News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Kulture
Kontradiktat si turizem

Publikuar me : 30.07.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 96 here.
'

Tirana eshte shpesh stacioni i fundit por i pashmangshem i turisteve te huaj. Ketu marrin informacionin kulturor dhe nisen per te prekur ne jug e veri Shqiperine reale.


Kryeqyteti ofron Qendren Historike, Bllokun dhe nje pamje nga lart perzierje e traditave me kapitalizmin e ri


Ardhja


Turistet qe vizitojne keto dite Tiranen, vizitojne per here te pare Shqiperine. Kryeqyteti eshte stacioni i fundit ku ata ndalojne per tu kthyer andej nga erdhen ose per te vazhduar udhetimin ne Ballkanin Lindor, vende me te cilat po te krahasohej turizmi i atdheut tone dhe gjetja e mjeteve per ta rritur ate, eshte akoma ne embrion.

Korriku eshte muaji i dyte intensiv i grupeve turistike qe pasi kane pershkuar veriun dhe veriperendimin, pasi kane pare me drejtperdrejte nje realitet shoqeror ku gjurmet e traditave te shkuara jane me te qarta se ato aktuale, ndalen ne Tirane per te prekur historine e ketij shteti te vogel.


Anete, nje grua te te pesedhjetat, bashke me te shoqin kane mberritur nga Gjermania para dy ditesh. Ne oret e paradites vendi i pare ku ndalen eshte libraria ne qendren historike ku marrin informacionin e detajuar per udhetimin e metejshem. Ata kane planifikuar ta lene menjehere Tiranen te nesermen per ta mbajtur frymen ne Dhermi dhe prej andej ne Veri, per turizem malor.


Me gjithe qendrimin e shkurter ne kryeqytetin shqiptar ata e quajne te udhes te blejne menjehere nje harte qe u duhet per nje gjysme dite dhe nje guide qe u duhet per udhetimin kryesor Jug-Veri.


I shoqi i Anetes ngulet ne radhen e stendes ku ekspozohen nje mori titujsh ne anglisht te Ismail Kadarese, ndersa gruaja thote me nje anglishte te paster se erdhen ne Shqiperi ngaqe nuk kane qene asnjehere. Informacionin e kane marre nepermjet internetit. Ne Tirane jane tranzit, eshte heret te japin ndonje pershtypje aq me teper qe ky qytet nuk eshte per ta qellim me vete.


Nje i huaj me nje kuriozitet te hapur po sqarohet me kembengulje me nje nga vajzat e sherbimit. Po derdh nje lum fjalesh ne italishte. Ai duhet te kete pak kohe qe jeton ketu. Shikon portrete te bukur shqiptaresh ne revistat e spektaklit dhe pyet vajzen se cili eshte djali me kraharor lakuriq ne kopertine me nje Lolita te veshur me kremra, qe e mban veshtrimin ne nje nivel te palevizshem indiferent ndersa po lidh ne kemben e saj te nxire e te holle nje atlete Adidas te bardhe bore.


Sa me shume habitet italiani aq me teper e ngre zerin. Habitet qe djali te cilin e sheh perdite ne nje nga pallatet ne Bllok ku ai vete banon, gezuakesh fame per kopertine. Apo habitet qe nje cift i ri dhe i bukur vendasish mund te jetojne si ai ne nje zone te shtrenjte te Tiranes ku dikur ka jetuar udheheqja e ketij vendi.


Po te mos ishte per kokat qe ktheheshin nga volumi i zerit te tij, me siguri do kish pyetur a punojne keta njerez? Madonna mia, ku e gjejne kete luks keta njerez?


Nderkaq cifti gjerman eshte afruar ne banak dhe paguan per tre tituj ne gjuhen angleze nje guide, Tri kenge zie per Kosoven i I. Kadarese dhe nje veper per Shqiperine e Veriut e Edit Durhamit. Pas bregdetit, Thethi eshte destinacioni i tyre i dyte dhe me kryesori.


