News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Kronike
Ekzekutohet me 6 plumba ish- atleti

Publikuar me : 07.02.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 223 here.
'

Hasan Rakipi, 56 vjec, mbeti i vdekur dje ne mbremje pasi u qellua me 6 plumba prane kompleksit te ekipeve kombetare ne Kamez

Ish- atleti ne momentin e vrasjes shoqerohej nga disa zyrtare te FSHF-se qe u moren ne pyetje nga policia

TIRANE- Ekzekutohet me 6 plumba ish- atleti i Dinamos, aktualisht pergatites altetike, Hasan Rakipi, 56 vjec, banues ne rrugen "Haxhi Dalliu". Krimi ndodhi dje rreth ores 18:00, ku trajneri i atletikes u qellua per vdekje se paku gjashte here me pistolete nga persona ende te pa identifikuar para nje lokali prane kompleksit te stervitjes se kombetares se futbollit ne Kamez. Rakipi, banues ne rrugen "Haxhi Dalliu", apo ne lagjen e njohur me emrin Brrake ne Tiranes, u qellua pak momente pasi kishte pire kafene ne nje nga lokalet prane kompleksit sportiv te kombetares sone te futbollit ne Kamez, fare prane shkolles profesionale te "Agrobiznesit". Pas kafes me miqte, atleti la lokalin prane ekipeve kombetare. I shoqeruar nga nje koleg i tij dhe nje zyrtar i Federates Shqiptare te Futbollit jane afruar ne nje lokal afer kompleksit, ndersa ka pire nje kafe me dy persona, punonjes te FSHF-se.
Rakipi ka qendruar disa minuta ne lokal dhe ka dale qe andej duke u afruar prane nje veture te markes "Mercedez- Benz", TR 65 34 N, ndersa po hynte ne krahun e pasagjerit u qellua me arme zjarri, dhe mbeti i vdekur ne vend. Sipas burimeve te Policise se kryeqytetit mesohet se ish- atleti mori plage te renda ne koke dhe nje tjeter ne pjesen e gjoksit duke i shkaktuar atij vdekjen e menjehershme. Autori i krimit qelloi jo me larg se nje meter nga objekti i tij. Pas vrasjes autori i ngjarjes dyshohet se eshte larguar me nje autoveture, qe kaloi nga pjesa e pasme e kompleksit te ekipeve kombetare. Pas ngjarjes, aty mberriten efektive te shumte te uniformave blu, si dhe drejtues te Policise se Tiranes, per te nisur hetimet per zbardhjen e motiveve te ngjarjes se rende.
Trupi i te vrarit qendroi per disa minuta ne vendin, ku u qellua, deri sa oficeret e zyres se vrasjeve dhe ekspertet kriminaliste, nisen keqyrjen e vendit te ngjarjes per te mbledhur sa me teper prova te mundshme. Ekspertet kane marre kampione gjaku te viktimes, ndersa per me teper se gjysme ore ata kane kryer veprime te ndryshme aty. Nderkaq pas krimit, blute shoqeruan nen cilesine e deshmitareve disa persona qe kane qene te pranishem ne lokalin ku ndodhi vrasja si dhe banore qe banonin prane vendit te ngjarjes. Nderkaq grupe te tjere efektivesh, kane kryer disa kontrolle banesash, per disa persona te dyshuar. Ne ambientet e Policise se kryeqytetit jane shoqeruar edhe dy personat qe shoqeronin ish- atletin ne momentet e fundit te jetes, te cilet jane pyetur per aktivitetin e viktimes gjate diteve te fundit. Burimet e rezervuara te Policise se Tiranes pohuan dje se nuk dihej ende motivi i vrasjes e 56- vjecarit nga Brraka e Tiranes, nderkohe qe hetimet jane perqendruar ne pisten e ndonje konflikti te mundshem qe mund te kete pasur viktima kohet e fundit apo probleme te tjera te mundshme. Si autore te krimit dyshohet te kene qene se paku dy persona, por burimet policore pohojne se nuk ka akoma persona te identifikuar si autore te dyshuar te vrasjes se Hasan Rakipit.

'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Sherri ne Lukove, vdes nje nga te plagosurit
» Lazarati - Kolumbia shqiptare e droges
» Gjirokaster, dy te arrestuar per zjarrvenie
» Vrasja e biznesmenit te makinave luksoze, 15 te shoqeruar
» Mashtroi me vizat, prangoset i kerkuari
» Ishte ne kerkim, prangoset nje italian ne portin e Durresit
» Ekzekutohet ne oborrin e shtepise 42-vjecari
» Konsumi i karburantit, policia kerkon rritje te limiteve
» Sulmi ndaj autobusit shqiptar, nisin hetimet
» Nuk regjistronin bizneset prej 10 vitesh, procedohen tre punonjes te tatimeve

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Nderhyrja dhe sovraniteti
» Gjurme te jetes ne Lissos
» Financimi i universiteteve, MASH nis debatin publik
» Ne "Rusine moderne"
» Kriteret qe duhet te plotesojne universitetet
» Makthi ne Irak
» Ne "Rusine moderne"
» Makthi ne Irak
» Kur qeverite privatizojne gjithcka
» Kur qeverite privatizojne gjithcka
» Nje program per mos tu humbur


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 7126 artikuj te lexuar 1685236 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

 kur  "rusine  ne  makthi  irak  qeverite  gjithcka  privatizojne  moderne"   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.