News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Politike
A jemi ne krize ekonomike ?

Publikuar me : 17.06.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 97 here.
'

Qeveria shqiptare eshte duke trumbetuar se politika e saj ekonomike po ia merr ne «kthese» mbare botes se kalbur nga kriza. Jo vetem rezultatet, por dhe masat novatore qe do te merren se shpejti e bejne vendin e shqipeve te ece kundra rrymes, sipas kryeministrit.


Pa dashur te hyjme ne polemike se kujt epoke i takon kjo terminologji, do te mundohemi ne kete shkrim te analizojme faktet. Shqiptaret kane nevoje te degjojne shume kambana perpara se te krijojne nje opinion te tyrin.

Shkurtimet buxhetore dominojne ne bote, ne Shqiperi po ashtu


Novatorja, sipas qeverise shqiptare, eshte se ajo ka vendosur te ndermarre masen tejet te guximshme te rritjes se rrogave dhe pensioneve, ne nje kohe kur bota perfshire dhe superfuqine Gjermani po ulin pagat dhe ndihmat sociale.


Qeveria e thote shkoqur, kjo zemergjeresi i detyrohet largpamesise ekonomike te udheheqesve te saj qe ka bere qe arka e Shqiperise te jete plot, nderkohe qe vende te tjera bo bejne lypsarin.

Por ky argumentim e ka nje «por» qe qeveria e ve ne balle. «Ne do te rrisim rrogat dhe pensionet me 1 korrik», deklaron kryeministri, «por do te shkurtojme ne kompensim buxhetin e te gjitha institucioneve te vendit ne masen 20perqind».


Ne kete ekuacion, cfare e nxit qeverine, rritja e pagave dhe e pensioneve, apo shkurtimet buxhetore, te paevitueshme kur nje vend ndodhet ne krize? Ka nje menyre te thjeshte per ta provuar kete. Qeveria, sipas saj, do ti bjere me sepate 20perqind te shpenzimeve buxhetore te institucioneve te vendit. As Greqia nuk ka shkuar kaq larg. Per hir te rritjes se rrogave dhe pensioneve, pse jo.


Por qeveria ne deklaratat e saja nuk ka marre angazhim se shumat nominale (dhe jo perqindjet) e fituara nga shkurtimet buxhetore do te transferohen integralisht ne rritjen e pagave dhe te pensioneve. A eshte qeveria e gatshme ta beje kete ne nje kuader transparence te plote?


Rritje rrogash, vrasje vendesh pune


Edhe sikur opsioni «altruist» te vertetohej, qe qeveria rrit rrogat dhe pensionet ne ate mase fondesh qe shkurton administratat, nuk eshte e sigurt se shqiptaret do te dalin te fituar.


Kush mund ta besoje se mund te shkurtohet nje e pesta e buxhetit te institucioneve shteterore, pa hedhur ne rruge njerezit. Qeveria do te krijoje nje drame sociale pa asnje baze ekonomike, as morale dhe as filozofike.


Cilat familje shqiptare mund te pranojne logjiken perverse qe per tu rritur disave rrogen dhe pensionin duhet tu heqesh buken nga goja disa te tjereve qe kane fatin e keq te punojne ne administrate. Ne nje vend solidar, ose qe pretendon te jete i tille, nuk mund te ngresh lumturine e nje pjese te popullates mbi fatkeqesine e nje pjese tjeter.


A eshte qeveria e gatshme ta beje dhe ne kete pike nje transparence te plote duke u treguar shqiptareve se si do ti realizoje ajo 20perqind kursime ne administrata. Po shkojme per vetulla, por a duhet te heqim syte?


A jemi ne krize?


Nje vend eshte ne krize kur problemi ekonomik i tij eshte strukturor dhe jo koniunktural. Deficiti apo borxhi i Greqise nuk eshte me i rende se ai i ShBA-ve apo Japonise ne raport me prodhimet e brendshme bruto respektive. Po Greqia quhet ne krize dhe jo dy te tjerat, pasi ajo ka nje problem ne strukturen e saj ekonomike, e cila nuk eshte me konkurruese.


