News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Kulture
Edward Albee fals apo i vertete

Publikuar me : 04.02.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 163 here.
'

"Kush ka frike nga Virginia Woolf?", premiera e pare e sezonit 2009-2010 ne Teatrin Kombetar qe sapo mbylli serine e shfaqjeve, dha nje kuptim te ceket te vepres se Edward Albee-it.


Rasti kur regjisori i kushton me shume rendesi imponimit te vizionit te tij se sa vepres vete dhe fuqise se saj


Ka nje motiv drama "Kush ka frike nga Virginia Woolf?", motiv te cilit i referohet titulli i ketij shenimi. Albee me personazhet e tij kane nje motiv per te treguar histori, motiv qe i vjen njeriut kur ndodhet ne gjendjen e dykuptimeve: e vertete apo iluzion, e vertete apo genjeshter.


Te zgjatur e pati nisjen premiera e pare e sezonit 2009-2010 ne Teatrin Kombetar. Tre muaj pergatitje (se paku nga ana e regjisorit) qe dhane nje kuptim te ceket dhe te manget prej origjinalit te Albee-it.


"Kush ka frike nga Virginia Woolf?" eshte drama e pare e gjate e Edward Albee-it. Autori i saj, i quajtur nje enfant terrible per aq sa ishte prezantuar nga dramat e tij njekateshe te absurdit, te interpretuara te gjitha jashte Borduejit: "Histori Zooparku" (e para drame vene ne skenen e Teatrit Kombetar nga ky autor), "Endrra amerikane" dhe "Vdekja e Besi Smithit". Pas kesaj kohe, 1960-1961, shkruhet "...Virginia Woolf".


Frika dhe Virginia. Cili eshte motivi i frikes dhe cfare perfaqeson Virginia Woolf?
Dihet tashme shpjegimi qe ka dhene me pak fjale Albee vete: Kush ka frike nga Virginia Woolf? Do me thene "Kush ka frike ta jetoje jeten pa iluzione false?"


Emri i Virginia Woolf-it nuk eshte dhe aq i rastesishem sa cduket. Shkrimtarja autentike, mbrojtesja e te drejtave te grave, ishte perpjekur te bente nje jete pa iluzione, iluzione qe per fat te keq e shtyne nje dite ti mbushte xhepat me gure dhe te mbytej me peshen e tyre.


Ne nje rrefim per profesionin e jetes se saj, Woolf kujton nder te tjera si vrau "Engjellin e shtepise" dhe si u perpoq te tregoje te verteten se cfare mendonte per trupin e saj.


"Tani, menjehere sa vura penen mbi leter, se si mu duk. Nuk duhet te shkruani as edhe nje tregim a novele te vetme pa pasur nje mendim krejt tuajin rreth asaj qe do te shkruani, pa shprehur mendimin tuaj personal dhe te lire rreth marredhenieve njerezore, moralit apo seksit...


Por, sipas "Engjellit te shtepise", asgje nga keto probleme nuk mundet dhe nuk duhen trajtuar me lirshmeri e hapur me grate. Sipas "Engjellit", ato duhet te qendrojne te terhequra, te fshehura.


Thene troc, ato duhet te thone genjeshtra nese duan te ecin perpara... Eshte shume me e veshtire te vrasesh nje fantazme se dike te vertete. Edhe pse e qetesoja veten per te disaten here se e kisha vrare "Engjellin", nuk ishte plotesisht e vertete. Lufta me te ishte shume e rende dhe e mundimshme."


Albee e ka fjalen per nje marredhenie te lodhur te nje cifti bashkeshortesh qe jetojne mire, qe perfaqesojne nje rang shoqeror por jeta iu duket bosh, nuk kane asgje, qe vetёm ushtrohen, provojnё ato qё u kanё mbetur nga aftёsitё e secilit.


Tek ngritja e nje fantazme, tek historia per nje femije qe nuk e paten, ata projektojne te shkuaren dhe te tashmen, feminine, rinine dhe menopauzen e tyre.


Fantazma per te cilen flet Woolf, krimi qe ajo ka kryer, sado metaforik ne pershkrimin e saj dhe qe i atribuohet strukturave morale, sociale, ekonomike te njeriut (ne kete rast te femres) mban gjalle armikun, kauzen e luftes.


Marta dhe Xhorxhi kane krijuar femijen imagjinar, bregu i konflikteve te tyre qe here i zhyt thelle e ndonjehere i terheq ne toke te thate. Njelloj si Woolf, cifti duhet te kryeje nje krim per tu zgjuar nga nje e pavertete, nga bota irracionale dhe pa kuptim. "As nuk te shoh, ka vite qe nuk arrij te te shoh". Marta i thote qysh ne fillim te shoqit, profesorit te Historise.


