News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Ekonomi dhe Biznes
Shqiptaret do tregojne "xhepat" cdo fundviti

Publikuar me : 11.03.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 181 here.
'

TIRANE- Qytetaret tashme do te kene nje arsye me shume per te marre dhe ruajtur faturen per cdo blerje apo shpenzim tjeter te bere. Ne fund te vitit cdo konsumator do te plotesoje nje deklarate tatimore ne te cilen pasqyrohen te ardhurat dhe shpenzimet e tij vjetore.


Duke u bazuar ne kete deklarate organet tatimore marrin persiper kompensimin e qytetareve nese ndodh qe ai ka paguar me shume taksa nga cfare i takon.


Te pakten kjo eshte forma qe aplikohet ne vendet e tjera perendimore si dhe deklarata e djeshme e Kryeministrit te vendit Sali Berisha. Formulari i deklarates personale te te ardhurave do te leshohet nga organet tatimore.


Kreu i ekzekutivit beri dje nje prezantim te pergjithshem te kesaj nisme nderkohe qe nuk behet e ditur koha ne te cilin do te filloje aplikimi ne terren i saj.


"Ky dokument i cili do ta quaja dokumenti i transparences universale per te ardhurat e qytetareve shton shume detyrimet e Ministrise se Financave dhe financave te vendit ne teresi ndaj qytetareve.


Mbi bazen e tij, ato do te detyrohen tiu paguajne qytetareve ne fund te vitit, te gjitha taksat e teperta qe kane paguar, pasi qytetaret paguajne taksa ne cdo gje qe blejne. Ata do te mbledhin faturat dhe ne fund do te kene te drejte, ne perputhje me te ardhurat e tyre, te marrin detyrimet qe kane paguar me teprice.


Sot, ky eshte i pandjeshem. Qytetaret hyne ne dyqan dhe mendojne se nuk paguajne taksa, por, ne te vertete, paguajne edhe ne cdo gote uji. Kete e kam thene kur kam qene ne opozite dhe do ta them dy here, tani qe jam ne qeveri.


Ndaj ne po fusin deklaraten, nje praktike kjo moderne europiane, por e vonuar tek ne. Kane qene reforma te tjera ato qe kane bere qe tani, kjo te vije si perparesi madhore", - tha ai.


Nderkaq, kryeministri Berisha ka reaguar edhe ndaj keshillave te djeshme te FMN-se per sa i perket uljes se shpenzimeve duke lejuar nje rritje jo me te madhe se 2 per qind. Sipas tij, ky hap nuk do te preke rritjen e pagave dhe te pensioneve qe pritet te behet ne mes te ketij viti.


Gjate miratimit te buxhetit te ketij viti qveria ka premtuar per nje rritje te pensioneve nga 7 deri ne 15 per qind te pensioneve ku rritjen me te madhe do ta kene pensionet e fshatit. Po ashtu ne mes te ketij viti parashikohet te behet nje rritje pagash nga kater deri ne dhjete per qind kur perseri te privilegjuara do te jene pagat e ulta.


Gjate parashtrimit te masave qe duhen marre per uljen e deficitit buxhetor kreu i FMN-se per Shqiperine Gerwin Bell, krahas dhjetera te tjerave e la te hapur edhe mundesine e ngrirjes se pagave dhe pensioneve por sipas tij ky ishte nje vendim qe i perkiste qeverise. Me perforcimin qe kreu i ekzekutivit i beri dje premtimit te fundvitit te shkuar pritet qe punonjesit e administrates te mos perballen me ngrirje pagash.


'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Legalizimet, emrat e 7516 fituesve te rinj
» Ankand per marrjen me qira te tokave djerr
» Vendimi, pronaret mund te ndryshojne kategorine e tokes
» Banka Qendrore rishikon sot normen e interesit
» Kuvend puthadoresh
» Kosova si prove e civilizimit europian
» Buxheti, PD kalon me forcen e kartonit ndryshimet
» Ndryshon taksa e qarkullimit per makinat
» ILDKP Do hetojme lidhjet e Vokshit me Arian Tartarin
» Drita e gjelber e Hages

Top artikujt me te lexuar per sot:


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 6191 artikuj te lexuar 1568352 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

rinj  e  kapet  piken  te  rrenje  130-kilogrameshe  7516  nje  murriqanit  sezoni  sarande  ka    shish..  ekonomia  fluks  kufitare  breshke  fituesve  veror  kuvendi  ne  dosjet  2000  dhe  legalizimet  emrat  flaket  cfare  shkrumbojne  ullinj   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.