Terheqja e kryeministrit Berisha nga pozicioni i tij komfort per mosnjohjen e krizes dhe mospranimin e rolit te presidentit Topi ne organizmin e nje tryeze te perbashket, do te kete ndikimin e saj, jo vetem mbi qendrimet e shumices ne pushtet, por dhe ne qendrimet e opozites. Menyra si deri tani Berisha ka menaxhuar kete krize, ka qene ekstremisht joproduktive.
Ai u perpoq ta injoronte krizen, duke theksuar se ajo eshte ceshtje personale e zotit Rama, dhe kur kriza nxori ne rruge 100 mije vete, ai u perpoq ta eklipsonte ate duke startuar nje fushate sulmesh te paprincipta per nje politikan, per jeten private dhe familjen e kundershtarit te tij politik.
Kjo fushate u pasua nga nje fushate lincimesh mbi medien kritike dhe bizneset afer saj, si dhe perdorimin e gjithe figurave politike te shumices ne nje beteje, qe perpiqej te largonte vemendjen nga kutite e votimit dhe kriza politike.
Por a ka vend per dyshime lidhur me vullnetin e Berishes per te zgjidhur krizen? Sigurisht qe po. Ne deklaraten e tij publike, edhe pse i rrenuar dhe i deprimuar nga presioni nderkombetar dhe ai vendas, Berisha la shteg te hapur per te futur procesin ne rruge pa krye.
Se pari, ai u perpoq te legjitimonte te kaluaren e tij para kesaj deklarate si periudhe konstruktive dhe gatishmeri per dialog. Kjo nuk eshte e vertete. Berisha vetem dje ka shqiptuar nje fjali te qarte per dialog. Fjalite e tij te meparshme nuk kane qene fjali qe kane pranuar dialogun, por fjali qe kane bere thirrje per nenshtrim ose asgjesim te opozites.
Nese zoti Berisha vazhdon ti qendroje atyre ideve, ai thjesht ka genjyer dje. Nese dje ka thene te verteten, atehere thjesht ka braktisur dhe tradhtuar te vetet dhe veten e tij, te disa diteve me pare.
Nje jave me pare ne Strasburg, ai propozoi amendamente per mosnjohjen e krizes, per mosnjohjen e rolit te Presidentit Topi, mosnjohjen e presionit nderkombetar, etj.
Nese ai tenton qe deklaratat e tij te djeshme te lexohen si qendrimet e tij te meparshme, atehere jemi para nje genjeshtre te re te tij.
Se dyti Berisha po tenton te hape nje spirale deshtimi ne bisedime, duke kerkuar ate qe ai e quan takim te pergatitur.
Edhe pse per muaj te tere ka akuzuar Ramen per mesazhe te fshehta dhe shpikje te tjera, tanime ai po propozon zyrtarisht bisedime te fshehta dhe jo transparente, pra ne nje fare menyre po kerkon pazar, para se te hyje ne bisedime.
Kjo e komplikon situaten, pasi kjo krize politike nuk ka nevoje per negociata me PS, pasi ajo ka vetem nje kerkese, hapjen e kutive qe te hetohen zgjedhjet. Negociatat duhet te zhvillohen mes Berishes dhe ndermjetesve per te pranuar kete kerkese.
Tentimi i Berishes per ta futur rrjedhen e bisedimeve ne spiralen e pergatitjes apo takimeve te fshehta, eshte nje menyre qe ai te shmange ballafaqimin perfundimtar dhe te fitoje kohe me shprese se opozita do te gjunjezohet.
Per kete arsye, duhet qe opozita te hyje ne keto bisedime vetem me nje teze dhe nje opsion, duke qene e prere dhe pa asnje ekuivok ne qendrimin e saj me qellim qe Berisha te mos gjeje asnje te care ku te ankorohet per te deshtuar procesin duke fituar kohe.
Ai eshte sot shume me i perulur dhe i pafuqishem se nje jave me pare dhe eshte ende i forte, nese do ta krahasojme se si do te jete nje jave me vone, nese opozita ruan qendrimin e saj te qarte dhe te prere per zgjedhjet.
'