Prokuroria mbylli hetimin per Revion Mekshin, punonjes i nje pike bastesh ne qytetin e Durresit i arrestuar ne muajin qershor
Me telefonin e nje shiteseje buke i dergonte sms kercenuese, ndersa per Vit te Ri i dergoi nje kartoline me emer femre
TIRANE- Prokuroria mbyll hetimet ndaj gjobevenesit Revion Mekshi, i akuzuar per venien e nje gjobe prej 30 milione lekesh shoferit te zjarrfikesve te Portit te Durresit me inicialet R.P. Keto para ai dyshohet se do ti perdorte per baste sportive gjate ndeshjeve te liges se kampioneve.
Mbyllja e hetimeve, konfirmohet nga burime te Prokurorise se Krimeve te Renda, ndersa prokurori i ceshtjes, Ardian Nezha, dhe oficeri Ervin Brahaj pas disa muaj pune munden te zbardhin autoresine e gjobevenies.
Sipas kerkeses per gjykim me nr.18 te siguruar nga Shekulli, i pandehuri Revion Mekshi ka konsumuar vepren penale te Shtrengimit me ane te kanosjes ose dhunes per dhenie te pasurise. Kete krim, sipas hetimit, ai e ka konsumuar ne dhjetera thirrje telefonike ne numrin fiks dhe me pas ne celularin e te demtuarit R.P., duke deguar mesazhe me tekst ne numrat personale te te demtuarit.
Kercenimet ai i kishte derguar edhe ne nje kartoline te itit te ri derguar ne adrese te te demtuarit R.P, shofer prane zjarrfikesve te Portit te Durresit. Zbulimi i autoresise se ketyre veprimeve, eshte kryer nga kompanite e telefonise se levizeshme si dhe ekspertimit grafik te shkrimit te te pandehurit Mekshi dhe krahasimit te shkrimit te kartolines se Vitit te Ri, e derguar me emrin e nje femre.
Fale veprimeve prokuroria identifikoi autorin e gjobevenies dhe e arrestoi ate ne qershor te ketij viti
Hetimet provuan se historia nisi ne qershor te vitit 2009, kur ne telefonin fiks te familjes se zjarrfikesit R.P, kane mberritur disa telefonata me permbajtje kercenuese e fyese ndaj familjes se tij.
Pas ketyre kercenimeve, i demtuari R.P. shkeputi pajtimin e telefonit, por me pas kercenimet nisen edhe ne numrin e tij personal, te marre ne kompanite e telefonise se levizshme. Pas telefonatave zjarrfikesi ka marre 7 mesazhe (sms) me tekst kercenues.
Ne dy prej tyre derguesi kerkonte ne forme gjobe pagimin e shumes prej 30 milione lekeve. Ne rast te mospageses, atehere R.P. kercenohej se do vritej dhe do te varrosej ne Peqin ku i ishte bere dhe varri gati,-ishte teksti i njerit prej sms-ve te derguara.
Me pas i demtuari denoncoi ne prokurori ngjarjen dhe nga hetimet rezultoi se numri i telefonit dergues i perkiste nje shiteseje buke, te ciles ia ishte vjedhur nga canta bashke me telefonin ne te.
Hetuesit verifikuan IEM-in (numrin e telefonit ku eshte perdorur karta SIM) qe rezultoi se ishte i telefonit te te pandehurit Revion Mekshi, i cili punonte ne nje pike bastesh, fare prane shtepise se zjarrfikesit-thuhet ne dosje. Vete Mekshi i pat mohuar dyshimet, i pyetur nga hetuesit. Me pas, i demtuari ka marre tri telefonata nga nje kabine telefonike ne rrugen Don Bosko ne Tirane, ku rezultonte te kishte ne ate kohe i pandehuri Mekshi.
Nje nate para Vitit te Ri, i demtuari mori serish nje kercenim, por me nje kartoline me emrin e nje femre. Krahasimi i shkrimit te te pandehurit me te kartolines zbuloi te ishte i njejte. Mekshi, u arrestua me 6 qershor te ketij viti, ne Prokurorine e Krimeve te Renda, ku ishte thirrur per tu pyetur per faktet e mbledhura te cilat i mohoi edhe kete here.
'