'
Gjon Pera u prangos teksa hynte nga Greqia per ne Shqiperi. Urdher-ndalimi per te ishte leshuar ne 9 korrik
KAKAVIJE- Ndalohet nje prej te shpallurve ne kerkim per ngjarjen e disa diteve me pare, ku policia dhe banoret u perplasen ne Hamallaj te Durresit.
Burime zyrtare te Drejtorise Rajonale per Kufirin dhe Migracionin kane bere te ditur se ndalimi i 33- vjecarit Gjon Pera, lindur ne Puke dhe banues ne Hamallaj eshte bere ne Piken e Kalimit Kufitar te Kakavijes, ndersa kthehej nga Greqia. Ne momentin e verifikimit te dokumenteve prane sportelit te hyrjes, ka rezultuar se figuronte ne listen e te kerkuarve.
Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Durres me daten 09.07.2010 ka leshuar Urdher Ndalimi per kete shtetas per veprat penale organizim dhe pjesemarrje ne grumbullime dhe manifestime te paligjshme, kundershtim te punonjesit te policise, goditje per shkak te detyres, pengim i qarkullimit te mjeteve te transportit dhe prishje e qetesise publike.
Ky shtetas eshte nje nga eksponentet kryesore te ngjarjes se ndodhur ne Hamallaj te rrethit Durres, ku disa banore u perleshen me forcat e policise, te cilat ishin ne mbeshtetje te Policise Ndertimore gjate nje aksioni te nderrmare per prishjen e ndertimeve pa leje ne kete zone.
Nga ana jone eshte bere ndalimi i tij dhe eshte njoftuar Drejtoria e Policise se Qarkut Durres per veprime te metejshme, thuhet ne komunikaten zyrtare per shtyp. Gjate 7 muajve te pare te ketij viti, efektivat blu ne Piken Kufitare te Kakavijes kane ndaluar 38 vete te shpallur ne kerkim per vepra te ndryshme penale.
'