News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Ekonomi dhe Biznes
Intervista Gorica: Pensionistet kane qene me mire ne vitin 2005

Publikuar me : 08.03.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 199 here.
'

"Nuk ka pasur rritje reale pensionesh pasi inflacioni eshte me i larte se sa rritja e qeverise. Jane shtrenjtuar ushqimet, energjia elektrike, uji, telefonia etj. 40perqind e pensionit shpenzohet per ilace"


Isa Gorica, President i Federates se Sindikatave te Pensionisteve komenton ne nje interviste per "Shekullin" gjendjen ekonomike te pensionisteve si dhe rritjet qe u eshte bere pensioneve gjate viteve te fundit. Sipas tij, gjendja e pensionisteve ne ditet e sotme eshte me e renduar se cka qene ne vitin 2005.


Nderkohe, per sa i perket angazhimit te qeverive te pas 2002-it per barazimin e pensioneve Gorica shpjegon se behet fjale per barazimin e pensionit te fshatit me pensionin minimal te qytetit. Rritja e cmimit te energjise elektrike, ujit, telefonise por me se shumti te mallrave ushqimore gjate muajve te fundit i ka renduar edhe me tej xhepat e pensionisteve, sipas Gorices.



Zoti Gorica ju jeni drejtues i Federates se Sindikatave te Pensionisteve kjo ju ben edhe te merreni me problematikat e shtreses se pensionisteve. Cila eshte gjendja e tyre ekonomike aktualisht?


Aktualisht situata e pensionisteve eshte renduar se tepermi. Eshte rritur numri i pensionisteve te varfer dhe mjaft te varfer. Jane rreth 160 mije pensioniste qe ilacet i marrin me liste. Po ashtu, jane rreth 300 mije familje pensionistesh ne Shqiperi qe edhe ushqimet i marrin me liste. Ka nje varferim te skajshem deri ne nivelin e mjerimit ku verehet nje rritje e numrit te familjeve te pensionisteve te varfer.


Cilat jane shkaqet sipas jush qe shkaktojne kete panorame qe ju sapo parashtruat?
Jane disa faktore qe ndikojne. Se pari, ka nje rritje te ndjeshme te cmimeve, sidomos gjate ketij viti si, energjia elektrike, uji, telefonia, etj.


Po ashtu, ka nje rritje me jo me pak se 20 per qind te mallrave te konsumit te perditshem. Krahas kesaj, faktor i dyte eshte rritja e cmimeve te ilaceve dhe sherbimeve shendetesore dhe sidomos te sherbimeve qe behen nga aparatura te shtrenjta. Tashme eshte shfaqur edhe nje problem tjeter qe ka te beje me listen e ilaceve te rimbursuara. Verejme qe nga lista jane hequr ilace cilesore duke i zevendesuar me te tjera jocilesore.


Madje nga lista jane perjashtuar sherbimet mjekesore dhe ka dale nje vendim nga Ministria e Shendetesise sipas te cilit te paguhen disa sherbime per pensionistet qe nuk jane te siguruar. Ne rendimin e gjendjes se pensionisteve ndikon edhe rritja e inflacionit, i cili pervec rritjes se cmimeve shkaktohet edhe nga deficiti tregtar, borxhet e qeverise, zhvleresimi i monedhes vendase, etj. Ky lloj inflacioni ka marre permasa te ndjeshme, duke renduar xhepat e pensionisteve.


Ne fakt, disa vite me radhe eshte ndermarre nje rritje e pensioneve nga qeveria. Sa e kane permiresuar keto rritje jetesen e pensionisteve shqiptare?


Po ka pasur nje rritje te pensioneve ne maj te vitit te shkuar, tete per qind per qytetin dhe 15 per qind per fshatin. Por nese e shtrin kete rritje nominale ne te gjithe vitin, i bie qe realisht pensioni i qytetit te jete rritur vetem 4 per qind dhe ai i fshatit 7.5 per qind , nderkohe qe inflacioni per 2009 ka qene mbi 5.7 per qind. Keshtu qe nominalisht pensionet jane rritur, nderkohe qe pensionisteve u duhet te shpenzojne me shume para per te jetuar ne te njejtin nivel qe kane qene me pare.


Por ka nje angazhim tjeter te qeverise per te aplikuar perseri rritje te pensioneve gjate ketij viti......


Me sa di une, rritja qe do te kryhet eshte rreth 5 per qind. Rritja nominale pritet te jete e ulet per shkak te veshtiresive financiare qe po perballet buxheti i shtetit. Ne Shqiperi ka rreth 1.2 milione persona te punesuar dhe te vetepunesuar nderkohe qe paguajne kontribut te sigurimeve shoqerore 580 mije.