Domethene qe Greqia nuk shet dot mallra e sherbime sepse, ose i ka te shtrenjta per cilesine qe paraqesin, ose nuk ka cfare te eksportoje per mungese prodhimi ne sektore te caktuar.


Bilanci i saj i pagesave rezulton deficitar prej shume vitesh. Domethene qe ajo nuk do te jete ne gjendje te laje borxhin ose te pakten tregjet financiare nuk e besojne se ajo do ta kete nje kapacitet te tille. Flitet keshtu ne rastin e Greqise per nje gjendje kolapsi.


Vijme tek Shqiperia. Para disa javesh qeveria i shiste me krenari opinionit publik projektin e eurobondeve shqiptare. Pa bere ze, ajo nuk e permend me fare tani kete kantier novator.


Vendin e eurobondeve e ze nje tjeter projekt po aq interesant, sipas qeverise, ai i huamarrjes ne tregun e brendshem si me i leverdishem per shqiptaret. A duhet besuar qeveria se nuk jemi ne krize, ku ajo vete po jep proven se po nderron radikalisht taktike brenda nje hapesire te vogel kohe?


A nuk vjen kjo era improvizim? Çfare po ndodh? E kapur nen trysnine e kostos se paparashikuar te rruges Durres-Kukes, te pjesetimit thuajse me tre te rritjes ekonomike, te pakesimit te ardhurave fiskale, e mbi te gjitha te valutes se huaj me nje bilanc pagesash katastrofik, qeveria shqiptare, si shume ato te tjera ne bote qe ndjejne krizen ekonomike po tundohet nga kater recetat e mundshme qe jep ne keto raste mjekesia ekonomike.


Ato jane te hysh ne borxh, te besh shkurtime ne buxhet, te rritesh taksat, te zhvleresosh monedhen per te favorizuar hyrjen e valutes me eksporte (kjo pike e fundit krijon dhe ferkime me Banken Qendrore). Greqia, per tiu rikthyer rastit te saj, realizoi tre recetat e para, po jo ate te fundit, pasi per kete duhet te dilte nga euro.


Qeveria dhe huamarrja e brendshme


Qeveria shqiptare nuk po ben as me shume e as me pak (pervec rritjes se taksave per te cilat ende nuk ka deklarata publike). Qeveria shqiptare mendoi fillimisht se do te vinte ne levizje vetem leven e pare, ate te huamarrjes vetem ne tregun e jashtem.


Te famshmet eurobonde. Por per te dytin vit radhazi operacioni po rezulton si nje fiasko (per fat te shqiptareve) me gjithe implikimin e dy «trajnereve» te klasit boteror JP Morgan dhe Deutche Bank qe do te na gjenin eurobondet.


Fushata ishte parashikuar ne maj, asgje nuk po mberrin dhe qeveria po tregon shenja padurimi. E kapur mat, ajo vendos atehere ti meshoje opsionit bis te recetes se huamarrjes, borxhit te brendshem, ate qe dhe manualet ekonomike per gjimnaziste e ckeshillojne.


Ti marresh tregut te brendshme borxh nje shume te barabarte me 3perqind te prodhimit te brendshem bruto eshte nje aventure po aq, ne mos shume me e rrezikshme se ajo e eurobondeve. 3perqind , eshte pak a shume sasia e rritjes ekonomike qe i mungon vendit sot. Per te realizuar ate, ndermarrjet duhet te investojne.


Po me cpara, nese ato ua than bankave qeveria? Ne shifra reale, jane 300 milione euro qe qeveria do ti mbledhe me bono thesari prane bankave ne vend ose prane individeve. Me kete operacion, qeveria behet pra nje konkurrente e drejtperdrejte e aktoreve te tjere ekonomike qe kane me shume nevoje se ajo per financime per te investuar.


