News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Politike
"Kutite" shuhen shpresat per kompromis

Publikuar me : 10.03.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 183 here.
'

PD-ja eshte kunder hapjes se kutive, per te cilat ka nje vendim gjyqesor. Nuk bihet per asnje nga nenet e rendesishme


Mazhoranca ka "rrezuar" 3 nga 6 amendamentet e paraqitura prej socialisteve


TIRANE - Shuhen shpresat per gjetjen e nje kompromisi mes shumices dhe opozites ne Komisionin e Ligjeve per miratimin e ndryshimeve ligjore qe do te lejonin hetimin e zgjedhjeve te shkuara parlamentare.


Ajo qe ishte paralajmeruar ne nje mbledhje me pare, eshte konfirmuar gjate seances se djeshme, ku mazhoranca ka "rrezuar" 3 nga 6 amendamentet e paraqitura prej socialisteve, cka perbenin dhe thelbin e gjithe kesaj iniciative.


Megjithese ende nuk ka kaluar ne proces votimi, deputetet e djathte jane shprehur dje, me ane te relacionit te lexuar nga Viktor Gumi, kunder dhenies se shumices ne komisionin hetimor te opozites, si dhe kunder hapjes se kutive, per te cilat ka nje vendim gjyqesor.


Opozita


Komisioni i Ligjeve ka vijuar dje shqyrtimin e projektligjit te paraqitur prej grupit parlamentar socialist, me ane te te cilit kerkohet te ndryshohet ligji "Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore parlamentare", duke degjuar fillimisht relacionet e paleve respektive.


Te paret qe kane prezantuar qendrimet e tyre kane qene socialistet, te cilet me ane te relatorit Saimir Tahiri kane argumentuar edhe nje here ne detaje nevojen dhe kushtetutshmerine e ndryshimeve te propozuara.


Keshtu Tahiri e ka nisur permbledhjen e vet me nje qendrim politik, duke theksuar se ndryshimet e propozuara jane nje pergjigje definitive ndaj domosdoshmerise per te mbyllur perfundimisht kapitullin e manipulimit te zgjedhjeve me rezultat te montuar e fabrikuar nga pushteti e jo nga vullneti i zgjedhesve, duke bere transparence te plote e te pakushtezuar me qellim evidentimin e parregullsive, moszbatimit te legjislacionit zgjedhor, evidentimin e pergjegjesive administrative dhe institucionale, si dhe hartimin e rekomandimeve specifike per Kuvendin ne lidhje me permiresimin e mundshem te legjislacionit qe do te parandalojne perseritjen e manipulimit zgjedhor ne te ardhmen.


"Ky akt eshte pergjigja me e mire per krizen politike dhe institucionale ne vend, duke ofruar nje zgjidhje perfundimtare jo vetem per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009-te, por cfare eshte me e rendesishme, per zgjedhjet e ardhshme.


Dispozitat e projekt ligjit jane ne perputhje me frymen dhe germen e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, me parimet themelore kushtetuese te shtetit ligjor, ndarjes dhe balancimit te pushteteve, te drejtat dhe lirite themelore si dhe kontrolli parlamentar si prerogative kushtetuese e Kuvendit.


Projektligji mban parasysh praktiken e pasur te Gjykates Kushtetuese dhe vendimet e saj qe ne menyre te drejtperdrejte kane interpretuar dispozitat kushtetuese per hetimin parlamentar", - tha Tahiri ne fjalen e vet.


Duke i hyre komentimit te projektligjit nen per nen, deputeti socialist ne emer te perfaqesuesve te majte ka evidentuar faktin se projekt ligji sakteson mjetet dhe instrumentet hetimore ne dispozicion te kontrollit parlamentar, vecanerisht ne rastet kur objekt i hetimit parlamentar jane proceset zgjedhore, sepse jane mjetet dhe instrumentet hetimore ato qe bejne te mundur nje hetim te plote, efektiv dhe shterues, me qellim njohjen ne thellesi te problemeve te evidentuara gjate procesit zgjedhor si dhe parandalimin e tyre ne te ardhmen.


