Por mban fjalen Bill Klintoni,
Bleri sluan nga e tija
- Ne Kosove sdo kete me shtypje,
Do lulezoje dhe atje liria..
Nga poema Nena kosovare e Makensen Bungos
Ka dite ne historine e kombeve qe hyjne me fuqine e nje uragani qe peshtjellon gjithshka,
permbys projekte, vret endrra, mbjell fatkeqesi, vdekje, percakton kalvare te gjate e te dhimshem.
Ka dhe te tilla qe hyjne me shkelqimin e nje dielli qe ndricon rrugen, frymezon hartimin e
projekteve, ngroh vezet e shpresave per sendertimin e aspiratave, ringjall endrrat e mekura nga tallazet e historise.
Ne njeqind vitet e fundit te historise se tyre te trazuar shqiptaret jane ballafaquar me fuqine
shkaterruese te te parave, ashtu si edhe me ngrohtesine shpresedhenese te te dytave. Ai ballafaqim
pati cmime te larta na kushtoi shume gjak, dhimbje, sakrifica, mungese lirish e te drejtash
njerezore, lufte per mbijetese, prapambetje ekonomike e kulturore, zbehje te idealeve kombetare.
Perfundimi me duket mjaft i hidhur ne vend te nje kombi te bashkuar kemi njesi administrative
shqipfolese, te shperndara ne te gjitha shtetet me te cilet kufizohemi, e ne vitet e fundit, lavdi Zotit,
kemi dy shtete. Te gjitha keto ishin pasoja te nje vendimi famekeq te marsit 1913, kur Konferenca e
Ambasadoreve ne Londer sanksiononte krijimin e Shtetit shqiptar nga rrenojat e Perandorise
osmane, duke pergjysmuar territoret e tij ne dobi te fqinjeve me te fuqishem e te perkrahur nga Fuqi
te Medha, qe e kishin projektuar Ballkanin ne formen me penalizuese per shqiptaret, qe ne vendimet e Kongresit te Berlinit.
Pa hyre ne analizen e datave te shenuara per mire apo per keq ne historine tone, dua te
ndalem ne vetem dy prej tyre e para, e mesipermja, percaktoi ne menyre te pandreqeshme fatet e
nje kombi te ndare, qe kaloi nga nje fatkeqesi ne nje tjeter, i perpire ne vorbullen e ngjarjeve te
Evropes se nje shekulli qe jetoi dy luftera boterore e diktaturat me te egra te historise se saj, duke e
patur rrugen gjithenje ne ngjitje; e dyta eshte 22 korriku 2010, dita e shprehjes se Gjykates
Nderkombetare te Hages per Pavaresine e Kosoves, me te cilen jane lidhur te gjitha aspiratat e
shqiptareve per kombin e bashkuar.
Me 22 korrik 2010 GJND ne Hage u shpreh ne lidhje me ligjeshmerine e vendimit te
Qeverise se Kosoves, per te shpallur me 17 shkurt 2008, ne menyre te njeaneshme, pa miratimin e
Serbise, Pavaresine e Republikes se Kosoves. Pergjigja lakonike e institucionit me te vyer te
drejtesise ne bote, si pasoje e kerkeses se OKB-se nga ankesa e Serbise, ishte kjo E drejta
nderkombetare nuk permban asnje ndalese per pavaresine e Kosoves. Me fjale te tjera ajo eshte e
ligjeshme, nuk cenon asnje nen apo rregull te se Drejtes nderkombetare, perputhet plotesisht me
moralin e saj, si shprehese e vullnetit te lire te nje populli qe ka te drejten natyrore te vendose per
fatet e tij. Eshte nje gjykim i peshuar me instrumentin e se drejtes dhe ligjeve te saj, qe nuk merr
parasysh konjukturat politike, vendimet botformuese te Konferencave te ndryshme, qe nga Berlini,
Versaja, Londra, Jalta, Parisi, qe percaktuan fatet e Evropes vetem ne funksion te interesave
ekonomike e gjeostrategjike te Fuqive te Medha e vasaleve te tyre.