Kontrastet

Pallati i Kultures ngjan me nje hamam te madh te vonuar e te shartuar, i nje perandorie pa identitet. Shkallet jane zhveshur nga pllakat e nxira qe jane lene peranesh cope-cope ne nje gjatesi disa dhjetera metra.


Pallati eshte rrethuar me rrjete teli kesaj ane dhe asaj perballe Sheshit Skenderbe i kthyer ne nje grope te madhe qe do ti ndryshoje faqen kesaj nyje te Qendres Historike. Shenjat qe kufizojne qarkullimin e makinave dhe te kalimtareve, te kujtojne Romen e Fellinit, vetem se ske te presesh behjen e rrenojave dhe veprave antike te artit.


Platforma e irnosur e pallatit njolloset nga xhaketat e burrave te ulur ne radhen e kafeneve ne dimer qe behen nje det kokash te djersitura ne vere. Nga ketu ku ben pak fresk, te huajt ndalen, vene doren strehe per te pare nen diellin e forte shtegun nga duhet te marrin ne mes te kaosit.


A.B, udherrefuesja e nje grupi turistesh italiane me camper-a, thote se Tirana, pasi kane vizituar gjithe Shqiperine, ofron pak gje. Vizite ne Muzeun Historik Kombetar per tre ore. Ka interes deri ne fund nga ata te vjeterit maniak pas historise, sic ka qe e humbasin durimin dhe marrin per nga dyqanet e suvenireve aty afer, ne Bulevardin Zogu I.


Ne vazhdim, vizite ne Qendren dhe pergjate Zones Historike shoqeruar me rrefimin per shtresat e arkitektures nga faza te ndryshme te historise qe ajo nderthur. Si italiane qe jane, interesi eshte me i madh te shohin se si idete e arkitekteve te tyre te sjelle me mision ne Shqiperi ne vitet 1920-30 perbejne pergjate aksit qendror te bulevardit pjesen kryesore te Zones Historike te Tiranes.


Pastaj nje rrotullim ne Lagjen Bllok, fotografi nga jashte te viles se Hoxhes, sot pjeserisht ne perdorim si vile pritje nga kryetarja e Kuvendit e mandej, aty prane, nje ngjitje per 2 euro ne Sky Tower nga mund te marrin nje pamje nga lart te qytetit. Nje tjeter pamje nga lart, ne largesi dhe nga nje vello tymi e pluhuri, e marrin nga vizita me teleferik ne Dajt.


Pershkrimi i Tiranes nuk mund te quhet me plote gojen nje vizite turistike po as historike, sic mund te jete ne Gjirokaster, Berat, apo turizmi malor ne Veri ne Valbone, Theth, Razme. Ne keto vende, udherrefyesja e pasionuar A. B tregon se te huajt mahniten nga bujaria e njerez. Por ka raste qe vendasit u sherbejne me arrogance ndersa ulen te pine dicka apo te hane nje peshk te fresket e te shtrenjte.


Por aty per aty ndeshin nje peizazh te magjishem vend kontradiktash. Shume prej ketyre, Shqiperia u kujton Italine para bumit ekonomik, kurse pamjet qe gjejne ne zonat rurale i kthejne me nostalgji ne feminine e tyre.


Rruges per ne Velipoje dhe pergjate fushave drejt Shkodres keta turiste kane pare gra te ngarkuara me bidone me uje ne njerin krah dhe me femijet ne krahun tjeter, gra qe hapin kanale, gra qe punojne toke buke me lopate. A. B thote se turistet italiane mund ti cosh edhe ne Kucove. Nje pjese e priten mire lajmin se po shkonin te shihnin puset e naftes ne zonen e shfrytezuar me 1928-1943 nga AIPA.


