
Drafti per hetimin parlamentar, PD fsheh amendamentet

Publikuar me : 14.03.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 167 here.
'

Grupi parlamentar demokrat duhet te kishte paraqitur amendamentet e veta ne Kuvend brenda dites se enjte


Grupi parlamentar i Partise Demokratike heziton te bej publike amendamentet qe ka pergatitur per tia bashkangjitur projektligjit te socialisteve per hetimin e zgjedhjeve. Ndryshe nga sa deklaroi disa here ne fillim te javes kreu i Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmajli grupi demokrat nuk bene te ditur nese keto ndryshime i ka depozituar apo jo ne Kuvend, pavarsisht se nje gje e tille duhet te behej brenda te enjtes se shkuar.


Duke folur ne mbledhjen e ketij komisioni te mbajtur daten 9 mars Rusmajli duke iu referuar afateve ligjore per paraqitjen e propozimeve shtese u shpreh se "Sot (te marten), ne nuk i mbyllim dot gjerat, sepse kemi limit diten e enjte per te paraqitur amendamentet".


Por pavaresisht se ky afat ka kaluar perfaqesuesit e djathte te kontaktuar disa here me telefon nuk kane bere te ditur ne menyre te qarte nese kane depozituar amendamente dhe nese po cila ishte permbajtja e tyre.


Duket se kjo ka te bej me nje strategji taktike te demokrateve te cilet kerkojne te mbajne te painformuar opoziten me keto ndryshime, ne menyre qe kjo e fundit te mos jete e pergatitur per debatin qe pritet te zhvillohet diten e hene ne komision.


Por megjithate nga ajo qe lexoi disa dite me pare relatori demokrat Viktor Gumi nuk eshte e veshtire te dallosh pikat ku dhe mazhoranca kerkon te nderhyje dhe ndryshoje ne ligjin per ngritjen e komisioneve hetimore.


Keshtu demokratet propozojne qe struktura legjislative e ligjit ne fuqi "Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore" mund te pasurohet dhe perditesohet me qellim per te qene sa me funksionale dhe kushtetuese me keto variante: dispozite per parimet e pergjithshme te hetimit parlamentar, per parimet qe duhen respektuar per caktimin e objektit dhe te qellimit te komisionit hetimor, per parimet qe duhen respektuar gjate hetimit parlamentar ne te gjithe komponenet e tij, per parimet e nevojshme qe duhen respektuar kur nxirren konkluzione, si dhe nje sere dispozitash per per caktimin e raporteve te komisionit me veprimtarine e gjykatave, prokurorise, pushtetit ekzekutiv dhe institucionet e pavarura.


Gjithashtu sic beri te ditur Gumi ne relacion eshte rasti, sikunder edhe disa legjislacione te vendeve te tjera e kane bere, qe te saktesohet ne ligj ndalesa per kryerjen paralele te hetimit parlamentar me ate gjyqesor apo te prokurorise.


Debati per projektligjin ne fjale eshte lene te rinise ne Komisionin e Ligjeve diten e hene ne diskutimet dhe miratimin ne parime dhe diten e enjte fillimin e diskutimeve nene per nene.

'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Presidenca E verteta e Gjykates Kushtetuese
» Alibeaj Puna e gjykates eshte e cenuar
» "Dhuna ne Kuvend, do vetembrohemi ne cdo menyre"
» PS Shkurtimi i buxhetit u be pa analize
» Meta Duhet evituar gjuha e konfliktualitetit
» Partite e vogla Si mund te ndryshohet Kodi Zgjedhor
» Xhon Uidhers, lamtumira e nje ambasadori
» Kuvend puthadoresh
» Rama Berisha ska numrat per SHISH
» Punonjesi i Gardes dhunon gazetarin e "Shekullit"

Top artikujt me te lexuar per sot:


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 6191 artikuj te lexuar 1568359 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

dhe  flaket    ekonomia  veror  te  rinj  piken  7516  2000  kapet  rrenje  fluks  kufitare  ullinj  shish..  ka  legalizimet  nje  breshke  e  emrat  130-kilogrameshe  cfare  sezoni  dosjet  murriqanit  kuvendi  ne  sarande  shkrumbojne  fituesve   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.