News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Sociale
Bashkia, sot kallezim penal ndaj prefektit

Publikuar me : 30.06.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 88 here.
'

Pas korrespondences disaditore me Prefektin, Bashkia e Tiranes zgjedh rrugen ligjore per zgjidhjen e situates


Kallezimi i Bashkise, Prefekti i Tiranes po kapercen kompetencat qe i ka vetem pushteti qendror


Pas shume replikash dhe shkresash zyrtare te shkembyera mes Bashkise se Tiranes dhe institucionit te Prefektit, Bashkia ka vendosur qe sot te depozitoje nje kallezim penal ne prokurorine e Tiranes ne emer te Prefektit Keltis Kruja.


Prej disa ditesh, Bashkia me e madhe ne vend ka pasur nje korrespondence te ngjeshur me Prefektin, si dhe nje lufte akuzash publike, te cilat nuk kane cuar ne zgjidhje te situates. Perpara ketij fakti, Bashkia e Tiranes ka vendosur qe zgjidhjen ta lere ne dore te gjyqesorit, duke depozituar sot kallezimin penal.


Ne kete kallezim, zyra juridike e Bashkise se Tiranes ka bere nje permbledhje te plote te korrespondences me Prefektin, si dhe ka argumentuar arsyet se perse Bashkia nuk mund ti cele fondin e kerkuar.


Fillimisht ne kallezimin e Bashkise thuhet se prane ketij institucioni eshte depozituar zyrtarisht nga Prefekti programi tematik i auditimit me nr. prot. 1299, date 05.05.2010-te, me ane te te cilit kerkohej te kryhej auditimi i brendshem per fondin e vecante te vitit 2009-te.


Duke qene se ndodheshim para nje kerkese teresisht te pambeshtetur ne ligj me shkresen nr. prot. 3826/1, date 11.05.2010-te, Bashkia e Tiranes nuk pranoi te plotesoje kete kerkese te Prefektit te Qarkut Tirane, thuhet ne deklaraten e Bashkise.


Kjo argumentohet me faktin se auditimi per fondin e vecante i kerkuar nga Prefekti i Qarkut Tirane eshte ne kapercim te kompetencave qe burojne nga kuadri ligjor ne fuqi ne Republiken e Shqiperise, duke ardhur ne kundershtim te plote me dispozitat e legjislacionit per kontrollin e jashtem te njesive vendore.


Si i tille, sipas Bashkise, dokumenti i miratuar nga ana e Prefektit (i cilesuar si Program - Auditimi), ishte i papranueshem, sepse eshte teresisht i pambeshtetur ne ligj. Ndaj edhe Bashkia e Tiranes refuzoi te auditohet nga ana e Prefektit te Qarkut Tirane per fondin e vecante, duke i komunikuar zyrtarisht me shkresen e siperpermendur, se nuk do te njohe asnje grup pune te ngritur per kete qellim.


Me tej, korrespondenca mes dy institucioneve vazhdon me nje kerkese te Prefektit, i cili dergon ne rruge zyrtare shkresen nr. prot. 1299/2, date 14.06.2010-te, duke ia nisur per dijeni edhe Kryeministrit, Ministrit te Financave dhe Ministrit te Brendshem. Prefekti, thuhet ne kallezimin e Bashksie, insiston per te kryer auditim ne Bashkine e Tiranes per fondin e vecante, duke cituar nderkohe dispozitat ligjore mbi kontrollin, duke konkluduar ne menyre absurde se ka te drejte te ushtroje kete auditim.


Me date 22.06.2010-te, prefekti Keltis Kruja dha nje deklarate per shtyp, sipas te ciles, Kryetari i Bashkise se Tiranes akuzohet se ka refuzuar te kryhet audit i brendshem nga prefektura, kerkuar me urdher te Ministrit te Financave, per perdorimin e fondit te vecante gjate vitit 2009-te, duke shtuar I bej thirrje kryetarit te Bashkise te ndahet nga praktikat private, me te cilat administron Bashkine e Tiranes dhe ta drejtoje kete bashki ne respekt dhe perputhje te plote me ligjin.