Kosova u be simbol i nje kursi te ri ne politiken nderkombetare, nje kurs qe mban parasysh
jo vetem interesat por edhe moralin e saj. Shperberja tragjike e Jugosllavise, mbishtetit multietnik te
krijuar artificialisht ne Versaje, strategjia kriminale e Serbise millosheviciane per te ruajtur, me cdo
kusht, sundimin e saj ne kuadrin e federates, kunderveprimi i saj tejet mizor ndaj pershkallezimit
radikal te qendreses se popullit te Kosoves, e vune Perendimin para nje dileme morale, se ciles ai
brez shtetaresh te viteve 90 u pergjigj me nderhyrjen ushtarake te NATO-s ne Kosove. Perendimi,
kesaj here, i qendroi besnik parimeve te qyteterimit te tij, duke i treguar pjeses tjeter te botes se
Evropa e mizorive masive mbi popullsite civile ishte nje dukuri e lene mbas kraheve dhe e paperseritshme.
Nga bombat e NATO-s mbi Serbine e Milloshevicit zune fill shpresat per sendertimin
e endrres kosovare, qe mori forme nepermjet shpalljes se Pavaresise me 17 shkurt 2008. Ajo
Pavaresi, e nxitur dhe perkrahur fuqimisht nga SHBA dhe Evropa Perendimore, ne shumicen
dermuese te saj, kishte nevoje per nje ligjesim institucional ne kuadrin e se Drejtes Nderkombetare.
Ishte shpresa e fundit e diplomacise aktive serbe, per te asgjesuar juridikisht vendimin e Prishtines.
Ata dhjete gjyqtare, nga katermbedhjete, nga Vende te ndryshme te botes, qe pohuan ligjesimin e se
drejtes se shqiptareve te Kosoves per te qene te pavarur nga Serbia, jo vetem nderuan institucionin
qe perfaqesojne, por i haper rrugen nje epoke qe mund te priret pa medyshje nga ndreqje, edhe
te bujshme, te gabimeve te se shkuares. Ai pohim perben nje kunderveprim te fuqishem ndaj
real-politikes, qe ka drejtuar nder shekuj fatet e botes, me pasoja tragjike per viktimat e dhunes
se saj. GJND ne Hage, me 22 korrik, i hapi driten e gjelber shtetit me te ri te kontinentit, per te
ecur si gjithe te tjeret ne autostraden e botes se madhe dhe institucioneve te saj. Njohja masive
nderkombetare e tij eshte ceshtje kohe, te cilen duhet te kemi durimin ta presim me besim dhe
shprese.
Kjo arritje ben te detyrueshme nje sere arritjesh te tjera, ne drejtim te ligjesimit te jetes
institucionale te Shtetit kosovar, nepermjet luftes ndaj cdo shmangieje te parametrave politike,
ekonomike e morale te demokracive te perparuara, per te perligjur plotesisht besimin e te tjereve
e per te vertetuar aftesite tona shtetformuese. Ky eshte sot imperativi i kohes per Kosoven,
institucionet e popullin e saj, qe kerkon nxjerrjen ne pah te vlerave e aftesive te brendeshme te
kombit nepermjet mobilizimit epror te tij. Por ky synim madhor nuk duhet te jete pika e mbrritjes.
Mendoj se ne sot nuk duhet ta shohim tardhmen e kombit tone vetem ne kuadrin aktual. Duhet
te guxojme te ngreme steken e synimeve tona, te tregojme se jemi nje popull me nje identitet
kombetar te percaktuar, se i perkasim nje bashkesie qe, edhe pse e ndare padrejtesisht nga vendime
madhore e fatale historike, ka te perbashket jo vetem gjuhen, por edhe traditat, edhe apiratat, edhe
vullnetin per te patur nje shtet te bashkuar. Kete shtet duhet ta sendertojme ne kuadrin arkitektural
te Evropes se bashkuar, ne te cilen synojme te futemi, por gjithmone me identitetin tone.