Kujtuan se po u ofrohej turizem i arkeologjise industriale. Ne fakt veprat primitive te paraluftes punojne akoma!
Keshtu pra, ndalja ne Tirane eshte nje mbyllje elokuente e ketij dialogu me Shqiperine edhe nepermjet librave, albumeve, dicka e tille qe te huajt e marrin me vete. Ky lloj informacioni mungon ne qytetet e tjera. Ka nje permbysje.


Ne librarine qendrore turistet takojne Shqiperine permes librit.
Feti nje grua me pervoje ne kete pike, thote se Albania from the air i Alket Islamit, tani ne dy volume eshte me i kerkuari. Eshte nga te paktat gjera shqiptare qe ofrojne librarite.


Terhiqen librat e dy autoreve britanike te njohur per ceshtjet e Evropes Juglindore, James Pettifer dhe Miranda Vickers The Albania question Rishaping Balkans, Blu Guide. Albania-Kosovo apo The Albanians, a modern histori. Terhiqet Land of Eagles. Riding Through Europes Forgotten Country te cilin Robin Hanbury-Tenison e shkroi vitet e fundit, pas udhetimit ne Shqiperi, ne gjurme te vendeve qe shkeli Bajroni.


Pelqehet ndonje liber per kuzhinen shqiptare. Me e levduara eshte guida Bradt nga Gillian Gloyer, nje botim i fundit britanik, dicka tek 250 faqe me cmim fantastik, 4200 L.


Feti e librarire qendrore thote se nga Kadare pelqehet cdo gje, boll te jete anglisht. Po edhe Second Sentence i Fatos Lubonjes, blihet. Na kane kerkuar albume te Marubit qe nuk dime pse eshte zhdukur nga qarkullimi ky botim i Ministrise se Kultures.


Pa na kerkojne edhe botime qe kane te dhena per zhvillimin ekonomik te Shqiperise. Na mungon nje histori e jona totale ne gjuhen angleze nje nga gjerat e para qe kerkojne te huaj. Feti thote se ka edhe te rinj qe kerkojne guide bicikletash per ta zbuluar vendin edhe ne kete forme.


Kornelia, 31-vjecarja gjermane qe sot le Tiranen per tu kthyer nepermjet veriut ne Shqiperise, andej nga ka ardhur, ne Kroaci mandej ne shtepi, ka marre me vete nje guide te Ballkanit Perendimor. Kjo ishte vizita e pare e saja ne Shqiperi, fale fteses se nje miku gjerman qe jeton ne Tirane.


Kryeqyteti i eshte dukur nje perzierje traditash me kapitalizmin e ri. I ka pelqyer bregdeti, ndersa Gjirokastren do ta kujtoje per trishtimin qe i shkaktoi ai qytet tejet i vecante vetem me pese turiste neper rruge. Shqiperia eshte nje vend i panjohur per ne. Nga aq pak sa eshte folur, permendet si vend i rrezikshem. Une do te kthehem prape. Kjo eshte pergjigja qe kam per ju.


Simbole


Çdokush i shquan lehte turistet ne Tirane. Grumbujt e tyre i gjen here ne sheshin para Piramides, te Galeria e Arteve, xhamia e Ethem Beut. Pa arritur ne Muzeun Historik Kombetar, bejne nje pushim ne korridorin e Pallatit te Kultures, per te kundruar ate copez kryeqyteti qe kane perpara. I tille ishte edhe grupi i turisteve kroate, qe vraponin dje pas prijesit te tyre ne zhegun e mesdites ne rruget e Tiranes.


Sapo kishin zbritur autobusin dykatesh ne bulevardin Deshmoret e Kombit dhe po kapercenin me te shpejte ansamblin e Ministrive. Kishin vetem kete dite per te kaluar neper Shqiperi sepse destinacioni i tyre turistik ishte Maqedonia.


Veronika, nje grua mbi te 50-at, ndahet pak nga turma per te thene dy fjale rreth ketij udhetimi. Thote se jane turiste qe terhiqen nga majat e thepisura. Di edhe qe ketu ka male, por eshte veshtire te shkohet, nuk ka infrastrukture, shton ajo.


