Kreu i LSI Do hyjme ne zgjedhje edhe me Kodin e vjeter. Shpresoj qe negociatat te japin sukses
Kryetari i LSI-se, Ilir Meta, kerkon nga PD dhe PS qe te evitojne gjuhen e konfliktualitetit, e cila u pa edhe ne seancen e fundit parlamentare, dhe ftoi palet per nje bashkepunim me te ngushte per zgjidhjen e krizes politike.
Duhet evituar gjuha e konfliktualitetit, shpresoj qe bisedimet qe kane nisur mes perfaqesuesve te dy grupeve me te medha parlamentare, te vijojne ne menyre konstruktive dhe te kemi nje rezultat serioz, - u shpreh Meta. Lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale, kreu i Partise Levizja Socialiste per Integrim deklaroi se, pavaresisht pakenaqesive ndaj Kodit Zgjedhor, kjo force do te futet ne zgjedhjet lokale edhe me kodin aktual.
LSI asnjehere nuk ka bojkotuar dhe nuk mund te bojkotoje as zgjedhjet dhe as rregullat e lojes dhe kur i vendosin te tjeret, jo me sot kur te gjithe e kane bere te qarte qe duhet nje reforme gjitheperfshirese, tha ai. Sipas zevendeskryeministrit Meta, eshte i domosdoshem realizimi i shpejte i reformes zgjedhore, i cili duhet te respektoje rregullat e demokracise.
Mosmarreveshjet qe kane rezultuar pas zgjedhjeve per shkak te pakenaqesive i ka vuajtur dhe i vuan e gjithe shoqeria shqiptare. Ndaj, eshte koha per nje proces sa me gjitheperfshires, eshte koha qe dhe ky aksion qytetar te luaje nje rol sa me esencial per te krijuar gjithe klimen e domosdoshme qe te kemi nje reforme, e cila diskuton cdo opsion dhe LSI-ja eshte e hapur pa asnje lloj paragjykimi, - theksoi kreu i LSI-se, Ilir Meta.
'