News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Ekonomi dhe Biznes
Energjia, OSSH: Mbifaturuam 105 mln leke

Publikuar me : 12.03.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 224 here.
'

TIRANE -Kreret e Operatorit te Sistemit te Shperndarjes pranojne gabimet ne leximin e matesave per faturat e energjise elektrike te muajit janar duke premtuar kompensimin e abonenteve. Shqiptaret paguan muajin e shkuar rreth 105 milione leke energji me shume nga cka kishin konsumuar realisht.


Kjo shkaktoi shqetesim te thelle te abonentet te cilet e cilesuan te papranushme tarifimin e cmimet e reja ne nje moment kur vendimi per rritjen e cmimit te energjise elektrike nuk kishte hyre ne fuqi.


Nisur nga kjo, drejtori i Pergjithshem i Operatorit te Sistemit te Shperndarjes, Josef Hejsek, premtoi dje gjate nje konference te posacme per shtyp kompensimin e qytetareve nese vertetohet se jane faturuar gabimisht. Mesohet se shuma e faturuar gabimisht, konsumtoreve do tu zbritet ne faturat e muajve mars ose prill.
"Kemi filluar kontrollet per te zbuluar rastet e abuzimit ne faturim.


Nga kontrollet e deritanishme qe kemi bere per sa i perket vitit 2009 jane zbuluar disa raste shkeljesh gjate faturimit te cilat vleresohen ne 105 milione leke. Te gjitha keto raste do vertetohen nje per nje dhe shuma e mbifaturuar do tu zbritet konsumatoreve ne faturat e muajve mars ose prill. Gjithashtu do te rishikojme faturat e janarit dhe ditet e muajit dhjetor do rillogariten me cmimet e ketij muaji dhe jo me ato te rritura",- deklaroi dje Hejsek.


Dite me pare OSSH publikoi edhe menyren se si do te behej verifikimi dhe kompensimi i konsumatoreve. Ne ldihje me faturat e muajit janar, nese leximi i matesit eshte kryer para dates 20 dhjetor 2009 qytetaret do te kompensohen per kilovatet qe u jane llogaritur me cmim te ri. Fillimisht qytetaret duhet te dergojne faturat bashke me nje flete-ankese prane sporteleve OSSH-se ne lagjet e tyre.


Nderkaq, faturat e majme qe u jane derguar qytetareve per muajin janar por edhe me pare kane bere kurban edhe nje numer te konsiderueshem faturuesish. OSSH ben me dije se gjate kontrolleve te ushtruara per vitin e shkuar jane hasur shkelje te shuma qe kane bere te shkarkohet drejtori i shitjeve si dhe rreth 100 faturiste.


Anomalite e hasura gjate faturimit, OSSH ia vesh performances se keqe te faturisteve si dhe sistemit te vjeteruar te perllogaritjes qe sipas saj ka perdorur ish-kompania shteterore.


"Ne jemi te ndergjegjshem per problemet dhe per sfiden e madhe, por gjithashtu na duhet kohe per ti korrigjuar keto mungesa te medha te trasheguara. Shume shpejt do te jemi gati per te filluar perdorimin e teknologjise se avancuar per kontrollin e konsumit te energjise", - tha Hejsek.


Por perkunder rasteve kur vertet eshte gabuar, sipas OSSH-se faturat e larta kane ardhur edhe per shkak se ne vend mungojne burimet e tjera te energjise, cka ben qe qytetaret te gatuajne por edhe te ngrohen me energji elektrike. "Konsumi i energjise elektrike eshte rritur gjate muajve te fundit me rreth 30 per qind.


Ne Shqiperi jane me pak te perdorshme format e tjera te energjise, si per ngrohje apo edhe gatim. Pra keto fatura kaq te shtrenjta nuk jane per shkak vetem te faturimit abuziv apo rritjes se cmimit", - shpjegon OSSH.


Problemi me energjine fillon qe ne shperndarjen e faturave te muajit janar te cilat pergjithesisht perfshijne edhe rreth 10-12 dite nga muaji dhjetor 2009. Vendimi per te rritur cmimin e energjise elektrike hynte ne fuqi ne daten 1 janar 2010. Por me marrjen ne dorezim te faturave qytetaret kane verejtur se krahas diteve te janarit kane paguar me cmimin e ri edhe 10 diteshin e muajit dhjetor.


'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Legalizimet, emrat e 7516 fituesve te rinj
» Ankand per marrjen me qira te tokave djerr
» Vendimi, pronaret mund te ndryshojne kategorine e tokes
» Banka Qendrore rishikon sot normen e interesit
» Kuvend puthadoresh
» Kosova si prove e civilizimit europian
» Buxheti, PD kalon me forcen e kartonit ndryshimet
» Ndryshon taksa e qarkullimit per makinat
» ILDKP Do hetojme lidhjet e Vokshit me Arian Tartarin
» Drita e gjelber e Hages

Top artikujt me te lexuar per sot:


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 6191 artikuj te lexuar 1568341 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

kapet  piken  130-kilogrameshe  sezoni  emrat  nje  murriqanit  kufitare  e  rinj  shish..  sarande  2000  dosjet  te  dhe  rrenje  flaket  shkrumbojne  ullinj  legalizimet  fituesve  ne  veror  fluks  ka  7516  breshke  kuvendi    cfare  ekonomia   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.