GJIROKASTER/ Banoret shprehen se nuk e dine me siguri se si ka ndodhur qe kjo rrugice te pagezohet me kete emer
Perkundrejt emrit te saj, ne te jeton pjesa me e shquar e qytetit te gurte, qe nga arsimtaret e deri te juristet
GJIROKASTER- Ne antiteze te plote me emrin qe mban, ka nxjerre vetem emra te njohur ne te gjitha fushat. Ne te famshmin "Sokak te te marreve" ne fakt nuk ka jetuar asnje i marre (i cmendur) dhe eshte padyshim rruga me kalldrem me e njohur e Gjirokastres, ndoshta per shkak te emrit te cuditshem apo ndoshta se pena e Kadarese dhe shkrimtareve te tjere gjirokastrite e bene ate mjaft te njohur.
Emri
"Sokaku i te marreve" eshte njera prej nyjeve lidhese te dy lagjeve "Palorto" e "Varosh", mjaft e frekuentuar jo vetem prej qytetareve, por edhe prej turisteve vendas e te huaj. Nje rrugice e ngushte, qe gjarperon mes portave te shtepive, vende- vende i shtrember e ku amortizimi i kalldremit eshte i ndjeshem. Ky eshte "Sokaku i te marreve", i quajtur keshtu prej qindra vitesh, ndersa askush nuk mund te thote pse ka marre kete emer. Jane dy versione ne fakt qe qarkullojne ne lidhje me kete "pagezim". Banoret e vjeter qe kane jetuar dhe vazhdojne te jetojne ne "Sokakun e te marreve" tregojne se ne te vertete ne kete rrugice nuk kane jetuar te marre. "Ketu e 50 vjet me pare kur kam ardhur nuse ketu, kam pyetur se perse e quanin keshtu. Plakat thoshin qe ne fillim ishte i prishur dhe duke qene se ishte tatepjete, kur njerezit ecnin me nxitim, guret rrokulliseshin dhe dukej sikur ecnin te marret. Pastaj per ca kohe mori emrin "Rruga e pionierit", kur u shtrua me kalldrem nga nxenesit e shkollave", tregon njera prej banoreve te vjetra. "Tregojne qe shume kohe me pare, ne krye te sokakut vinte nje i marre nga lagjet e tjera qe bertiste dhe hidhte gure. Qe atehere i mbeti emri sokaku i te marreve", thote Donika Çipi, nje tjeter banore e vjeter e ketij sokaku.
Banoret
E per ta, emri nuk ka asnje lidhje me familjet dhe emrat qe kane jetuar ne kete sokak, pjesa me e madhe e te cileve te njohur ne mbare vendin ne fusha te ndryshme, si: letersi, arkitekture, drejtesi, inxhinieri, arsim etj. "Ky sokak quhet vertet sokaku i te marreve, por ne fakt ky eshte nje sokak i mrekullueshem, me njerez shume te mire dhe intelektuale. Duke nisur nga kreu i sokakut me mesuesen Fazilet Kokona (drejtoreshe e shkolles "Urani Rumbo") dhe motra e saj. Ne krahun tjeter ishte Nezaqet Skenduli, dhe ajo arsimtare, pastaj vijne brezi i Kokonajve, Basri Kokona dhe babai i tij, edhe ata intelektuale. Duke ecur me poshte ne krahun tjeter kemi Zekatet, edhe nga ajo familje kane dale njerez te shkolluar e te shquar, profesore e gjyqtare, me taban kombetar. Pastaj me poshte ne krahun tjeter eshte familja e Halil Çalit, njerez te nderuar e te respektuar; pastaj kemi familjen Doraci qe ka nxjerre inxhiniere e arkitekte te njohur qe kane dhene kontributin e tyre kudo. Pastaj vjen familja ime e Çipateve. Xhaxhai im ka qene jurist dhe njekohesisht drejtor i shkolles se pare "Liria"; vellai im Haxhi Çipi ka qene nendrejtor i bankes. Pak me poshte eshte familja Anastasi, qe nxori poetin e famshem Demokrat Anastasi; pastaj kemi familjen Xhaxhiaj, edhe ata njerez te nderuar e njekohesisht intelektuale dhe pastaj duke vajtur me poshte te Toraj dhe Ismail Kadare. Pra, nga kreu deri ne fund ketu eshte nje lagje e mrekullueshme, me njerez te cilet jane me taban dhe me mend ne koke", shprehet Donika Çipi.
Sokaku sot
Mungesa prej shume vitesh tashme e investimeve dhe nderhyrjeve rikonstruktuese kane bere qe kalldremet e qytetit te Gjirokastres dite pas dite te degradohen gjithnje e me shume. Amortizimit te ndjeshem nuk i ka shpetuar as "Sokaku i te marreve", gjendja fizike e te cilit aktualisht le shume per te deshiruar. Banoret shprehen se ne keto kushte eshte mjaft e nevojshme nderhyrja ne te. "Duhet patjeter te merren masa, sepse dite pas dite prishet me shume. Ne kete sokak vijne edhe shume turiste dhe nuk eshte normale qe ta shohin ne kete gjendje", shprehen banoret.
Rreth 1/3 e sperfaqeve te shtruara me kalldrem ne qytetin e Gjirokastres kerkojne nderhyrje te menjehershme. Keshtu, nga 9005 metra rruge, rrugica e sokake te shtruara me kalldrem ne pjesen muzeale te qytetit te gurte, 2860 meter prej tyre, apo e thene ndryshe 1/3 kane nevoje per rikonstruksion, per shkak te gjendjes se veshtire ne te cilen ndodhen. Akset me problematike jane 10 rruge e rrugica si Ish-poliklinika- Rruga nacionale, Poliklinike- Radio Gjirokastra, Urat e Medha- Kaso Demo, kalldremi te Tushajt, Sokaku i te Marreve etj. Sot Gjirokastra ka nje siperfaqe prej rreth 47 mije meter katror te shtruar me kalldrem.
'