Ne te kundert, ka theksuar Tahiri, kufizimi i tyre do te ishte jo vetem antikushtetuese, por do te reduktonte hetimin parlamentar ne nje praktike fare formale dhe aspak te dobishme.


Shumica


Me pas fjalen e ka marre relatori i djathte, Viktor Gumi, i cili pasi ka bere nje parashtrim te eksperiencave dhe praktikave te huaja, ka evidentuar se vendimmarrja e Gjykates Kushtetuese bene te pamundur qe hetimi parlamentar te mbivendoset mbi ate te organeve te drejtesise.


Per kete arsye, ai eshte shprehur se per sa kohe nisma e socialisteve synon te hetoje edhe ceshtjet, per te cilat ka nje vendim te Kolegjit Zgjedhor ato bien ne kundershtim si me parimet qe permban Kushtetuta ashtu edhe me praktiken e Gjykates Kushtetuese.


"Ne cilesine e relatorit vleresoj se projektligji ka nevoje te domosdoshme te perqaset me Kushtetuten dhe vendimet e Gjykates kushtetuese, pasi kjo perqasje i mungon sidomos ne nenet 2 dhe neni 4 te tij.


Po ashtu, ne aspektin teknik edhe dispozitat e tjera te projektligjit kane nevoje per permiresim teknik", - tha Gumi, i cili nuk ka mundur megjithate ti jape nje pergjigje pyetjes se socialisteve se pse Kuvendi ne vitin 2005 kishte hapur kutite e votimit me kerkese te LSI-se.


Megjithate, ajo qe u verejt qarte edhe ne analizimin nen per nen te ketyre propozimeve nga Gumi eshte se mazhoranca nuk ra dakord per nenet 2,3 dhe 4 te projektligjit, qe lidhen pikerisht me kutite e votimit.


Me pas mbledhja ka vijuar me pyetje nga deputetet dhe pergjigjet nga dy relatoret perkates, ku natyrisht u vune re shenja te forta nervozizmi mes paleve.


Qendrimi i PD-se per nenet me te rendesishme

Neni 3 i projektligjit


"3/a. Ne rastet kur objekti i hetimit lidhet me ceshtje te zgjedhjeve te pergjithshme per Kuvendin apo te qeverisjes vendore, shumica e anetareve te komisionit hetimor i perket partise me te madhe te opozites".


Qendrimi i PD-se


Ky nen mund te hiqet fare. Se pari, eshte nje parim shume i rendesishem qe ka lidhje me parimin kushtetues se shumices parlamentare, e aplikuar ne te gjitha nivelet e jetes parlamentare.


Se dyti, nje parim i tille i ndertimit te komisionit hetimor nuk shfaqet ne asnje prej legjislacioneve te vendeve te Europes Lindore ose asaj Perendimore, ne secilin prej ketyre legjislacioneve - ne dijenine time - shfaqet kompozimi i njejte i tij ne perputhje me parimin e shumicen parlamentare dhe perfaqesimin e te gjithe grupeve parlamentare ne Kuvend.


Neni 4 pika 3

Ne rastet kur objekti i hetimit lidhet me ceshtje te zgjedhjeve te pergjithshme per Kuvendin ose per qeverisjen vendore dhe ne sherbim te hetimeve mbi ceshtjet, shumica e anetareve te komisionit mund te vendose hapjen e nje apo disa kutive te materialeve zgjedhore per te keqyrur, hetuar ose publikuar nje apo disa nga dokumentet zgjedhore dhe/ose hapjen e nje apo disa kutive te fleteve te votimit, duke kryer rinumerimin e tyre per efekt te verifikimit te problemeve te mundshme te evidentuara gjate procesit te pasqyrimit te rezultatit te numerimit te votave ne tabelat perkatese te rezultateve.


