News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Ekonomi dhe Biznes
Banka Qendrore rishikon sot normen e interesit

Publikuar me : 28.07.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 92 here.
'

TIRANE- Banka e Shqiperise pritet te ndermarre nje veprim te drejtperdrejte ne politiken monetare te vendit duke ulur normen baze te interesit.


Ky eshte nje skenar qe pritet te behet realitet sot gjate mbledhjes se radhes se Keshillit Mbikeqyres te BSH-se, i cili eshte edhe organi pergjegjes per ndryshimin e normes baze te interesit. Anetare te ketij keshilli konfirmojne per gazeten rishikimin e normes baze te interesit gjate mbledhjes se sotme, por nuk behet fjale me se ne cfare mase do te ulet ajo.


Ndermarrja e kesaj nisme ishte kerkuar disa jave me pare nga Ministri i Financave, Ridvan Bode gjate nje konference per shtyp. Kerkeses se Bodes perseri ne nje dalje publike i eshte pergjigjur Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani, duke kerkuar paraprakisht nga qeveria uljen e deficitit buxhetor, ne menyre qe ulja e normes baze te interesit te ishte nje veprim i efektshem.


Sipas eksperteve, ulja e normes baze te interesit ne kushtet e nje borxhi ta larte publik mund te perkthehet edhe ne rritje te inflacionit. Kjo ishte edhe arsyeja se perse Banka e Shqiperise i kerkoi fillimisht qeverise stabilizimin e treguesve fiskale ne menyre qe kjo e fundit te pasonte me politikat monetare. Duket se kjo ishte edhe marreveshja midis paleve per te ulur normen baze te interesit.


Me ndryshimet e miratuara se fundmi ne buxhet, qeveria parashikon te shkurtoje deri ne 3.1 per qind deficitin buxhetor duke ulur presionin e sektorit publik mbi bankat e nivelit te dyte, tashme i mbetet Bankes se Shqiperise te permbushe pjesen e dyte te marreveshjes me vendimin qe pritet te merret sot.


Pritet nje ulje minimalisht me 0.5 per qind te normes baze te interesit duke e zbritur ate nga 5.75 per qind qe eshte tani, ne 5.25 per qind. Nderkaq, gjate mbledhjes se sotme nuk perjashtohet edhe nje ulje disi me e madhe deri ne 0.75 per qind, duke e zbritur normen baze te interesit ne 5 per qind.


Borxhi publik


Krahas deficitit, nje arsye teper e forte qe pritet te coje Keshillin Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise ne marrjen e vendimit per uljen e normes baze te interesit ka te beje me borxhin publik.


Lehtesimi i politikave monetare perkthehet drejtperdrejt ne ulje te kostos se borxhit publik. Ky eshte nje veprim ne kohen e duhur per qeverine kur niveli prej 59.5 per qind i borxhit publik eshte pare me shqetesim nga organizma nderkombetare si dhe eksperte vendas.


Ulja e normes baze te interesit behet edhe me e domosdoshme nisur edhe nga fakti se pjesen derrmuese te borxhit publik e perben borxhi i brendshem. Sipas te dhenave zyrtare te Ministrise se Financave, deri ne fund te muajit qershor, stoku i borxhit te brendshem arriti ne rreth 416 miliarde leke.


Banka e Shqiperise nuk nderhynte ne normen baze te interesit qe prej janarit te vitit te shkuar, kur ndermori uljen me 0.5 per qind te saj duke e zbritur ne 5.75 per qind. Prej nje viti e gjysme norma e interesit ka qene e pandryshuar, ndersa ulja e fillimvitit te shkuar vinte per shkak te zhvillimeve nga kriza ekonomike globale. Atehere, Banka e Shqiperise synonte te rriste kreditimin dhe qarkullimin e parase ne treg si nje kundermase ndaj krizes.


'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Ndertimorja, Bojaxhi Koston e shembjes do ta paguaje vete ndertuesi
» Remzi Hoxha, mberrijne nga Italia deshmite e tre ish punonjesve te SHIK
» "Nje vleresim dhe tri pyetje per Z. Blendi Fevziu"
» Vendet e Ballkanit Perendimor ne BE, ne 2018, 2023 apo me vone?
» Shqiptare harxhojne me shume per makina se sa per te ngrene
» Pas energjise do shtrenjtohet edhe uji
» Hamburger dhe udhetim falas per emigrante qe do te riatdhesohen
» Cana eshte optimist, por kerkon kujdes
» Xhelepi Projektet e HEC-eve jane me defekte
» Ndeshja Shqiperi-Luksemburg, bllokohet qarkullimi ne disa zona

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Sherueset e 11 shtatorit
» "Me e vertete se e verteta" ne TK
» Koha qe vrau "Shkrimtarin"
» Trashegimia Moderne e panjohur
» OKB miraton rezoluten e ndryshuar per Kosoven
» Florida, Pastori Djegia e Kuranit vetem eshte pezulluar, jo anuluar
» Pavaresia e decentralizimit
» Kosova, perballe formulave dhe rezolutave serbe


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 7343 artikuj te lexuar 1739845 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

 e  kosoven  per  ndryshuar  koha  qe  "shkrimtarin"  11  miraton  serbe  rezolutave  perballe  formulave  shtatorit  kosova  ne  tk  "me  rezoluten  vertete  verteta"  sherueset  okb  vrau  se  dhe   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.