News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Rajoni
Acarohen raportet mes liderėve serbė

Publikuar me : 31.10.2009 Origjina : Gazeta ShqipLink i Jashtem ! Lexuar : 602 here.

Fushata parazgjedhore e subjekteve politike serbe, pjesemarrese ne zgjedhjet lokale te Kosoves, po tensionohet. Ato akuzojne njera-tjetren per, siç thuhet, korruptim te zgjedhesve dhe blerje te votave.
Fushata parazgjedhore, e cila po zhvillohet nga subjektet politike serbe, pjesemarrese ne zgjedhjet lokale te Kosoves, tashme ka filluar te nxjerre ne pah tensionet e para. Akuzat fillestare ndermjet Levizjes Serbe te Rezistences ne njeren ane dhe Partise se Pavarur Liberale ne anen tjeter, per, siç thone, loje te ndyre ne kuader te fushates, tashme jane shnderruar ne akuza per korruptim te zgjedhesve dhe blerje te votave.
Momçillo Trajkoviq, kryetar i Levizjes Serbe te Rezistences, thote se tashme kane argumente per nje numer rastesh, ku Partia e Pavarur Liberale po ndikon te zgjedhesit permes, siç thote si, dhenies se parave, dhurimit te lavatriçeve, druve per djegie e te tjera. "Kete eshte duke e bere Partia e Pavarur Liberale. Ne kemi argumente. Kemi deklarata te njerezve, argumente ne leter dhe video-regjistrime. Kjo ka te beje me menyren me perfide te blerjes se njerezve dhe votave te tyre", tha ai.
"Kjo eshte e ndaluar edhe me Kushtetuten e Kosoves, edhe me te gjitha ligjet e te gjitha shteteve normale", thote Trajkoviq, duke shtuar se e gjithe kjo nuk ka te beje me ndonje forme te lobimit, por, siç shprehet ai, me korruptimin e njerezve te varfer te bashkesise serbe dhe te asaj rome.
Ne anen tjeter, Petar Milletiq, sekretar i Partise se Pavarur Liberale, kundershton akuzat e Trajkoviq, duke i hedhur poshte ato si te pabaza dhe dashakeqe. "Kjo, thjesht, nuk eshte e sakte. Une mund ta kuptoj zotin Trajkoviq, per shkak se ai eshte i deshperuar, sepse, me sa duket, ai po i humb zgjedhjet. Une, tash e njezet vjet, i percjell proceset zgjedhore dhe e di qe gjithmone ata qe i humbin zgjedhjet, i akuzojne kunderkandidatet e tyre se i kane blere votat me para. Para se gjithash, nje gje e tille nuk shpaguhet", thote Milletiq, duke shtuar se partia e tij nuk ka aq para sa per te blere vota. Ai porosit drejtuesit e Levizjes Serbe te Rezistences qe nese posedojne argumente per akuzat e tyre, ato t‘i deponojne ne organet e drejtesise.
"Nese kane argumente, une i trimeroj ata qe t‘i deponojne ato ne prokurori. Nderkaq, fakti qe Ministria e Punes dhe Mireqenies Sociale dhe Ministria e Kthimit po e bejne punen e tyre, kjo kurrsesi nuk do te thote se ne kete menyre Partia e Pavarur Liberale po i blen votat", thote Milletiq.

 



 




Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Bill Klinton, tė dielėn mbėrrin nė Kosovė
» Analistėt: Fushata nuk ka sjellė risi
» Analistėt: Fushata nuk ka sjellė risi
» Zgjedhjet nė Kosovė, Europa: Serbėt duhet tė marrin pjesė
» Papandreu pro zgjerimit te BE: Ballkani, integrim brenda 20014
» Sumatra goditet nga nje termet i ri, shkon ne 500 numri i viktimave
» Njė televizion boshnjak transmeton video tė Mlladiēit
» Berluksoni: S‘kam bėrė kurrė gafa
» Kinė, blerje rekord bonosh tė thesarit amerikan
» Iran, jo propozimeve nukleare tė Perėndimit

Top artikujt me te lexuar per sot:


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 6191 artikuj te lexuar 1568356 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

fituesve  emrat  nje  rrenje  te  shish..  shkrumbojne  ne  kufitare    flaket  piken  cfare  kapet  2000  breshke  rinj  sezoni  dhe  veror  ekonomia  ka  legalizimet  murriqanit  e  7516  dosjet  kuvendi  ullinj  fluks  sarande  130-kilogrameshe   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.