Ekonomia hyn ne nje rreth vicioz. Per te lare borxhin qe merr brenda vendit, qeveria ka nevoje te mbledhe me shume taksa. Qe ndermarrjet te paguajne me shume taksa duhet qe ato te realizojne nje xhiro me te madhe, domethene te investojne me shume. Dhe per te investuar me shume atyre u nevojiten me shume financim nga bankat. Por keto te fundit kane preferuar ti huazojne qeverise, me e sigurt, sesa firmat private.


Ne kete crregullim te tregut te brendshem te con huamarrja publike, ne te cilen do te angazhohet qeveria. Nderkohe qe te gjitha raportet e eksperteve te huaj e nenvizojne, financimi i ekonomise private ne Shqiperi nga bankat eshte jashtezakonisht i ulet ne krahasim me vendet e tjera te rajonit apo te ngjashme me Shqiperine, qeveria jone vendos pikerisht te perforcoje kete tendence negative.


Nderkohe qe nga qeveria pritej ti «detyronte» bankat me ligje nxitese fiskale qe ato te implikohen me shume ne financimin e sektorit prodhues ne Shqiperi, qeveria kthehet ne nje bashkefajtore duke u cuar bankave te vendit mesazhin e di ckeni ju, ato kursime qe keni mi jepni mua borxh se kam nevoje te mbyll bilancin e pagesave, pa lereni sektorin privat se ia del vete.... Kjo vjen era amatorizem, me e pakta, ne mos sabotim ekonomik...


Hija e mungeses se valutes


Pasi Shqiperia nuk eshte shume larg atij problemi strukturor qe kercenon Greqine dhe qe e ka cuar ne krize. Deri me sot, nuk e kemi vene re, pasi bilancin tone te pagesave e kane «perballuar» emigrantet me transfertat e tyre te majme ne valute, apo privatizimet e disa objekteve strategjike po aq te majme ne valute.


Por ky burim se vjen dhe pakesohet, pasi nga njera ane emigrantet po instalohen ne menyre te qendrueshme jashte shtetit dhe nuk vrapojne te sjellin po aq fonde sa me pare (tendence e konfirmuar dhe ne shume vende te tjera) dhe nga ana tjeter nuk mbetet gje e madhe per te privatizuar ne ekonomine shqiptare. Si do tia beje vendi, nese valutat e emigranteve e te privatizimeve nuk zevendesohen gradualisht nga eksportet?


Kush mund te besoje sot seriozisht se Shqiperia, eshte me konkurruese ne eksporte se Greqia? Çfare prodhojme ne me shume, me mire dhe me lire se fqinji yne jugor, ne ate pike qe te huajt «po mbajne radhe» te na i blejne. Te pakten Greqia arketon disa miliarda euro prej turisteve qe e vizitojne. Po Shqiperia cfare made in ka?


Shqiptaret duhet te jene te qarte ne nocionet ekonomike. Nuk do te thote se nje vend qe ka rritje ekonomike ka me shume valute. Ekonomia e Shqiperise, mund te rritet si ajo e Kines me 8perqind apo 10perqind ne vit, sic mburren qeverite e njepasnjeshme qe kane drejtuar kete vend.


Vecse Kina e ka kete rritje nga eksportet domethene nje rritje e konvertuar ne valute. Shqiperia funksionon ne qark te mbyllur, domethene qe ekonomia e saj rritet, pasi eshte rritur konsumi i brendshem. Kjo fatkeqesisht nuk sjell valute, por perkundrazi importe.


Sa me shume pallate behen aq me shume lende ndertimi dhe pajisje importohen nga jashte, sa me shume veshmbathje mode blihen, aq me shume ato importohen nga jashte, dhe e njejta gje per nje sere kategori mallrash.


Keshtu ekonomia shqiptare ne vend qe te prodhoje valute, paradoksalisht ajo po shpenzon ne menyre marramendese valute, duke thelluar deficitin korent, domethene balancen e pagesave. Kjo situate ka nisur qe me fillimet e ekonomise kapitaliste ne Shqiperi.


