News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Kulture
Mbyll syte At Ambroz Martini

Publikuar me : 05.02.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 320 here.
'

Nje prej franceskaneve te vjeter, nxenes i Anton Harapit e Mati Prenushit


SHKODER / Eshte ndare nga jeta At Ambroz Martini, nje prej franceskaneve te vjeter qe kane punuat gjate gjithe jetes me perkushtim per tiu sherbyer jo vetem besimtareve katolike, por edhe ruajtjes dhe perhapjes se vlerave te kultures shqiptare.


I lindur ne Theth me 2.12.1928, At Ambroz Martini do te hynte ne urdhrin e sherbimit fetar qe me 1938 ne kolegjin franceskan. Ne formimin e tij ndikuan figura te njohura te fanceskaneve Pater Anton Harapi, At Antonin Fishta, At Mati Prenushi, At Agostin Ashiku.etj. Ne vitin 1946 u largua me force nga Kuvendi Franceskan nga komunistet dhe me pas u dergua po me force ushtar ne Tirane.


Me 26.07.1948, u arratis me Lin Deline ne Mal te Zi. Nga viti 1949-1951 ndoqi studimet ne universitetin e Arteve te Bukura ne Herceg Novi. U emerua mesues ne Shen Vladimir (afer Ulqinit). Me 1952 arrestohet sepse shkonte ne kishe per te marre pjese ne Meshen e Shenjte.


Kjo sjellje ishte krim kunder nje shteti qe i jepte rrogen "per me kene te pa Zot". Per gjashte muaj e kane derguar ne Plevlien e Sanxhakut, pika ku takohen Bosnje- Hercegovina, Serbia e Mali i Zi. Ketu ka ndenjur i internuar bashke me 64 burra e gra shqiptare te konsideruar armiq.


Ne dhjetor te atij viti me te dale prej burgut shkon ne Peje, Vitomiric me At Daniel Gjecajn dhe meshtare te tjere .Ne 1953 niset per ne Universitetin e Beogradit per te studiuar "Gjuhet Klasike" (greqisht e latinisht), ku kane qene edhe studente te tjere shqiptare si Martin Camaj, Dom Zef Oroshi, At Bernard Sarreqi.


Ne fillim te vitit 1955 At Ambrozi shkon ne Rome. Mbas dhjete vitesh vishet perseri franceskan dhe fillon Teologjine ne Fiezole te Firences. Me privilegj special per shkak te moshes, shugurohet meshtar. Mbaron vitin e peste te Teologjise ne Oservanca te Sienes dhe regjistrohet ne Firence ne Universitet per te vazhduar "Gjuhet Klasike". Ushtron meshtarine ne Rome, San Francisko, Bruksel ku jetoi 25 vjet.


Ne vitin 1983 behet nenshtetas belg. Kthehet ne Shqiperi per here te pare mbas nje kohe te gjate per shugurimin ipeshkvnor te kater meshtareve me 25 prill 1993, per te qendruar perfundimisht ne Provincen Franceskane Shqiptare te Zojes Nunciate.


Per gjashte vjet, deri me 2006 jetoi ne kuvendin e Zojes Rruzre tek Arra e Madhe ku ka dhene ndihmen e tij si rrefyes. Dhe nga viti 2006 deri sa vdiq ka jetuar ne kuvendin e Shen Franceskut ne Gjuhadol.


At Ambroz Martini vdiq me daten 04.02.2010 ne oren 02:20, ne Shkoder. Ai ishte i fundit prej eterve franceskane te formuar qe ne fillimet e shekullit te kaluar si AtZef Pllumi, Dionis Maka, Konrrad Gjolaj etj. Dhe prane tyre do te prehet, tek kisha e Arres se Madhe. Ceremonia behet te shtunen ora 10 ne kishen franceskane.


'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Makthi ne Irak
» Ne "Rusine moderne"
» Kur qeverite privatizojne gjithcka
» Nje program per mos tu humbur
» Gjurme te jetes ne Lissos
» Po hapnin nje pus uji, humbin jeten nga gazi natyror dy vellezer
» "Cili eshte qellimi i policit te shtetit?"
» Jeta e vertete e Mascagnit
» Shqiperia ne syte e te huajve
» Zbulim i ri, qoke te 40 shenjtoret

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Nderhyrja dhe sovraniteti
» Gjurme te jetes ne Lissos
» Financimi i universiteteve, MASH nis debatin publik
» Ne "Rusine moderne"
» Kriteret qe duhet te plotesojne universitetet
» Makthi ne Irak
» Ne "Rusine moderne"
» Makthi ne Irak
» Kur qeverite privatizojne gjithcka
» Kur qeverite privatizojne gjithcka
» Nje program per mos tu humbur


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 7126 artikuj te lexuar 1685178 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

kur  irak  makthi  gjithcka    qeverite  moderne"  ne  "rusine  privatizojne   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.