Perse nuk duhet te administrohen filmat e para 90-s nga Qendra e Kinematografise? Nuk kontrollohet pirateria dhe nuk ndeshkohet askush.
Deri tani asnje gjyq kunder piraterise. Kineastet kerkojne ndryshime ne Ligjin "Per Kinematografine"
Shfaqet serish problemi i administrimit te filmave te prodhuar para viteve 90 ne Shqiperi. Per here te fundit ky problem eshte diskutuar para dy vitesh kur kineastet i jane drejtuar ish-kryetarit te Qendres Kombetare te Kinematografise, Xhevdet Feri.
Ne ate kohe, Feri kishte premtuar "rivleresim, riorganizim dhe ndryshim te modelit te administrimit te te drejtave te autorit kinematografik per veprat e prodhuara para vitit 1997". Sot kineastet ngrene zerin serish per kete problem, qe per shume vite nuk ka pare nje zgjidhje konkrete, apo nje zgjidhje sic do te deshironin ata.
Javes qe shkoi, ne mbledhjen e Komisionit Parlamentar per Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Forumi i Mbrojtjes se Autoreve te Audiovizualit (FMMA), me drejtor ekzekutiv Esat Mysliun, prezantoi propozimet per ndryshimin e ligjit "Per Kinematografine" nr. 8096, date 21.03.1996. Me kete synohet qe kontigjenti i filmave te para 90-es qe ruhet ne Arkivin Qendror te Filmit, te mos administrohet me nga Qendra Kombetare e Kinematografise, por ti kaloje ketij Forumi, ku aderojne 130 kineaste dhe skenariste shqiptare.
Keto propozime i jane derguar me 18.09.2009 ish kryetarit te QKK-se Feri, eshte vene ne dijeni ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri dhe se fundi edhe kryeministri, Sali Berisha.
Ne "Propozimin per amendim te ligjit Per Kinematografine", drejtuar nenkryetarit te Komisionit Parlamentar, Mark Marku, thuhet: "Asambleja e FMMA ju drejtohet me kerkesen qe te mundesoni rishikimin dhe abrogimin e nenit 23 te ligjit nr. 8096, date 21.03.1996 "Per Kinematografine" i ndryshuar, dhe te vendose dhenien e Fondit te Filmave Shqiptare te prodhuar nga ish-Kinostudio deri ne vitin 90 per Administrim, Forumit ne Mbrojtje te Autoreve te Audiovizualit, i cili do ti sherbeje me mire perdorimit te fondit te filmave dhe respektimit te pronesise intelektuale te veprave filmike per te eleminuar perfundimisht piraterine".
Forumi parashtron arsyet perse duhet ti hiqet kjo leje administrimi QKK-se. Sipas tij "QKK si administratore e ketij fondi nuk ka hapur asnje proces gjyqesor kunder piraterise dhe ne mbrojtje te se drejtes se autoreve".
Pirateria eshte shqetesimi me i madh i ketij forumi, qe sipas drejtorit Esat
Musliu, nuk eshte kontrolluar sic duhet.
Ne nje bisede me "Shekullin", Musliu permendi jo pak raste kur abuzohet me vepren filmike. Nga televizionet e ndryshme brenda dhe jashte Shqiperise, ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, e sidomos nga kablloret ne rrethe.
Jane edhe format me te vjetra te piraterise, ajo e shumefishimit ne DVD nga shtepite diskografike, dhe nepermjet internetit, qe rezulton nje vjedhje e pakontrollueshme edhe per ato vende qe e kane sofistikuar mbrojtjen e prones artistike dhe intelektuale.
"Gjithe kete pirateri, Qendra Kombetare Kinematografike, nuk ka mundesi ta kontrolloje", pohon Musliu. "Forumi nuk kerkon pronesi, por kerkon administrim. Produkti fizik le te jete prane arkivit qendror te filmit, por ne te bejme administrimin. Dhe nga ky administrim, ndoshta jo ne masen 100 per qind, por mbi 90 per qind ne jemi ne gjendje ta frenojme piraterine."
Regjisori permend nje aktmarreveshje mes Qendres Kombetare te Kinematografise dhe Televizionit "Koha", per projektimin e filmave shqiptare. Kontrata eshte lidhur ne shkurt 2009 dhe ende nuk eshte likuiduar. Projeksioni i filmave vazhdon tej limiteve te kontrates. Po keshtu edhe projeksioni i filmave ne platformen dixhitale.
Per keto raste, Musliu pohon se nuk eshte marre asnje mase, dhe nuk eshte zhvilluar asnje gjyq nga Qendra e Kinematografise. Ai thote se Forumi i Mbrojtjes se Autoreve te Audiovizualit nuk ka forcen e duhur ligjore per te denoncuar shkeljet.
Ne propozimin per amendimet e Ligjit "Per Kinematografine", me te cilat mendohet te jene njohur ministri i Kultures, Xhaferri dhe kreu i qeverise Berisha, thuhet:
"Ne kushtet e sotme, kur kerkesa per produktin kinematografik te vjeter, sa vjen dhe po rritet, duke pasur edhe kerkesa te vazhdueshme dhe nga komuniteti shqiptar jashte kufijve, jemi te mendimit se kalimi nen administrimin tone, do te ishte me eficent, me i shpejte dhe do te rriste nga njera ane te ardhurat qe hyjne ne llogari te kesaj shtrese te nderuar te kombit, por nga ana tjeter dhe atyre qe derdhen ne buxhetin e shtetit".
Mysliu beson se nese administrimi i lihet ne dore Forumit te Mbrojtjes se Autoreve Audiovizuale, jo vetem qe vepra filmike do te jete me e kontrolluar dhe do te punohet seriozisht, por dhe autoret do te fitojne me shume nga perdorimi i saj. Ato 30perqind e te ardhurave qe i kalojne QKK per administrimin e veprave filmike, ti shkojne drejtperdrejte autoreve.
Ne kete moment perqindja qe merret nga perdorimi ndahet: Qendra Kombetare Kinematografike (30perqind), Albautori (10perqind), Agjencia e Ekzekutuesve (3perqind) dhe 57perqind shkon tek FMMA, qe e shperndan tek regjisoret dhe skenaristet.
Pas ketyre prezantimeve, forumi i kineasteve eshte ne pritje te nje takimi ne Ministrine e Kultures ku do te diskutohet ne prani te te gjitha paleve QKK, Zyra Shqiptare per te Drejten e Autorit, FMMA.
Ne letren drejtuar Ministrit te Kultures dhe Kryeministrit thuhet: "Per nje amendim sa me korrekt, bashkekohor dhe efikas, duke qene se shteti shqiptar ka ngritur nje Zyre te specializuar per te drejten e autorit, jemi te gatshem te presim dhe te ngreme nje grup te perbashket, per te zgjidhur modalitetet dhe te gjitha ceshtjet teknike, te nevojshme per amendimin e ligjit."
Produkti kinematografik shqiptar deri ne vitin 2005 eshte administruar nga Alba Film Studio. Ne vitin 2005 iu hoq e drejta e administrimit te filmave shqiptare te prodhuar deri me 1990, dhe me nje shtese te ligjit 9380, me date 28.04.2005, i kaloi Qendres Kombetare te Kinematografise.
'