News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Ekonomi dhe Biznes
Celularet Shqiptaret shpenzuan 50 mld leke gjate 2009

Publikuar me : 10.03.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 271 here.
'

TIRANE- Shqiptaret kane shpenzuar per te komunikuar rreth 50 miliarde leke gjate vitit 2009. Te dhenat me te fundit te Autoriteti te Komunikimeve Elektronike dhe Postare bejne fjale per nje rritje te konsiderueshme te abonenteve te kompanive te telefonise se levizshme gjate dy viteve te fundit.


Madje AKEP raporton se kjo shifer eshte tre per qind me e ulet se ajo e vitit te kaluar, por perkundrazi numri i abonenteve ka pesuar nje rritje mjaft te larte me rreth 1.2 milione perdorues vetem gjate vitit 2009. Numri i abonenteve qe jane te regjistruar ne te treja kompanite celulare ne vend arrin ne 4.1 milione perdorues.


Kurba e rritjes se perdoruesve te telefonise celulare ne vend ka ardhur ne rritje duke filluar nga vitit 2000. Gjate ketij viti numri total i perdoruesve te telefonise se levizshme varionte ne rreth 29 mije abonente, nje vit me pas arrihet ne 352 mije abonente.


Ne vitin 2007 ky numer arrin ne 2.3 milione, ndersa rritjen me te larte te abonenteve telefonia celulare do ta njihte ne vitin 2009 me plot 4.16 milione perdorues.


Sipas te dhenave qe pasqyrohen ne raportin vjetor te AKEP-it, pjesa derrmuese e abonenteve te telefonise se levizshme, rreth 94 per qind e tyre jane jane perdorues te paketave tarifore me parapagim, nderkohe vetem 6 per qind jane perdorues te numrave me kontrate. Per shkak te ofertave te ndryshme qe kane bere kompanite gjate vitit te shkuar, verehet nje rritje e ndjeshme e thirrjeve brenda rrjetit.


Keshtu, rritja e numrit te perdoruesve te celulareve ka shtuar konsumin per abonent. Nese gjate vitit 2008 mesatarisht cdo abonent ka konsumuar ne muaj rreth 30 minuta bisede, gjate 2009 kjo shifer eshte dyfishuar.


Shqiperia ka nivele penetrimi te telefonise celulare me te larte krahasuar me vendet e Bashkimit Europian. Sipas AKEP gjate vitit 2009 numri i perdoruesve per 100 banore arriti ne 129 per qind krahasuar me 119 per qind te eshte mesatarja e vendeve te Bashkimit Europian.


Ky tregues pasqyron faktin se nje perdorues mund te jete njekohesisht abonent i dy apo te tre kompanive qe operojne sot ne tregun shqiptar. "Numri i perdoruesve celulare i referohet kartave SIM nderkohe qe normat e larta te perdoruesve per 100 banore shpjegohen nga mbajtja prej nje individi e me shume se nje karte te tille", - shpjegon AKEP.


Rritjen e numrit te perdoruesve te telefonise se levizshme si dhe te minutave te bisedes per cdo abonent AKEP e lidh me hapjen e tregut dhe rritjen e konkurrences midis kompanive.


Nderkaq, ndryshe nga ajo celulare, telefonia e levizshme ka nje shtrirje shume me te ulet. Gjate vitit 2009 numri i abonenteve fiks arriti ne 363 mije duke pesuar nje rritje me rreth 40 mije krahasuar me nje vit me pare.


Ne Shqiperi ofrojne sherbimin e telefonise fiks rreth 74 operatore, ndersa 18 te tjere ofrojne sherbimin e thirrjeve me karte te parapaguar. Edhe pse ka nje numer te madh operatoresh te telefonise fikse siperfaqja e qe mbulohet me sherbim nuk e kalon 12 per qindshin.


AKEP: 10 perqind e familjeve kane internet ne shtepi

TIRANE- Krahas telefonise se levizshme shtrirje te konsiderueshme ne vend po verehet edhe ne sherbimin e internetit. Jane rreth 80 mije familje ne vend te cilat marrin sherbimin e internetit me bande te gjere ne shtepite e tyre, nderkohe qe numri pajtimtareve biznes arrin ne tete mije.


Sipas te dhenave qe ofron AKEP, gjate vitit te shkuar numri sipermarresve qe ofrojne sherbimin e internetit me bande te gjere arriti ne 90 te tille. Mesohet se ulja e tarifave nga kompanite ka rritur interesin e shqiptareve per te lidhur internetin ne shtepite tyre.


Shpejtesia e internetit qe ofrohet ne Shqiperi varion nga 256 kb/s deri ne 3 Mb/s. Por ka edhe shpejtesi me te larte e cila perdoret me se shumti nga bizneset. Per shkak te zhvillimeve pozitive ne kete treg, sherbimin e internetit me se shumti gjate vitit te shkuar kane filluar ta ofrojne edhe kompanite celulare.


Deri ne fund te 2009-s, numri i pajtimtareve me kontrate dhe parapagim per sherbimin e internetit arriti ne 785 mije, ndersa nepermjet kartave modem ne 4 mije.


Shtrirja e me ritme te larta te internetit te vend ka rritur edhe numrin e "domaineve" me ".al". Deri ne fund te vitit te shkuar jane 1182 faqe interneti te cilat mbarojne me ".al". Rreth 310 te tjera kane prapashtesen ".com.al", 160 te cilat me se shumti jane faqe te institucioneve shteterore mbarojne me ".gov.al". Jane edhe 93 faqe te cilat kane prapashtesen ".org.al" ndersa institucionet arsimore kane rreth 75 faqe te cilat perfundojne me ".edu.al".


'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Legalizimet, emrat e 7516 fituesve te rinj
» Ankand per marrjen me qira te tokave djerr
» Vendimi, pronaret mund te ndryshojne kategorine e tokes
» Banka Qendrore rishikon sot normen e interesit
» Kuvend puthadoresh
» Kosova si prove e civilizimit europian
» Buxheti, PD kalon me forcen e kartonit ndryshimet
» Ndryshon taksa e qarkullimit per makinat
» ILDKP Do hetojme lidhjet e Vokshit me Arian Tartarin
» Drita e gjelber e Hages

Top artikujt me te lexuar per sot:


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 6191 artikuj te lexuar 1568338 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

kuvendi  ka  e  2000  fluks  ekonomia  piken  veror  130-kilogrameshe  7516  rinj  flaket  shish..  cfare  kufitare  murriqanit  sezoni  kapet    nje  ullinj  ne  breshke  legalizimet  sarande  te  dhe  rrenje  dosjet  shkrumbojne  fituesve  emrat   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.