Nese gjate nje viti thithen nga shteti rreth 400 milione dollare nuk mblidhen 500 milione te tjere. Pervec efekteve negative te tashme kjo situate shkakton probleme te metejshme, pasi ata qe punojne mbeten pa pensione. Ne kete menyre frenohet edhe rritja e pensioneve.


Doni te thoni qe edhe pse ka pasur vazhdimisht rritje te pensioneve kjo nuk ka ndikuar aspak ne permiresimin e gjendjes ekonomike te pensionisteve ne te gjithe vendin?
Nese krahasojme nivelin social-ekonomik te pensionisteve me nje vit me pare, pra me 2009, sot jane me te varfer.

Ne 2009 kane qene mjaft me te varfer se ne 2005-n. Ne vitin 2005 ne kemi qene me mire si pensioniste krahasuar me sot. Kjo gjendje sjell edhe efekte negative ne jeten e pensionisteve.


Ne cfare kuptimi?

Po per shembull per te permbushur nevojat e tjera, ka prej tyre qe nuk marrin ilacet apo nuk ushqehen mire. Pensioni mesatar ne qytet eshte 13.500 leke ndersa ne fshat eshte 8.700 leke. Nese i krahasojme keto shifra me minimumin jetik ne Shqiperi i cili eshte rreth 13.000 leke duhet qe pensioni minimal jete ne kete nivel.


Por, ne qytet pensioni minimal eshte rreth 9.200 leke. Pra kjo diference eshte goxha e madhe qe i detyron pensionistet ta mbushin ate me te ardhura nga femijet ose duke lene pa plotesuar disa nevoja.


Profesor, ka nje nisme qe ne vitin 2002 per barazimin e pensioneve te fshatit me ato te qytetit. Rritja dyfish e pensioneve te fshatit krahasuar me ato te qytetit e ben te realizueshme kete sipermarrje?


Ka nje keqinterpretim te kesaj ceshtje. Ne fakt qellimi eshte barazimi i pensionit te fshatit me pensionin minimal te qytetit. Kjo eshte ajo cka kerkohet te arrihet dhe jo barazimi i pensionit mesatar te fshatit me ate te qytetit. Barazimi i pensionit te fshatit me ate minimal te qytetit pritet te arrihet ne vitin 2013.


Ne nje leter drejtuar Ministrise se Financave dhe Institutit te Sigurimeve Shoqerore Avokati i Popullit u kerkon ketyre te fundit rregullimin e nje anomalie ne lidhje me masen e pensionit per nje grup pensionistesh qe kane dale ne pension gjate viteve 1994-1995, te cilet megjithese kane kryer te njejten pune, marrim rreth 500 leke me pak se ish-koleget e tyre. Jeni ne dijeni te ketij problemi dhe a po merren masa per zgjidhjen e tij?


Jane dy grupe pensionistesh te qytetit, te cilet jane diskriminuar me ligjin qe eshte tani, e cila nuk eshte rregulluar. Ne Shqiperi ka munguar ajo qe quhet balancimi i pensioneve.


Ne kemi kerkuar te behet ky balancim dhe eshte miratuar nje vendim qeverie para vitit 2005. Deri me tani jane ndermarre dy balancime te pensioneve tashme ka mbetur vetem nje per te bere barazimin e pensioneve midis atyre qe kane kryer te njejten pune.


'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Legalizimet, emrat e 7516 fituesve te rinj
» Ankand per marrjen me qira te tokave djerr
» Vendimi, pronaret mund te ndryshojne kategorine e tokes
» Banka Qendrore rishikon sot normen e interesit
» Kuvend puthadoresh
» Kosova si prove e civilizimit europian
» Buxheti, PD kalon me forcen e kartonit ndryshimet
» Ndryshon taksa e qarkullimit per makinat
» ILDKP Do hetojme lidhjet e Vokshit me Arian Tartarin
» Drita e gjelber e Hages

Top artikujt me te lexuar per sot:


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 6191 artikuj te lexuar 1568361 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

fituesve  kufitare    ne  nje  legalizimet  veror  dosjet  shkrumbojne  kapet  rrenje  dhe  emrat  cfare  piken  7516  sarande  breshke  shish..  2000  ekonomia  kuvendi  sezoni  te  130-kilogrameshe  fluks  murriqanit  ullinj  flaket  e  rinj  ka   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.