Ne raportin per vitin 2009-te, ILDKP-ja pasqyron te dhenat e kontrollit ndaj zyrtareve
TIRANE - Jane plot 37 zyrtare te funksioneve te larta kryesisht ish-deputete dhe ish-drejtore, ndaj te cileve, Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ka aplikuar masen administrative "gjobe" per mosdeklarim periodik ne afat dhe pa shkaqe te arsyeshme, te deklarates se interesave private.
Ne raportin vjetor per vitin 2009-te, qe eshte depozituar zyrtarisht ne Kuvend, Inspektorati i Larte i Deklarimit te Pasurive pasqyron nje panorame te qarte te aktivitetit njevjecar te saj duke u perqendruar ne pikat kryesore te veprimtarise se saj, si hetim te pasurive te paregjistruara, te dhena mbi kontrollin, evidentimin, parandalimin dhe zgjidhjen e rasteve te konfliktit te interesave ashtu edhe ne masat e marra ne parandalimin e korrupsionit dhe krimit ekonomik ne vend.
Ne keto kushte, ILDKP-ja ka paraqitur te dhena te hollesishme, (por jo emra) edhe mbi hetimin e bere ndaj pasurive te paregjistruara. Ligji detyron subjektet deklarues qe te deklarojne pasurite e tyre te paluajtshme dhe te drejtat reale mbi to, pavaresisht nga fakti nese jane te regjistruara ne regjistrat publike ose jo.
Nga kontrollet dhe verifikimet e fundit te kryera mbi bazen e te dhenave te siguruara nga ALUIZNI, konstatohet se ne disa raste pasurite e vetedeklaruara per legalizimin ne kete agjenci nga subjektet e kontrolluara, nuk mbulohen dhe as justifikohen me te ardhurat e deklaruara prej tyre. E njejta situate verehet edhe me pasurite e fituara nga fshehja e detyrimeve fiskale.
Ne kuader te marreveshjes se bashkepunimit mes ILDKP-se dhe Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve eshte intensifikuar bashkerendimi i punes dhe shkembimi i informacionit per rastet kur ILDKP-ja ka konstatuar se pasurite e fituara nga zyrtare te ndryshem jane rrjedhoje e fshehjes se detyrimeve fiskale, si rezultat i se ciles, ne vijim te hetimit te ushtruar nga ILDKP-ja, disa zyrtare jane gjobitur nga organet tatimore ne vlera te konsiderueshme. Ne raportin e saj vjetor, ILDKP-ja paraqet edhe pakenaqesine qe ajo ka ndaj punes se organit te akuzes me qellim parandalimin e korrupsionit dhe krimit ekonomik.
ILDKP-ja ka vene re se organi i prokurorise aplikon standarde te ndryshme per raste te ngjashem, pavaresisht se nga ana formale, procedura e hetimit administrativ dhe vertetimi me prova shkresore eshte i njejte per te gjitha rastet.
'