News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Sport
Dinamo, kreu i klasifikimit kalon nga Gramozi i Canajt

Publikuar me : 31.10.2009 Origjina : Gazeta ShqipLink i Jashtem ! Lexuar : 913 here.

Stadiumi kombetar, "Qemal Stafa", do te mikprese sot Dinamon, e cila do te perballet me ekipin e Gramozit, debutues ne kategorine superiore. Objektivi i kryeqytetasve do te jete marrja e tri pikeve te radhes dhe per te siguruar shkeputjen e vetme ne krye te Kategorise Superiore. Pas barazimit ne Korçe, blute e Shkelqim Muçes, pretendente per titullin e ketij sezoni, kerkojne me çdo kusht fitoren. Ne radhet e skuadres nga Erseka ndodhet nje trajner me mjaft eksperience, si Agim Canaj, i cili ka drejtuar me pare jo vetem Dinamon, por edhe disa skuadra te tjera te Shqiperise. Gjithsesi, pavaresisht deshires se madhe te Gramozit per te arritur nje sukses ne kryeqytet, dinamovitet jane pergatitur maksimalisht per kete sfide. Behet fjale per nje sfide te lehte ne leter edhe per faktin se Dinamo do te luaje ne shtepi, ne "Qemal Stafa". Dinamos i rikthehen ne dispozicion Gentian Muça dhe Nikolas Del Monte. Ndersa do te mungoje mesfushori Bekim Kuli.
Nje tjeter perballje interesante e kesaj jave do te jete ajo mes Apolonise dhe Flamurtarit. Skuadra fierake e drejtuar nga trajneri serb, Esad Karishik, renditet ne vendin e 3-te me 16 pike ne 8 ndeshje, nderkohe qe Flamurtari i Gugash Maganit ne vendin e fundit (12) me 9 pike me pak, 7. Apolonia, qe ka shfaqur ne kete fillim sezoni nje profil te qarte prej pretendenteje per nje vend ne kompeticionet europiane, nuk ka humbur asnje pike ne kater perballjet shtepiake (kater ndeshje, kater fitore), dhe me kete sfide synon te ruaje vazhdimesine edhe ndaj vlonjateve. Flamurtari nga ana e tij ka marre vetem 3 pike nga 12 te mundshmet ne transferte. Apolonia eshte skuadra me sulmin me te mire ne keto jave: 13 gola, kundrejt 6 golave te shenuar nga Flamurtari. Ne javen e 8-te, Apolonia barazoi me Besen (0-0) ne transferte, ndersa Flamurtari barazoi ne shtepi 1-1 me Shkumbinin. Trajneri Gugash Magani nuk do te kete ne dispozicion gjashte lojtaret e pezulluar nga klubi, perfshire dhe kapitenin Halim Begaj. Fitorja e fundit e Apolonise me Flamurtarin eshte ajo 2-0, me 31 janar 2009, nderkohe qe bilanci historik flet per Flamurtarin, 30 fitore ne 65 ndeshje te luajtura midis tyre. Sfida tjeter do te jete ajo mes Shkumbinit (vendi i 10) e Laçit (9), qe ndodhen ne te njejten kuote pikesh. Neser do te zhvillohen dy ndeshjet e fundit, qe do te mbyllin edhe javen e 9-te, Kastrioti-Besa dhe Teuta-Skenderbeu.

 



 




Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Vllaznia, humbja e paralajmeruar e Beses
» Zbulohen kandidatėt, Mesi favorit pėr
» Galiani: David Bekham vjen nė janar
» Rikuperohet Bogdani, gati ndaj Udinezes
» Apeli fal Ndreun, ulen 5 javė pezullim
» Kosovė-Serbi, mė 5 nėntor pėrballė FIFA-s
» Ndėrmjetėsimi i IOC sheshon konfliktin KOKSH-MTKRS
» Kapitullon Vllaznia, Tirana tani -6
» Salihi vjenez, Rapidi i kerkon gola
» KakĆ : Zgjodha Realin para Ƈelsit...

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Nderhyrja dhe sovraniteti
» Gjurme te jetes ne Lissos
» Financimi i universiteteve, MASH nis debatin publik
» Ne "Rusine moderne"
» Kriteret qe duhet te plotesojne universitetet
» Makthi ne Irak
» Ne "Rusine moderne"
» Makthi ne Irak
» Kur qeverite privatizojne gjithcka
» Kur qeverite privatizojne gjithcka
» Nje program per mos tu humbur


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 7126 artikuj te lexuar 1685155 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

makthi    ne  irak  gjithcka  kur  "rusine  moderne"  qeverite  privatizojne   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.