Brenda me pak se nje jave, Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise u be targeti
i preferuar i politikes. Dy vendime te njepasnjeshme te saj u priten ne menyre diametralisht te kundert nga dy kahet e kunderta te politikes: ajo u mallkua nga Partia Demokratike dhe u duartrokit nga Partia Socialiste. Rrezimi si te papajtueshem me Kushtetuten te "marreveshjes se detit me Greqine" dhe ligjit "per dosjet" e risollen edhe njehere Gjykaten Kushtetuese ne qender te vemendjes dhe e bene te merituar vemendjen e publikut mbi te. Ne rastin e pare, deri diku, u vune re qendrime te ekuilibruara nga PD, direkt e goditur nga ky akt; u shfaq mospelqimi per vendimin unanim qe rrezonte marreveshjen me Greqine, por gjithashtu u nenvizua edhe se vendimi do te zbatohej dhe do te pranohej. Megjithate nuk mungoi dhe Meta qe e konsideroi vendimin si te marre nen presionin e "qarqeve ekstremiste shqiptare", por pa percaktuar se cilat ishin keto qarqe e thjesht duke nenkuptuar PS-ne. Ne rastin e dyte ndodhi e kunderta; ne menyre te rrufeshme u rikujtuan te njejtat tone dhe e njejta gjuhe e perdorur ndaj ketij institucioni kushtetues pothuaj nje vit me pare: "Gjykatesit qe votuan per abrogimin e ligjit jane po ata qe kane marre vendime per vrasje njerezish te pafajshem deri ne vitin 89, jane po ata mbi te cilet rendojne krimet me te renda kunder njerezimit", u tha zyrtarisht nga PD-ja. Emrat e ketyre gjykatesve, "gardiane" te zbatimit te kushtetutes, me pare, po
ne janar te vitit te kaluar, ishin permendur nga kryeministri Sali Berisha. Tamam ne kohen kur shumica e tij do te iniconte ligjin e rrezuar tashme si antikushtetues. Kurbanet e vetem te asaj kryqezate te vonuar antikomuniste do te ishin vetem dy emra, prokurori Zamir Shtylla qe largohet nga Prokuroria e Pergjithshme dhe Skender Breca qe dorezon nje dekorate te marre nga Presidenti. Nga ana e saj, Partia Socialiste u mjaftua
duke kujtuar fort se vendimi i fundit i trupes se kushtetueses, ishte i 17-i ne radhen e shuplakave qe i jepen qeverise per ligjet apo aktet qe ajo nxjerr ne kundershtim me kushtetuten. E llogaritur per kater vjetet e gjysme qe kjo maxhorance eshte ne pushtet, ky eshte vertet nje bilanc i zymte: njehere ne tre muaj, qeveria Berisha ka bere nje faull antikushtetues! Por pertej "betejes se dites", ne horizont eshte duke u pergatitur ne heshtje beteja e radhes. Duke nisur qe nga data 1 prill dhe 27 prill e ketij viti, tre gjykatesve, Kujtim Putos, Fehmi Abdiut dhe Sokol Sadushit, iu mbaron mandati nentevjecar i mbajtjes se toges se zeze. Kushtetuta e Shqiperise, ne nenin 124 te saj,
percakton se "Gjyqtaret emerohen per 9 vjet, pa te drejte riemerimi, nga radhet e juristeve me kualifikim te larte dhe me pervoje pune jo me pak se 15 vjet ne profesion". Tre gjyqtaret Puto, Abdiu dhe Sadushi e kane plotesuar tashme kete afat kohor. Menjehere pas tyre, edhe tre gjyqtare te tjere, Xhezair Zaganjori, Petrit Plloci dhe Admir Thanza do te provojne te njejtin fat, ne daten 21 maj. Deri me ketu, kjo gjashteshe
gjykatesish te mbrojtur me imunitet e qe do te mund te largoheshin nga detyra vetem
ne raste qartesisht te percaktuara ne Kushtetute, (pikerisht ata qe kane dhene se fundmi dy vendime perveluese per qeverine), do te largohen nga detyra per t´u zevendesuar me te tjere. Sepse keshtu zbatohet kushtetuta. Por pikerisht ketu historia nis te nderlikohet per shkak te kohes kur mbaron mandati i tyre dhe "koincidences" fatkeqe se diteve te sotme te fundit te mandatit me stinen e vecante politike qe po kalon vendi. I zgjedh Kuvendi, opozita jashte Neni 125 i Kushtetutes percakton: "Gjykata Kushtetuese perbehet nga 9 anetare, te cilet emerohen nga Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit". Nje procedure normale qe ne keto muaj te ftohte dimri politik, behet nje
patate e nxehte. Si per doren e Presidentit qe do te vere firmen ne dekretet per juristet e
zgjedhur, ashtu dhe per te nesermen e ketij institucioni, emrat e rinj te te cilit, te pakten deri me tani, do te duhet te "pelqehen" nga Kuvendi i ngjyrosur vetem ne blu. Per me shume, dekretet e zotit Topi duhet te votohen prej Kuvendit, por marredheniet mes tyre, per nje mije e nje arsye, jane pothuaj te ngrira. Presidenti Topi numerohet nga maxhoranca, (ajo qe edhe e zgjodhi) si dele e zeze. Tradita, ne te pakten nje rast te ngjashem per te mos permendur te tjere - dekretet e majit te vitit te kaluar per Gjykaten e Larte - u hodhen poshte nga shumica ne nje prove force te fituar me te. Mes emrave
te zgjedhur nga zoti Topi, atehere edhe nje jurist "pa te share" dhe i vetmi me pervoje
nderkombetare ne Gjykaten Evropiane te te Drejtave te Njeriut, ne Strazburg, Kristaq Traja,
