News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Ekonomi dhe Biznes
Dyfishohet cmimi i ujit per konsumatoret familjare

Publikuar me : 31.01.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 189 here.
'

Rritje te ndjeshme parashikohen edhe per bizneset. Uji nuk shtrenjotohet per furrat e bukes. Ujesjellesi: Tirana ka cmimim me te ulet, do te kryejme investime per permiresimin e rrjetit




Pas rritjes se cmimit te energjise elektrike konsumatoret do te perballen se shpejti edhe me shtrenjtimin e ujit te pijshem. Ndermarrja e Ujesjelles Kanalizimeve per Tiranen ka aplikuar ditet e fundit prane Entit Rregulator te Ujit per rritje te cmimit me arsyetimin se tarifat aktuale nuk justifikojne koston por edhe nuk japin mundesi per investime te metejshme. Behet fjale per konsumatoret e bashkise se Tiranes, asaj te Kamzes dhe te komunave, Kashar, Yzberisht, Berxulle, Preze, Zallbastar, Shengjergj, Berzhite, Farke, Petrele, Baldushk dhe Krrabe.
Referuar kerkeses drejtuar Entit te Ujit, ujesjellesi i Tiranes pretendon nje rritje dyfish krahasuar me cmimin aktual per sa i perket konsumatoreve familjare. Deri me tani, nje meter kub uje keta te fundit e kane paguar me 20 leke, nderkohe qe pas miratimit te propozimit te Ndermarrjes se Ujesjellesit e njejtja sasi uji do te paguhet me 40 leke.



Krahas familjareve, rritje cmimi pritet te aplikohet edhe per konsumatoret e tjere. Nga 75 leke per meter kub qe e kane paguar deri me tani, Entet Buxhetore do ta paguajne ate me 120 leke. Nje rritje pak me e moderuar parashikohet per bizneset dhe kompanite private. Deri me tani bizneset jane tarifuar 95 leke per meter kub nderkohe sipas propozimeve te nderrmarjes, cmimi pritet te pesoje nje rritje prej 25 lekesh duke arritur ne 120 leke. Nderkohe, kompanitet te cilat per shkak te produktit qe prodhojne kane nevoje per sasi te medha uji parashikohet te paguajne me shume. Te tilla jane kompanite e prodhimit te pijeve alkoolike, atyre freskuese, ujit, etj. Nga 95 leke per meter kub, pas rritjes qe pritet te miratohet nga Enti Rregullator i Ujit, cmimi per keto kompani pritet te shkoje ne 150 leke. Nderkaq, njelloj sic ndodhi edhe me cmimin e energjise elektrike, prodhuesit e bukes do te vazhdojne te jene te favorizuar edhe ketu. Çmimi per keto te fundit nuk pritet te pesoje asnje rritje duke mbetur ne nivelin e 95 lekeve per meter kub uje.



Me te ardhurat qe do te perfitohen nga rritja e cmimit kjo ndermarrje parashikon te kryeje nje sere investimesh pergjate muajve ne vijim. Keshtu pergjate ketij viti kjo e fundit ka planifikuar te kryeje disa invetime ne ndertimin e linjave te reja te transmetimit, me qellim eliminimin e lidhjeve te paligjshme dhe miradministrimin e burimeve te ujit. Po ashtu, pjese e projekteve qe pritet te realizohen brenda ketij viti jane edhe ndertimi i nje depoje te re per mbledhjen e ujit dhe rikunstruktimi i nje pjese te rrjetit te brendshem te Tiranes. Nje nder investimet e parashikuara per t'u realizuar gjate ketij viti eshte edhe vendosja e 20 mije matesave duke kompletuar te gjitha bizneset dhe institucionet shteterore.




Eshte Behet

Familjare 20 leke/m³ 40 leke/m³
Ente Buxhetore 75 " 120 "
Biznese 95 " 120 "
Prodhim pije alkoolik,
freskuese, uje, pishina, etj 95 " 150 "
Furra Buke 95 " 95 "
Shitje uji me shumice 6 " 10 "



'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Prezantohet autostrada Tirane-Elbasan
» Legalizimet, si do behet pagesa me Bono Privatizimi
» Energjia, OSSH: Mbifaturuam 105 mln leke
» Shqiptaret do tregojne "xhepat" cdo fundviti
» Biznesi, qeveria miraton Avokatin e Tatimpaguesve
» Si do privatizohet "Albpetroli"
» Intervista "Kriza greke, rrezikojne fqinjet"
» Celularet Shqiptaret shpenzuan 50 mld leke gjate 2009
» FMN jep detyrat e shtepise per qeverine
» Çmimet, inflacioni kalon cdo parashikim

Top artikujt me te lexuar per sot:


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 3531 artikuj te lexuar 735949 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

edhe  me  legalizimet  9  pune  listen  leke  privatizimi  tirana  dekoratat  si  energjia  hequr  ossh:  studimi  metropoleve  termetet  rrezik  prezantohet  mbifaturuam  bono  mln  behet    per  autostrada  do  pagesa  tirane-elbasan  ne  ti  nga  105  enver  e  grup  hoxhes   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.