Drama ne tri akte, shenon disa kulme qe zbresin drejt ekzorcizmit, vrasjes, vdekjes se iluzionit dhe zgjimit. Drama ka kater karaktere: dy prej tyre Xhorxhi (Viktor Zhusti) dhe Marta (Eva Alikaj), kryejne nepermjet rrefimit imagjinar para spektatorit ciklin e plote te jetes njerezore qe kalon nepermjet dashurise dhe shkaterrimit; kurse Hani (Eftiola Lacka) dhe Niku (Helidon Fino) jane surrogatoja e te pareve, ata premtojne te behen si te paret.
Çfare kerkojne prej aktorit keto karaktere?


Kur regjisori Alan Schnaider (ishte i pari qe vuri ne skene dramen e Albee-it) takohej me aktoren Uta Hagen e cila interpretoi Marten e pare dhe e luajti ne Broduej, kujtonte: "Kishte nje bllok te madh shenimesh ku kishte shenuar 8 milione pyetje te cilave u ishte pergjigjur tashme."


Ndersa Hagen vite me vone, tregonte per punen individuale qe kishte bere perpara me gjerat qe jane ushqimi i vepres dhe qe mbajne gjalle ne skene "cdo cope te vogel akulli, cdo tringellime te vogel akulli".


Nuk ishte e veshtire te kuptohej ekzagjerimi me metaforat qe kishte bere regjisori i ri Kushtrim Bekteshi me venien ne skene per here te pare ne Teatrin Kombetar te "Kush ka frike nga Virginia Wool?".


Akulli dhe shishet e alkoolit perhapur gjithkund.
Ne nje nga shfaqjet, trupa ishte aq e corientuar dhe ne panik sa Alikaj theu nje gote. Rreziku se mund te ndodhte ndonje aksident e shtyu Alikajn te ulej dhe ti mblidhte nje me nje copat dhe ciflat, si nje amvise, dhe duke hedhur batutat nga ai pozicion, ashtu e ulur ne bisht si ne kuzhine.


Eva Alikaj luan nje Marta te siperfaqshme, nje kokete me shume se nje grua qe po mbytet. Nese ne fund ne kuptojme dashurine e semure per Xhorxhin, se ska nga ia mban pa te, loja e ketij karakteri i ngjan nje tallje dhe jo nje rrefimi te pandergjegjshem qe njeriu e ben me dhimbje dhe pa meshire nen gjendjen e alkoolit, kur ska me kufij dhe kontroll.


Alikaj nuk kerkon, nuk iu qaset dhe nuk i gjen motivet psikologjike, arsyet shkaqet e personazhit. I mungon saktesia, nuk ka kapur shpirtin e karakterit.


Perballe Zhustit ajo duket sikur po luan portretin e nje gruaje qe hidhet dege me dege pa shkak.
Toni i aktores eshte shpesh fals. Kur nervozohet ajo trash zerin, nxjerr gjuhen ose ben dicka tjeter te jashtme, krejt te jashtme.


Helidon Fino pervec artikulimit monoton te tekstit, eshte pasiv. Ne fakt personazhi i tij qe eshte "i bukuri", "dashnori", nje provokim me shume ne mes Martes dhe Xhorxhit ne te vertete duhet te jete i padukshem.


Edhe vete Albee keshtu e le. Nikut, biolog, karrierist, "vala e se ardhmes", qe do te jete nje "makine personale seksi", askush nuk i therret ne emer. Edhe e shoqja e therret "I dashur".


Niku eshte pretekst per monologet mrekullueshem te Xhorxhit, monologe mbi traditen, martesen, gruan, historine.


Ja nje: "Ti merr mundimin tё ndёrtosh njё qytetёrim, tё ndёrtosh njё shoqёri tё mbёshtetur nё parimet e njё rregulli themelor, pёrpiqesh tё nxjerrёsh dije tё komunikueshme nga rendi natyror, rregulla morale nga crregullimi i panatyrshёm i mendjes sё njeriut, krijon sistemin e qeverisjes dhe artin dhe e kupton se kёto janё, duhet tё jenё, qё tё dyja njёsoj... i con gjёrat nё pikёn mё tё trishtueshme...nё atё pikё ku mund tё humbёsh dicka...pastaj papritur, mes gjithё tingujve tё melodisё, mes jehonёs sё punёs dhe orvatjeve tё njeriut, vjen Dita e Gjykimit.


Dhe cfarё ёshtё kjo? Çfarё thotё trumbeta? Kris bythёn. Ma ha mendja se ka drejtёsi pёr kёtё...pas gjithё atyre viteve... Kris bythёn."


Albee e pershkruan pikepamjen e tij filozofike te absurdit te tille: "Perpjekja qe ben njeriu per ti dhene kuptim vetes pertej gjendjes se tij te pakuptimte ne nje bote qe nuk ka kuptim.


Sepse jane shembur strukturat morale, fetare, politike dhe sociale qe i kane krijuar atij iluzionin." Kjo misherohet tek fjalimi i Xhorxhit.
Viktor Zhusti me kete rol eshte lene vetem. Ai nuk ka nje partnere te papermbajtur perballe.


