SHENIM I REDAKSISE:
Keto dy letra te derguara dje pasdite drejtoreve te gazetes Shekulli ne Shqiperi dhe gazetes Frankfurter Allgemeine Zeitung ne Gjermani, jane dy reagime te shkruara nga shkrimtari yne i njohur Ismail Kadare, ne pergjigje te dy artikujve te botuara ne keto media ne datat 8 dhe 9 mars. I pari (artikulli ne FAZ) eshte shkruar nga Michael Martens, i dyti (ne Shekulli) ku citohet artikulli i FAZ, eshte shkruar nga Ardian Klosi.
Zoti Drejtor,
Reagim derguar gazetes «Frankfurter Allgemeine Zeitung
Lexova me nje habi te madhe nje shkrim te botuar ne gazeten tuaj, me 8 mars 2010, shkruar prej gazetarit Michael Martens. Si shkrimtar jam mesuar te mos habitem lehte nga keqkuptimet, moskuptimet, madje dhe nga dezinformimet e shtypit. Çdo njeri publik e di se kjo eshte e pashmangshme.
Nderkohe, vendosa tju dergoj reagimin tim per kete artikull, per arsye se e cmoj gazeten tuaj, dhe sinqerisht me ka ardhur shume keq qe nje dezinformim teper i rende dhe demtues per mua si shkrimtar eshte botuar pikerisht tek ju.
Ne shkrimin ku Z. Martens flet per historine e botimit ne Shqiperi te nje libri per Skenderbeun prej autorit zviceran, Oliver Schmitt, duke permendur debatin qe ky liber shkaktoi, shkruan midis te tjerash se «Botimi i librit shpertheu nje furi nacionaliste ku luajten nje rol te palavdishem kryeministri Sali Berisha dhe shkrimtari Ismail Kadare».
Nuk eshte nevoja te zgjatem per te thene se akuza eshte teper rende dhe diskredituese per nje shkrimtar, sidomos ne kontekstin ballkanik. Dihet boterisht se shkrimtaret nxites fushatash nacionaliste ne Ballkan jane akuzuar me te drejte, si nxites te krimeve dhe te tragjedise ne konfliktin e fundit. Nder ta, sic mund ta dini, bente pjese poeti famekeq Karaxhic, qe sot ndodhet ne Hage.
Zoti Martens mund te kete cdo lloj opinioni per mua dhe vepren time, por ai nuk ka te drejte te botoje nje trillim te tille ne nje nga gazetat me te medha te Europes.
Une nuk kam nxitur kurre ne jeten time asnje fushate nacionaliste dhe aq me pak shoqeruar nga ndonje kryeminister a president i cfaredo regjimi qofte. Dhe kjo eshte lehtesisht e verifikueshme. Kam botuar ne Gjermani me shume se pesembedhjete libra dhe kam dhene me dhjetera intervista, ne te cilat mund te vertetohet e kunderta e asaj qe thote z. Martens.
Eshte e vertete se ne Shqiperi u ngrit nje furtune e vertete kunder librit te Schmitt-it, por te thuash se ate e nxiti shkrimtari I.K., eshte nje trillim i paster.
Teza kryesore e z. Schmitt qe shkaktoi acarim, ishte motivi i kryengritjes 25-vjecare te liderit shqiptar. Sipas mendimit te historianit zviceran, motivi i aksionit nuk ishte idea e lirise, por thjesht nje gjakmarrje vetjake e Skenderbeut.
Ne nje nga nderhyrjet e rralla te mija, e kam cilesuar kete si fyerje jo vetem per personazhin, por edhe per popullin shqiptar, si popull per te cilin ide te tilla te eperme si liria jane, sipas Schmitt-it, te panjohura.
I permbahem ketij mendimi, madje dua te shtoj se ne kete kembengulje te historianit gjej nje fije te terthorte racizmi.
Sa per mohimin e karakterit europian te aksionit te Skenderbeut, jo vetem eshte nje trillim i paster, por desha te shtoj se jam kritikuar shpesh per te kunderten, per theksim te permases europiane te heroit.
Lidhur me tezen e Schmitt-it dhe te ndjekesve te tij, se aureolen e Skenderbeut si dhe te Rilindjes shqiptare e ngriti sidomos regjimi komunist, ky eshte jo vetem trillim, por nje kthim kokeposhte i se vertetes. As Skenderbeu e as Rilindja shqiptare, pjelle e iluminizmit europian, nuk kishin asgje te perbashket me komunizmin.
Sa per tezen e perkatesise etnike te Skenderbeut, me ate eshte abuzuar vertet, por kane qene pikerisht rrethet nacionaliste jo shqiptare, qe e kane bere nje gje te tille, sidomos kunder pavaresise se Kosoves.
Ajo perdoret ende sot, sic e tregon deklarimi i Heinz-Christian Strache, kryetar i FPÖ (Freiheiliche Partei Osterreischs) me 23 shkurt 2008: "Kosova eshte nje rajon i sterlashte serb. Vec kesaj, kryeheroi i shqiptareve, Gjergj Kastriot Skenderbeu, eshte ne te vertete nje serb, me nene serbe dhe baba serb". ( ... ein Serbe mit einer serbischen Mutter und einem serbischem Vater).
Nje perdorim i paster politik, vec jo ne favor te shqiptareve, por kunder tyre.
Me bindjen se do ta botoni kete leter,
Ismail Kadare
******************************
2
Reagim derguar gazetes «Shekulli»
Zoti drejtor,
Ne gazeten tuaj te dates 9 mars lexova, jo pa habi, nje shkrim te nje gazetari gjerman me emrin Michael Martens, per ceshtjen e botimit kohe me pare te librit te historianit Schmitt ne Shqiperi.
