News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Shendeti
Dializa, per here te pare qender per femije ne QSUT

Publikuar me : 03.07.2009 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 975 here.

Sipas ministres Godo, ne vendin tone nuk ka pasur nje qender te tille dhe kjo ka qene pika me e trishtueshme. 15 femije ne vit kane nevoje per dialize


Femijet qe vuajne rende nga semundjet e veshkave nuk kane mundur kurre te bejne dialize ne vendin tone. Ata kane vuajtur deri ne vdekje pa iu nenshtruar procesit te dializes dhe paciente te tille ka pasur plot.


Tashme nuk do te ndodhe keshtu, pasi per here te pare ne vendin tone do te ngrihet qendra e dializes per femije ne Pediatrine e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza". Kete e deklaroi dje ministrja e Shendetesise, Anila Godo, e cila theksoi se u nenshkrua protokolli i bashkepunimit me Turqine per ngritjen e dializes pediatrike ne QSUT.


Tashme femijet qe vuajne rende nga veshkat dhe nuk kane mundesi te bejne transplantim, do t'i nenshtrohen dializes ne nje qender te ngritur posaƧerisht per ta.
"Ky sektor nuk ka ekzistuar me pare dhe ka qene nje nder pikat e trishtueshme te sherbimit tone, sepse kur kishim femije qe kishin nevoje per sherbimin e dializes, mbeteshim ne veshtiresi, pasi per femijet e vegjel ky sherbim nuk ofrohej ne qendren e dializes.


Nderkohe, kemi femije qe kane nevoje per kete sherbim," - theksoi Godo, duke shtuar se per trajnim ne Turqi, per nje periudhe dymujore, deri tani kane shkuar 3 infermiere dhe 1 mjek, ndersa do te nisen dhe 2 mjeke te tjere, nje nefropediater dhe nje kirurg per femije.


Sipas marreveshjes, pala shqiptare ka vene ne dispozicion deri tani 8 milione leke per rikonstruksionin, pershtatjen prane Spitalit te Pediatrise te njesise qe do te sherbeje per dializen pediatrike. Gjithashtu, pala shqiptare do te mbuloje pagat e personelit dhe te gjithe materialet e konsumit mujor dhe te perditshem qe do te kete nevoje ne kete qender.


Ndersa pala turke, me nje investim prej 250 mije euro, do te vere pajisjet e nevojshme ne kete qender te dializes dhe do te siguroje trajnimin e personelit te mesem dhe te larte, qe do te punojne ne kete qender.


"Pala shqiptare ka perfunduar tashme rikonstruksionin dhe pershtatjen e ambienteve te qendres dhe nga pala turke po prokurohet per pajisjet. Mendojme se shume shpejt, ndoshta brenda muajit, do te kemi femijen e pare qe do te marre kete sherbim prane sherbimit te dializes pediatrike, per te cilen ne po nenshkruajme kete protokoll bashkepunimi.


Numri i femijeve qe kerkojne sherbimin e dializes ndryshon nga viti ne vit. Ka raste kur mund te kemi 10 apo 15 femije, por me e rendesishme se numri eshte ngritja e ketij sherbimi," - pohon Godo.




Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» "E perbashketa e bllokmeneve eshte nepotizmi"
» Majko Jemi ne nje kolaps politik dhe rrezikojme stanjacionin
» Kroniket, ja semundjet me te shpeshta qe vuajne shqiptaret
» Himara, nje perralle dimri
» Kriza e se djathtes Italiane
» Stina e nxehte, fluks pacientesh te helmuar ne spitale
» Benz-pasioni shqiptar
» Kryeinfermieret menaxher te pavijoneve, shefat pune me pacientet
» Urgjenca e Patologjise, pacientet sherbim ne korridore
» Helmimet nga ushqimet, fluks pacientesh ne spital

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Nderhyrja dhe sovraniteti
» Gjurme te jetes ne Lissos
» Financimi i universiteteve, MASH nis debatin publik
» Ne "Rusine moderne"
» Kriteret qe duhet te plotesojne universitetet
» Makthi ne Irak
» Ne "Rusine moderne"
» Makthi ne Irak
» Kur qeverite privatizojne gjithcka
» Kur qeverite privatizojne gjithcka
» Nje program per mos tu humbur


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 7126 artikuj te lexuar 1685160 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

"rusine  privatizojne  irak  gjithcka  moderne"    kur  ne  qeverite  makthi   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.