Te papermbajtur e pershkruan Albee Marten 50-vjecare, e cila ne femini humbi nenen, me pas u be zonje shtepie, ra ne dashuri, por mbeti akoma "vajza e te atit".
Zhusti ka perballe nje provokatore te rangut mesatar.


Xhorxhi i tij eshte karakteri me kompleks qe kemi pare keto kohe ne repertorin e teatrit. Ai eshte njeriu qe ndjen fundin, shkaterrimin qe po vjen. Me kete vetedije shpjegohet qetesia e tij olimpike qe fsheh nje vullkan.


Eftiola Lacka e ka cuar ne ekstrem naivitetin e Hanit dhe drama e saj, drama e nje femije te parritur brenda saj, qe ka frike linde femije, nuk del e qarte.


Personazhet duhet te qeshin me zor, te nervozohen, te lumturohen me zor, te pijne, te vjellin, sikur te jene ne det te hapur, te mbrohen, te hezitojne. Det me keto dallge nuk e gjen tek kjo venie ne skene e Bekteshit, megjithe Erik Satie-ne e tij ne sfond.


Levizjet e aktoreve ne nje skene te sikletshme, jane te pamatura, te pastudiuara, planet klasike, hunde me hunde, te perleshjeve jane te njohura, i sheh edhe ne filmin "Kush ka frike nga Virginia Woolf" i Mike Nichols, i nominuar per Oscar me 1966 me protagoniste Liz Taylor dhe Richard Burton.


Kostumet, se paku te Hanit dhe Nikut, i shkojne pas zgjedhjeve metaforike te regjisorit Bekteshi. Packa se ata jane cifti qe provokojne imagjinaten e nje femije te palindur, provokojne boten qe nuk ekziston, a mendoni dot nje shkencetar, nje biolog, te veshur me meshine, me xixa dhe farfurima, me floket bjond me fije?


Metafora me tepri ka derdhur Bekteshi kur kjo eshte nje veper qe rri ne kufijte e realizmit dhe absurdit, nje tekst i erret ne dukje, i dykuptimshem, qe perkthyesi Gjergj Peci e ka sjelle me mjeshteri ne shqipe.


Bekteshi fut ne skene dicka prej vetes: vrasjen e Nikut dhe Hanit. Eshte nje vrasje loje. A thua spektatori keshtu do ta kete me te kuptueshme dramen! Po ka te ngjare qe spektatori kete lexim regjisorial qe i ka bere Bekteshi vepres, ta kete marre si historine e nje jete te kote qe ben nje cift fatkeqesh e pa femije.


Albee nuk ka shkruar kete qe pame nga Bekteshi. Modifikimet qe i jane bere pjeses dhe personazheve duket qe vijne nga pershtypjet qe mund te kene regjisori dhe aktoret. Nga pershtypjet ama.


Ndodh jo rralle qe nje regjisori, me e rendesishme i duket te imponoje vizionin e tij se sa te zbuloje dhe te kerkoje fuqine dhe mundesite e tekstit te autorit. Keshtu i ka ndodhur Albee-it ne Tirane.



'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Shfrytezimi me i padurueshem i emigranteve
» "Makinat e dashurise" ne Pallatin e Kongreseve
» Si vishet nje tragjedi
» Nje gabim i rende urbanistik
» Dashuria e Simone de Beauvoir-it ne film
» Synge, 25 shfaqje ne Teatrin e Metropolit
» "Elektra", vetem 50 bileta para premieres
» Interes i ulet per bustin e Nolit
» Ndoc Gjetja: "Njeriun ne jete e ben te lumtur vetem Njeriu."
» Per hir te veprave te medha

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Energjia, OSSH: Mbifaturuam 105 mln leke
» Vizita, Meta takon Tadic ne Beograd
» Kuvend, miratohet rezoluta per heqjen e vizave
» Studimi, edhe Tirana ne listen e 9 metropoleve ne rrezik nga termetet
» Skandali me Kartat e Identitetit
» Raporti i DASH: Problem, zgjedhjet dhe korrupsioni qeveritar
» Dokle: 18 marsi, shansi i fundit i mazhorances
» Prezantohet autostrada Tirane-Elbasan
» PE: Te hetohen zgjedhjet e 28 Qershorit
» "Racizmi i terthorte eshte po aq i keq sa ai i mirefillte".
» Legalizimet, si do behet pagesa me Bono Privatizimi
» Grup pune per ti hequr dekoratat Enver Hoxhes
» Hetimi i zgjedhjeve, PD e PS ngecin tek kutite


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 3531 artikuj te lexuar 731736 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

mln  e  rrezik  enver  pune  si  tirana  prezantohet  bono  mbifaturuam  studimi  hequr  dekoratat  autostrada  energjia  behet  privatizimi  me  metropoleve  ti  pagesa    per  edhe  tirane-elbasan  listen  legalizimet  105  grup  leke  termetet  9  ossh:  nga  ne  do  hoxhes   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.