Ne kete shkrim, ku ka mjaft gjera te paverteta, per te mos perdorur fjalen «mashtrim», akuza me e rende eshte rezervuar kunder meje.
Gazetari, nder te tjera, shkruan se «botimi i librit shpertheu nje furi nacionaliste, ku luajten nje rol te palavdishem kryeministri Sali Berisha dhe shkrimtari Ismail Kadare».
E cilesova akuzen teper te rende sepse, pervec qe ne universin gjermanik cilesimi « nacionalist » i afrohet shume atij te fashistit, ne rastin e perdorimit per nje shkrimtar ballkanas, ne kontekstin ballkanas, rendohet edhe me fort.
Dihet boterisht se shkrimtaret e akuzuar per nxites te nacionalizmit ne Ballkan, jane akuzuar gjithashtu, me te drejte, si pergjegjes per krimet dhe tragjedine ne konfliktin e fundit. Radovan Karaxhic, qe sot ndodhet ne Hage, ka qene nder te tjera, nje poet !
Nuk e di ne qofte se gazeta juaj me konsideron te tille. Ne rast se po, atehere ky botim kaq i ngutshem eshte ne logjiken e gjerave. Ne rast te kundert eshte vertet e habitshme cfare ju ka shtyre te mos e respektoni ligjin numer nje te gazetarise: verifikimin e fakteve.
Ju keni botuar nje trillim fund e krye. Me e pabesueshmja eshte se ju keni botuar trillimin e nje gazetari gjerman, te panjohur per ju, kunder shkrimtarit shqiptar, qe smund te pretendoni se nuk e njihni.
Une nuk impresionohem nga te tillet. Nje mashtrues gjerman eshte per mua thjesht nje mashtrues, po aq sa cmund te jete mashtruesi shqiptar apo mongol.
Ju jeni ne mes te Tiranes dhe ju e dini se nuk kam udhehequr kurrfare fushate nacionaliste te lavdishme apo te palavdishme, per arsyen e thjeshte se, per te mbrojtur Gjergj Kastriotin, lavdi Zotit, gjer me sot nuk ka pasur dhe shpresoj se nuk do te kete kurre nevoje per fushate te udhehequr nga dikush.
Ju besoj, jeni ne dijeni se libri i historianit zviceran nuk u kritikua per vogelsira, por ne radhe te pare per tezen negacioniste, qe kembengul se motivi i Gjergj Kastriotit per kryengritjen kunder osmaneve ka qene gjakmarrja vetjake.
Si rrjedhoje e kesaj teze te terthorte raciste, populli shqiptar ka zgjedhur per model te tij nje gjakmarres, dhe jo nje vizionar te lirise, sic kemi kujtuar te gjithe gjer me sot, ngaqe idene e kesaj te fundit ky popull, me sa duket, nuk e njeh.
Ky ka qene thelbi i reagimit, te cilin autori dhe perkthyesi i tij teper i zellshem nuk e kuptojne, ose bejne sikur.
Me bindjen se do ta botoni kete leter,
Ismail Kadare
***
I dashur Ismail
Deshiroj tju percjell ne emer te botuesit dhe drejtuesve te redaksise, mbeshtetjen tone te plote per qendrimet tuaja ne lidhje me debatin mbi Skenderbeun.
Nese eshte e nevojshme, po shtoj se nuk pajtohemi ne asnje nivel me qendrimet e gazetarit Martens dhe politika jone editoriale lidhur me kete teme, eshte theksuar disa here.
Eshte e qarte gjithashtu se ashtu sic thoni edhe ju, Gjergj Kastrioti, lavdi Zotit, nuk ka patur dhe nuk do te kete kurre nevoje per fushata mbrojtese. As, ju. Ndaj kete pergjigje, konsiderojeni nje detyrim tonin dhe ndjese nese duhet, por kurrsesi replike.
Ndoshta ajo qe ka ndodhur, duhet pare disi me bute. Shekulli ka botuar nje shkrim te bashkepunetorit dhe publicistit te njohur Klosi, ku nder te tjera citohet gazetari Martens dhe artikulli i tij ne FAZ.
Lexuesi yne e di qe ne deshirojme te mbeshtesim debatin duke respektuar opinionet e te gjitheve, por duke paralajmeruar gjithashtu (ne nje shenim te perditshem tashme disa-vjecar) faktin qe jo domosdoshmerisht te gjithe opinionet e botuara percjellin politiken redaksionale te Shekullit. Ne perpiqemi njekohesisht te respektojme nje shkalle te larte lirie edituese si per redaktoret tane brenda gazetes, ashtu edhe per bashkepunetoret tane jashte saj.
Edhe letren tuaj, po e botojme te plote, pikerisht ne emer te kesaj perpjekjeje, pavaresisht se ajo permban tone te ashpra ndaj nesh, madje me te ashpra se ne letren tuaj te dyte, ku i drejtoheni burimit real te citimit, qe eshte ne kete rast shtypi gjerman.
Ne kete kontekst, ndoshta nuk e meritojme frazen: "Ju keni botuar nje trillim fund e krye. Me e pabesueshmja eshte se ju keni botuar trillimin e nje gazetari gjerman, te panjohur pêr ju, kunder shkrimtarit shqiptar, qe smund te pretendoni se nuk e njihni..".
I dashur, Ismail. Ne ju njohim. Dhe ju duam!
Ndaj ndihem vertet keq per rreshtat e letres suaj ku pyesni nese "Shekulli" ju konsideron te njejte me Karaxhicin. Nje miliard here, jo. As te njejte, as te ngjashem, as te afert, as sot, as kurre.
Perqafime
Adrian Thano
Drejtor i gazetes Shekulli
'