Kasandrave, jo te pakta, qe shohin ne kete aspirate pasojat shkaterrimtare per ekuilibret e botes
e te rajonit, u kujtojme se jo me shume se njezet vjet me pare, keshtu mendohej per ribashkimin e
Gjermanise, per shperberjen e BRSS apo te Jugosllavise, per Pavaresine e Kosoves etj., konsiderata
qe koha i pergenjeshtroi ne menyre te pakundershtueshme.
Te ecim ne rrugen e Rilindesve e te firmuesve te dokumentit te Vlores, te respektojme e te
nderojme kujtimin e gjithe atyre qe luftuan per Shqiperine etnike, pa shkelur asnjehere mbi parimet
e miqesise mes popujve, pa shfaqur asnjehere agresivitet ndaj te tjereve, eshte shprehje pjekurise
sone si popull e detyre morale ndaj vetes e se shkuares sone. Rishkrimi e rivleresimi i historise ne
kete fryme nuk eshte largim nga Evropa, por afrim e pohim i se vertetes. Ky afrim, ky kerkim, ky
zbulim i se vertetes historike duhet te jete treguesi me i mire i rruges qe kemi pershkuar e i asaj qe
na pret. Ne kete drejtim kemi shume per te ndrequr ne veten tone, ne kujtesen tone historike, ne
provimin e ndergjegjes sone kombetare.
Nuk duhet te harrojme se fundi i luftes na gjeti me nje Shqiperi te bashkuar, ne pjesen
me te madhe te kufijve te saj etnike, madje edhe vete Tito me 1943, ne Bujan, kishte premtuar
referendumin per vetevendosjen ne Kosoven e mbas luftes. Se si perfundoi Shqiperia e bashkuar
dhe Kosova tashme e dime te gjithe, por procesi i pergjegjesive te asaj tragjedije historike ende nuk
behet. Me shume vonese, mbas njezet vitesh, Kuvendi i Shqiperise pas komuniste vendosi te ngreje
nje komision per hetimin e masakres se Tivarit, te zhvilluar 65 vjet me pare. Me mire vone se kurre
por, edhe ne kete rast, politika shqiptare nxjerr ne pah mangesite e theksuara te saj. Shumica le te
dyshohet se veprimi ka mbrapa shkaqe te sotme banale te ballafaqimit pozite - opozite, ndersa kjo
e fundit shkon edhe me larg, deri ne absurditetin e mos pjesemarrjes, madje edhe te mos votimit
te tij, me justifikime aspak bindese. Duket hapur mungesa e vullnetit politik, por nese kjo eshte e
kuptueshme per ndonje ish minister i Kryetarit Alia, te kundershtoje nje hetim qe mund
te nxjerre pergjegjesi hipotetike te ketij te fundit, nuk konceptohet bashkimi me te i gjithe atyre
deputeteve 30-40 vjecare, qe kane studjuar ne universitetet e Perendimit e qe metojne te perterijne
jo vetem partine e tyre, por gjithe politiken shqiptare, jo vetem ne njerez, por edhe ne mendesi. Do
tu sugjeroja anetareve te Komisionit te shikonin edhe nje aspekt tjeter te turpshem e kriminal per
drejtesine komuniste, ate te denimit te sa e sa shqiptareve ne vitet e para, vetem e vetem pse kishin
shprehur dashurine per Kosoven dhe idealin kombetar.
Te gjitha keto nuk na pengojne qe sot te bashkohemi me gezimin e vellezerve e motrave
tona kosovare per te festuar, 22 korrikun, kete date te ndriteshme te historise se Shqiperise.
Eugjen Merlika
'