Por ajo eshte renduar paradoksalisht ne kulmin e «suksesit ekonomik» te qeverise se Sali Berishes, me 2007 dhe 2008, kur rritja ekonomike e vendit ka qene gjigante.


Nje prove kjo me shume se rritja ekonomike sado e madhe te jete ajo, nuk te eviton te besh lypsarin nese nuk eshte e orientuar drejt eksportit. Ja cfare shkruan buletini i bilancit te pagesave te Bankes se Shqiperise, pikerisht per kete periudhe «te arte» te qeverise demokrate


«Gjate viteve 2007-2008, deficiti korent i Shqiperise eshte thelluar ndjeshem, me vlera 3-4 here me te larta se sa mesatarja e viteve paraardhese deri ne masen 15,2 te prodhimit te brendshem bruto me 2008. Huamarrja nga jashte, investimet e huaja dhe transfertat kapitale (nga emigrantet) e kane financuar ate.


Pyetja esenciale qe shtrohet eshte A do te vazhdoje vendi te perballoje dhe me gjate kete balance te cmendur pagesash? Greqia e ka minus 12perqind ne krahasim me prodhimin e brendshme bruto kur ne e kemi me shume se 15perqind, sipas shifrave te Bankes se Shqiperise.


Do te vazhdojme ta perballojme kete anormalitet, sigurisht, por duke hyre ne borxh sic e parashikonte Banka e Shqiperise, por edhe duke zhvleresuar lekun, gje qe ajo nuk mund ta thote, pasi njerezit do ta kuptojne qe rrogat e tyre vlejne gjithnje e me pak.


Ka ardhur nje moment qe qeveria, por dhe opozita duhet te shohin realitetin ne sy dhe te mendojne per nje strategji afatgjate qe shqiptaret te jetojne me djersen e tyre (dhe kete vetem eksporti mund ta garantoje) dhe jo me borxhe si gjinkallat.

«Bujqesia dhe blegtoria jane dy gjinjte e Frances», e kishte per zakon te thoshte Syli intendenti i mbretit Henri IV. Ne kete pike, Shqiperia ka kohe qe eshte kastruar, ne vend te qumeshtit ajo gjeneron bare dhe restorante. Mos te fleme mbi dafina, numerimi mbrapsht ka filluar...

'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Obama kunder djegies se Kuranit Akt shkaterrues
» Berisha Zogu shpetoi pavaresine e Shqiperise
» Qeveria, mbrojtje te posacme investitoreve te huaj
» Kush nderton pa leje, do paguaje koston e prishjes
» "Ne Europe duhet te marre fund perfolja e Shqiperise"
» Robert Bosch Marreveshja politike? Sa me vone, aq me keq per vendin
» Deshmia, Myftiu i Lushnjes Nuk kam lidhje me 50 mije $ nga Arabia
» Remzi Hoxha, mberrijne nga Italia deshmite e tre ish punonjesve te SHIK
» Fletet, Kume KQZ te mos behet tager i politikes
» Opozita jep konsensusin per projektligjet e qeverise

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Sherueset e 11 shtatorit
» "Me e vertete se e verteta" ne TK
» Koha qe vrau "Shkrimtarin"
» Trashegimia Moderne e panjohur
» OKB miraton rezoluten e ndryshuar per Kosoven
» Florida, Pastori Djegia e Kuranit vetem eshte pezulluar, jo anuluar
» Pavaresia e decentralizimit
» Kosova, perballe formulave dhe rezolutave serbe


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 7343 artikuj te lexuar 1739851 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

rezolutave  e  verteta"  miraton  koha  serbe  qe  "me  vertete  okb  dhe  sherueset  tk  ne  11  kosova    perballe  ndryshuar  shtatorit  vrau  kosoven  se  rezoluten  per  formulave  "shkrimtarin"   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.