Qendrimi i PD-se

Mbi bazen e praktikes kushtetuese shqiptare dhe asaj nderkombetare te cituar me lart, kjo pike ka nevoje te riformulohet, sepse eshte ne kundershtim me Kushtetuten. Aktivitetet e komisioneve nuk duhet te zevendesojne dhe as te marrin kompetencat e organeve, te cilat per shkak te ligjit (kushtetutes) jane te detyruar te realizojne kompetenca te ketilla.


Komisionet, duke qene organizma te brendshem te Kuvendit, nuk duhet te vendosen ne pozicionin e nje "super organi ", superior mbi te organet e tjera te autoritet publik. Hetime te nje natyre te tille deformojne natyren kushtetuese te funksionit te kontrollit parlamentar.


Objekti i hetimit te komisionit parlamentar eshte fokusimi ne nje ceshtje te vecante dhe jo ne nje ceshtje te pergjithshme; komisioni hetimor parlamentar ngrihet kur ekziston ne fakt ceshtja e vecante dhe jo per te pare nese mund te zbulohet ose te gjendet ndonje e tille ne te ardhmen.


Procesi zgjedhor ne Shqiperi, sikunder ka ndodhur ne te kaluaren, eshte proces qe luhet nga aktore me mundesi gjurmimi, evidentimi dhe ankimi te cdo parregullsie ne instancat me te larta te autoritetit shteteror publik.


Instance me e larte e saj per cdo faze perfshire edhe ate te konservimit te materialeve zgjedhore ne kundershtim me ligjin apo te kundershtimit te numerimit te fleteve te votimit eshte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Vendimet KQZ-se ne afatin e percaktuar ne Kodin Zgjedhor jane te ankimueshme ne Kolegjin Zgjedhor, vendimi i te cilit eshte i formes se prere.


Per pasoje nuk mund te kete hetim, keqyrje apo publikim te materialeve zgjedhore dhe as te fleteve te votimit ne rast se kur per to eshte dhene nje vendim gjyqesor, ose per to ka nje vendim te KQZ-se i cili nuk eshte ankimuar ne Kolegjin Zgjedhor apo kur per te dhenat apo fletet e votimit qe jane ne keto kuti nuk eshte bere fare ankim nga subjekti zgjedhor.

'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Presidenca E verteta e Gjykates Kushtetuese
» Alibeaj Puna e gjykates eshte e cenuar
» "Dhuna ne Kuvend, do vetembrohemi ne cdo menyre"
» PS Shkurtimi i buxhetit u be pa analize
» Meta Duhet evituar gjuha e konfliktualitetit
» Partite e vogla Si mund te ndryshohet Kodi Zgjedhor
» Xhon Uidhers, lamtumira e nje ambasadori
» Kuvend puthadoresh
» Rama Berisha ska numrat per SHISH
» Punonjesi i Gardes dhunon gazetarin e "Shekullit"

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Prefektura kerkon vendosjen e sinjalistikes
» Arsimi i larte apo certifikimi i paaftesise
» Kina me nje diplome
» Per Pallatin e Kultures ne Permet
» Tirane, nis parkimi me pagese
» Ne pranga dy mjeke, ne kerkim i treti
» Kontradiktat si turizem
» Drejtesia sipas qeverise
» Pronat ne bregdet, shkarkohet kreu i keshillit te qarkut
» Korrupsioni, ndalohen 5 ish-zyrtare te Punesimit
» Dhuna ne familje, 801 denoncime per gjashte muaj
» Legalizimet, pjesa e dyte me emrat e 7516 fituesve
» Has, femijet e ciftit te vrare, nen kujdesin e gjysherve
» Ditelindje pa zhurme


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 6205 artikuj te lexuar 1569364 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

pallatin  diplome  pranga  korrupsioni  mjeke  punesimit  nje    dy  kultures  kina  te  vendosjen  ndalohen  sinjalistikes  ne  me  kerkim  i  treti  per  prefektura  5  permet  kerkon  e  ish-zyrtare   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.