Ne te njejten dite, zyrtarisht me shkresen nr. prot. 1764, date 22.06.2010-te, Kerkese per ngrirjen e fondeve te akorduara nga buxheti i shtetit per Bashkine e Tiranes, Prefekti i drejtohet Kryeministrit dhe Ministrit te Financave, duke i kerkuar pa asnje mbeshtetje ligjore, ngrirjen per nje kohe te pacaktuar te fondeve te akorduara nga buxheti i shtetit per Bashkine e Tiranes, deri sa ky institucion te pranoje auditimin nga Prefekti i Qarkut Tirane.


Por, sipas Bashkise, qendrimi zyrtar i Prefektit, eshte ne kundershtim te hapur me ligjin dhe ne kapercim te kompetencave te tij, rrjedhimisht edhe deklarata publike leshuar nga z. Kruja para mediave, eshte krejtesisht e pavertete dhe veprimet e tij jane kryer plotesisht ne kushtet e shperdorimit te detyres dhe ne kundershtim flagrant me dispozitat e kuadrit ligjor ne fuqi. Sipas padise, prefekti po kapercen kompetencat e pushtetit qendror.


'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Deshmia e Selmanllarit "perplas" avokatin me Prokurorine. Reagon PS
» Ruci Kemi bere oferten e fundit. Berisha Gati te plotesoj 11 kushtet e PS
» Viti i ri mesimor nis me 6 shqetesime
» Ministria hap TIK ne shkollen Profesionale me kompjutere te vjeter
» Dita e pare e shkolles, politikanet u premtojne femijeve
» Xhamia ne Nju Jork, pro edhe revista e industrise se naftes
» Emigrantet tane meritojne se paku tolerance
» Fire/ Prinderit rikonstruktojne shkollen
» Kerkesa per nje godine ka 10 vjet qe fle ne sirtaret e DAR dhe Ministrise
» Dita e pare e shkolles, ne banka ulen 65 mije nxenes

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Leja e ndertimit, deshmon Selmanllari Albana Vokshi genjen
» Viti i ri mesimor nis me 6 shqetesime
» Liberalizimi i vizave, KE-ja miraton opinionin per Shqiperine e Bosnjen
» Ruci Kemi bere oferten e fundit, vleresojeni para se te pergjigjeni
» Deshmitari Gjuzi Tan Sallakun nuk e vrau Lul Berisha
» Deshmia e Selmanllarit "perplas" avokatin me Prokurorine. Reagon PS
» Selmanllari 3 ore ne prokurori, hedh poshte pretendimet e Vokshit
» Avokati i tatimpaguesve, si do funksionoje institucioni
» Ballkanika ne Vlore
» Cana eshte optimist, por kerkon kujdes
» Kryegjyshi dhe babai i Erisonit
» Katari njeh Kosoven
» Tirane, policia godet bazen e heroines
» Shpejtesia, plagoset tetovari
» Prej 6 muajsh ne "burg", marinaret kercenojne djegien e anijes
» Ndeshja Shqiperi-Luksemburg, bllokohet qarkullimi ne disa zona
» Xhelepi Projektet e HEC-eve jane me defekte
» "Bollano, produkt i kryeministrave pa kokrra te ketij vendi"
» Tenton te perdhunoje fqinjen 14-vjecare
» Ministria hap TIK ne shkollen Profesionale me kompjutere te vjeter


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 7255 artikuj te lexuar 1710564 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

per  ruli  e  perdhunoje  deshmia  faktet  cana  te  kerkon  kosoven  "perplas"  fqinjen  eshte  avokatin  kujdes  hesht  neser  ps  korruptiv    prokurorine.  me  pyetjet.  selmanllarit  14-vjecare  publikohen  por  katari  privatizimi  tenton  reagon  njeh  optimist   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.