Turistja nuk e fut veten tek ajo kategori qe vetem i ka degjuar emrin Shqiperise dhe e ka pare ne harte. Jemi fqinje dhe e njohim njeri-tjetrin, thote ajo dhe menjehere kujton miqesine e dikurshme mes Shqiperise dhe Jugosllavise.


Ajo di qe ky vend ka qene per nje kohe te gjate nen regjimin komunist. Dic ka degjuar edhe per diktatorin Hoxha dhe eshte kurioze te shohe muzeun qe dikur ka mbajtur emrin e tij. Shqiperia ka nje milion emigrante qe punojne neper bote, eshte e fundit fjali qe thote turistja dhe nxiton te arrije grupin, e frikesuar se mund te humbase ne kryeqytetin e Shqiperise.


Jo shume larg vendit ku ndahemi me te, pergjate rruges se Durresit, autobuse te tjere turistesh evropiane kalojne, e te tjere kembesore futen ne dyqanet e suvenireve, per te mos u larguar pa nje kujtim nga Shqiperia.


Dyqanet ofrojne pak a shume te njejtat objekte. Flamujt, stemat, punimet ne dru, ne alabaster mbushin raftet. Ne njerin prej dyqaneve, shitesja Mimoza Dhembi, thote se te huajt terhiqen me teper nga objekte jo me shume peshe, per ta pasur me te lehte transportimin e tyre.


Terhiqen nga stemat, me pamjen e Muzeut te Krujes, Lagjes Mangalem ne Berat, nekropoli i Apolonise, qe kushton vetem 300 leke. Me teper blejne disa magnete qe kane te gdhendura siper simbolin e Shqiponjes, apo heroit Kombetar.


Po edhe nje flamur, bluze, cakmak, u mjafton si nishan nga ky vend. Per objektet e medha, peizazhet e punuara ne dru, te Qendres se Tiranes, apo portretet e Nene Terezes dhe Skenderbeut, apo nje imitim i piktures Dasme Shkodrane te Kole Idromenos, jane me teper te interesuar emigrantet shqiptare qe jetojne jashte vendit. Mimoza tregon se kjo eshte koha kur dyqani i saj nuk rri bosh dhe turistet jane klientet kryesore.


Kurse, Pirroja qe e ka suvenirin pak metra me poshte ne Rrugen e Durresit, pohon krejt te kunderten. Ai ka 15 vite qe punon aty dhe thote se faktori ekonomik ka tkurrur levizjen e njerezve dhe bashke me te edhe interesin per te blere suvenire. Mundesia per te tregtuar artikuj te tille eshte me e madhe ne qendrat historike, pohon ai.


Suveniri i Pirros ka te vecante punimet artizanale, shportat, cantat, kesulat, shajet e thurur me dore, punimet ne filigran argjendi, aplikimet ne kashte, punimet ne pirografi te figurave te Historise se Shqiperise. Ai ngulmon te mos beje nje diferencim per shijet e turisteve qe shkelin ne suvenirin e tij.


Njesoj mund te jete interesi si per nje llulle, per nje tavull druri ku jane gdhendur simbolet shqiptare, ashtu edhe per figurat e punuara ne balte te grave shqiptare me veshje popullore, apo basorelievet (gdhendjet ne dru) te qyteteve te ndryshme shqiptare. Megjithate ekziston nje simbol qe nuk mund ta lene pa marre nga Shqiperia. Bunkeri ne alabaster i ben me shume pershtypje turisteve, pohon Pirroja.


Ne vend te dyte vjen simboli i flamurit, stilistikisht i arrire dhe i aplikuar qe nga stilolapsat e thjeshte, cakmaket ose mbajteset e celesave, deri te bluzat, kapelat, punime te leshta. Turistet me shije te vecanta, konsiderohen ata qe preferojne nje instrument druri nga te gjitha suveniret klishe, qofte nje cifteli, sharki, mandoline, gajde apo fyell.