u be viktime e nje votimi te "cuditshem" e te pare si te tille edhe nga partneret tane nderkombetare.Traja dhe kater kandidatura te tjera u rrezuan nga Kuvendi duke nisur edhe zyrtarisht nje ngerc te forte mes institucionit te Presidentit dhe Kuvendit. "Mori fund pakica bllokuese", tha atehere triumfues kryeministri Berisha. Sot, ne te njejtat parakushte, situata ngjan ne te njejtat rrethana, ne mos me keq. Deri me tani opozita nuk eshte perfaqesuar ne Kuvend dhe as nuk ka njohur legjitimitetin e tij te plote. Kerkesat e saj te njohura politike per t´i dhene fund bojkotit ngjajne se trokasin ne dere te shurdhet, ndersa fundi i shkurtit do te sjelle nje mision "paqetues" evropian per te krijuar dialog mes pozites dhe opozites. Edhe ne kete rast, Presidentit i eshte caktuar nje rol i vecante ndermjetesimi mes palesh qe duket se nuk gjejne dot ne kushte normale asnje pike kontakti. Tamam ne kete kohe, varesisht edhe zgjidhjes se mundshme politike qe do te duhet te gjeje vendi, do te vijne dhe propozimet e Topit per emrat e rinj te anetareve te Gjykates se Larte. Qe per me shume do te duhet te gjejne dhe te marrin edhe pelqimin e Kuvendit. A do te kete zoti Topi konsultime me te gjitha partite politike per kandidaturat qe do te firmose? Dhe nese ndodh keshtu, a do te kete nje mirekuptim mes paleve
apo dhe nje gje e tille do te shnderrohet ne nje molle me shume ne sherrin politik? Keto jane pyetje te cilat do te vazhdojne te mbeten te panjohura edhe per shume kohe dhe qe do te marrin pergjigje, ndoshta, qe ne negociatat qe pritet te fillojne mes paleve per zgjidhjen e krizes politike. Sepse edhe pse mandatet e reja te gjykatesve nuk jane permendur deri me tani, ato i plotesojne te gjitha kushtet per te qene
kushte ne lojen qe do te nise ne prani te nderkombetareve. Deri me tani, ne nje institucion, qe edhe pse nuk eshte shkruar drejtperdrejt ne Kushtetute, eshte munduar sipas "kushteve shqiptare" qe te jete i balancuar politikisht, rreziku qe shumica e djathte te zgjedhe te jape pelqim te diferencuar politik per kandidatet, eshte me shume se nje mundesi. "Anesia" politike Te vendoset peshorja politike e preferencave te anetareve te Gjykates Kushtetuese, eshte e veshtire vetem ne dukje. Pa ndalur ne emra te pervecem, ne gjashte anetaret e Gjykates Kushtetuese qe largohen, kater prej tyre, konsiderohen
me prane te majtes, nje prane te djathtes, kurse i fundit, me shume "asnjanes". Shqetesimi i pashpallur publikisht deri me tani, eshte pikerisht, prishja e ekuilibrave gjithashtu te pashpallur "te majte, te djathte". Duke u nisur dhe nga precedenti i vitit te kaluar dhe hedhja poshte e propozimeve te Presidentit, afersia e kandidaturave te reja me njeren apo tjetren force politike, do te jete nje nga pikat me te debatueshme te kandidaturave te neserme. Dhe ne kete klime te tensionuar politike, me te gjitha gjasat, edhe trupa e gjykatesve te Gjykates Kushtetuese, nuk do t´i shpetoje debatit politik.
Ne vitin e kaluar, mbas rrezimit te pese dekreteve presidenciale, Presidenti pranoi te
kaloje ne "site" deri ne 150 kandidatura per pese vendet dhe madje krijoi dhe nje grup konsultativ per verifikimin e tyre. Ngjan se e njejta situate do te krijohet edhe ne kete rast. Kushtet e Presidentit Nje njoftim i thjeshte ne site-n presidencial njofton per vendet e reja dhe konkurrimin e ardhshem per ne Gjykaten Kushtetuese dhe ate te Larte. Sipas zyres se shtypit te Presidentit, "Kryetari i Shtetit ka nisur procesin e perzgjedhjes se anetareve te rinj per gjashte vende vakant ne Gjykaten Kushtetuese dhe dy vende vakant ne Gjykaten e Larte". Dhe me tej, ne njoftim thuhet se: "Gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese emerohen nga radhet e juristeve me kualifikim te larte dhe me pervoje pune jo me pak se 15 vjet ne profesion, ndersa gjyqtaret e Gjykates se Larte emerohen nga radhet e gjyqtareve me vjetersi pune jo me pak se 10 vjet ose nga radhet e juristeve te shquar, qe e kane ushtruar kete profesion per jo me pak se 15 vjet". Te gjitha kandidaturat, duhet te paraqesin ne Presidence kopje diplome dhe liste notash, titujt shkencore qe mbajne, kualifikimet shkencore pasuniversitare brenda e jashte
vendit, listen e botimeve te kryera si dhe faktin qe ne pese vitet e fundit nuk kane marre
asnje mase disiplinore ne vendet e tyre te punes. Deri ketu, sita e afruar nga site presidencial ngjan e imet. E vetmja pike qe nuk thuhet, por nenkuptohet, eshte ajo sipas te ciles, kandidaturat duhet te "votohen" se pari ne seline e Partise Demokratike e ndoshta, edhe ne ate te Partise Socialiste, nese do te kete nje marreveshje politike mes tyre.
Marre nga revista MAPO
'