News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Ekonomi dhe Biznes
Energjia, ringjallet projekti i HEC-it te Skavices

Publikuar me : 04.02.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 175 here.
'

TIRANE-Kur energjia po behet gjithnje e me shume nje produkt i kerkuar ne vend, qeveria ka ringjallur edhe njehere pas 30 vitesh projektin e ndertimit te hidrocentralit te Skavices mbi lumin Drin. Ne mbledhjen e djeshme, Kryeministri Sali Berisha theksoi rendesine qe ka per vendin ndertimi i ketij HEC-i si dhe mundesine e ndertimit te tij me fonde te qeverise shqiptare.


"Skavica perben edhe nenen e digave nen te, ne sensin e ushqimit te tyre te panderprere, me sasite e nevojshme te ujit per turbinat e Fierzes, Komanit, Vaut te Dejes dhe Ashtes. Skavica jo vetem qe shton rreth 350-400 megavat prodhim energjie, por ajo optimizon tere funksiononim e kaskades", - tha Berisha.
Ndertimi i hodrocentralit te Skavices eshte nje projekt i tre dekadave me pare i cili nuk mundi te aplikohej ne terren.


Sipas projektit te atehershem, HEC-i i Skavices eshte i pari ne linjen e tre hidrocentraleve te tjere qe jane ndertuar mbi Drin, Fierze, Koman dhe Vaun e Dejes. Gryka ne te cilin eshte parashikuar vendosja e doges eshte shume e ngushte cka e ben edhe me te pershtatshem shfrytezimin e tij.


Gjithashtu referuar projektit te 30 viteve me pare, HEC-i parashikohet te ndertohet ne nje lartesi rreth 485 metra ndersa volumi i liqenit kap shifrat e 6.5 miliarde meter kub uje me nje kapacitet depozitimi rreth 1.9 miliarde kE/h energji elektrike.


Nuk dihet nese per ndertimin e hidrocentralit do te perdoret ky projekt apo do te punohet per nje te ri pasi referuar ketij aktual, liqeni permbyt siperfaqe te konsiderueshme toke ne territorin e ish Republikes Jugosllave te Maqedonise cka e ben te domosdoshme arritjen e nje marreveshjeje me kete shtet.


Edhe pse projekti mbeti ne harrese per disa dekada, gjate viteve te fundit ka pasur interes nga disa kompani europiane per ndertimin e tij te cilat me pas jane terhequr per shkak te krizes ekonomike. E gjendur ne kete situate, qeveria shqiptare ka pare mundesine e ndertimit vete te kesaj vepre.


"Ne jemi para dy alternativave. E para eshte te shkojme serish te tender. Por ka edhe nje alternative tjeter, qe me eshte dukur gjithnje me e mira, qe qeveria shqiptare te marre persiper ndertimin e kesaj vepre te mrekullueshme energjetike," - tha Berisha


Gjithsesi perballe nje kostoje fillestare prej gjysme miliarde euro nen kushtet e nje krize ekonomike por edhe kur prioriteti i qeverise eshte ndertimi i infrastruktures rrugore, realizimi i ketij projekti duket nje sipermarrje me e madhe dhe mundesite qe ka vendi. Gjithsesi sipas Kryeminsitrit, vendi ndodhet perballe nje situate premtuese cka sipas tij nuk e ben te pamundur realizimin e kesaj vepre.


Ne kete menyre ekzekutivi paraqet edhe mundesine e afrimit te aksionereve te tjere por me kushtin qe rolin vendimmarres ta kete shteti shqiptar. "Pasi te behen te gjitha perllogaritjet, kostoja, projekti, ne pamundesi ekstreme mund te shihet mundesia e afrimit te aksionereve te tjere, por ku qeveria te jete lider, te udheheqe e te kete te gjithe pergjegjesine e perfundimit te kesaj vepre", - tha ai.


Krahas prodhimit te energjise, ndertimi i ketij hidrocentrali pritet te minimizoje edhe permbytjet ne ultesiren e Shkodres. Vendndodhja e tij duke qene i vendosur para Fierzes por edhe kapaciteti i madh ujembledhes ben qe ky hidrocentral te luaje rolin e rregullatorit te prurjeve ne HEC-et e tjere.

Te dhenat
6.5 mld m³ Kapaciteti ujembledhes
1.9 mld kW/h Energjia e depozituar
350 MW Fuqia e vendosur
485 meter Lartesia ku do te ndertohet
500 mln euro Kostoja e ndertimit


'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Prezantohet autostrada Tirane-Elbasan
» Legalizimet, si do behet pagesa me Bono Privatizimi
» Energjia, OSSH: Mbifaturuam 105 mln leke
» Shqiptaret do tregojne "xhepat" cdo fundviti
» Biznesi, qeveria miraton Avokatin e Tatimpaguesve
» Si do privatizohet "Albpetroli"
» Intervista "Kriza greke, rrezikojne fqinjet"
» Celularet Shqiptaret shpenzuan 50 mld leke gjate 2009
» FMN jep detyrat e shtepise per qeverine
» Çmimet, inflacioni kalon cdo parashikim

Top artikujt me te lexuar per sot:


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 3531 artikuj te lexuar 736871 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

hoxhes  si  behet  pagesa  do  mbifaturuam  ti  me  dekoratat  termetet  e  prezantohet  tirana  studimi  enver  ne  9  energjia  edhe  metropoleve  ossh:  autostrada  105  bono  nga    mln  leke  pune  tirane-elbasan  per  privatizimi  grup  listen  hequr  rrezik  legalizimet   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.