Te dhenat e deklaruara kater dite perpara nga Ministria e Turizimit, Kultures, Rinise dhe Sporteve


Numri i turisteve ne 6 muajt e pare te vitit 2010


Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve deklaroi se fundi se numri i pergjithshem i vizitoreve jorezidente me nenshtetesi shqiptare dhe te huaj ne Shqiperi per periudhen janar-qershor 2010, eshte rreth 1.001.105 persona. Ketu perfshihen
vizitore te huaj, 549105 nga te cilet 135812 jane vizitore ditore (ekskursioniste) ndersa 413293 jane vizitore me netqendrime (turiste).


Vizitore me nenshtetesi shqiptare te cilet jane rezidente ne vende te ndryshme jane rreth 452000 persona.


Gjate kesaj periudhe, numrin me te madh te vizitoreve e perbejne vizitoret nga Maqedonia 21perqind, Kosova 19 perqind dhe Mali i Zi 12perqind, Italia 8perqind, Serbia 4perqind, Greqia 8perqind, B.e madhe 3perqind, Gjermania 3perqind etj.


Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferaj deklaroi se deri ne fund te vitit 2010, numri i turisteve mund te shkoje 3.5 milione.


Tabele
Shtetet e Evropes me numrin me te madh te vizitoreve, janar-qershor 2010


Maqedoni 113894
Kosove 103459
Mali i zi 65243
Greqi 45132
Itali 43630
Britani e Madhe 18463
Serbi 15368
Turqi 15251
Gjermani 14474
France 7263


'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» "Alternativa nuk ben asnjehere keq ne arsimim"
» Shqiperia i shet BE-se 1500 ton armatime. Tregtia, rritje me 72perqind
» OKB miraton rezoluten e ndryshuar per Kosoven
» "Me e vertete se e verteta" ne TK
» Koha qe vrau "Shkrimtarin"
» Trashegimia Moderne e panjohur
» Prishtina mirepret ndryshimin e pr/rezolutes
» Rasti i teatrit ne Kurdistan
» StĂ©phane MallarmĂ©, nje mik i vertete
» Ti jepet fund politikes se perkedheljes ndaj Serbise!

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Sherueset e 11 shtatorit
» "Me e vertete se e verteta" ne TK
» Koha qe vrau "Shkrimtarin"
» Milo Berisha po ecen ne gjurmet e Enverit
» Trashegimia Moderne e panjohur
» "Festa nuk e njohu meshiren per djalin tim me leucemi"
» OKB miraton rezoluten e ndryshuar per Kosoven
» Florida, Pastori Djegia e Kuranit vetem eshte pezulluar, jo anulluar
» Kapshtice, permiresohen kushtet pritese per emigrantet ilegale
» E largojne nga puna ne prefekture, vetedigjet mesuesi
» Florida, Pastori Djegia e Kuranit vetem eshte pezulluar, jo anuluar
» Pavaresia e decentralizimit
» Topi Jo me besimtare ne rruge
» Rrihen ne gjendje te dehur, vdes vellai
» "Alternativa nuk ben asnjehere keq ne arsimim"
» Deshmon Selmanllari Per Gerdecin kam pare vetem neper televizione
» Infrastruktura, me pak para per investime
» I zhduket femija, denoncon pengmarrjen
» Shqiperia i shet BE-se 1500 ton armatime. Tregtia, rritje me 72perqind
» Xhufi Jo vetem Berisha, edhe Zogu kishte nje Bollano mik


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 7361 artikuj te lexuar 1741047 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

i  hetim  vetedigjet  pritese  vetem  pare  selmanllari  mesuesi  nen  permiresohen  biznesesh  kapshtice  neper  ilegale  tatimeve  puna  nga  televizione  kushtet  e  prefekture  kreu  me  per  kam    emigrantet  largojne  deshmon  gerdecin  ne  benzine  mosregjistrim   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.