News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Politike
Europa Plake dhe Ruzhdia

Publikuar me : 14.03.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 130 here.
'

Delegacioni i KE-se i ardhur gjoja apostafat per te zgjidhur krizen politike ne Shqiperi nuk provoi se ishte i prirur per te zgjidhur krizen politike. Deklarata e ketij misioni nuk ishte gje tjeter, por nje orvatje me shume per te zgjatur krizen politike qe ka mberthyer vendin, ose ne rastin me te mire, nje menyre per te qendruar larg problematikes dhe krizes qe ka mberthyer vendin tone.


Shume mund ta kundershtojne kete ide, por autori eshte i bindur se koha do te tregoje cdo gje qe fshihet pas kesaj meseleje. Politika Europiane nuk ka pasur ndonjehere vullnet apo interes per te zgjidhur ceshtjet e brendshme apo te jashtme Shqiptare, sidomos kur kjo eshte e lidhur ekskluzivisht me interesat e vete Shqiptareve.


Kjo mund te dallohet qarte nga politikat Europiane te ndjekura ne fillim te shekullit njezet, gjate kohes pas shpalljes se pavaresise, gjate kohes se pushtimit nazifashist, gjate ekzistences se regjimit komunist, gjate periudhes se "tranzicionit" politik, dhe gjate sulmeve te NATO-s per clirimin e Kosoves nga okupacioni Serb.


Si studiues i politikave dhe i marredhenieve nderkombetare, dhe e pare nga kendveshtrimi realist, Shqiperia nuk perben ndonje interes apo shqetesim real per politikat Europiane, pasi vete sistemi politik nderkombetar dhe perberja e tij i jep autoriteteve "supreme" Europiane mundesi per ta "menaxhuar" Shqiperine, pavaresisht situatave te brendshme politike.


Kjo ne asnje rast nuk mund dhe nuk duhet te kuptohet si nje keqdashje e Europes perkundrejt Shqiperise, por thjeshte si nje mungese interesi (politik apo ekonomik), qe Europa ka perkundrejt politikes Shqiptare.


Fundja, Europa gjithmone ka arritur qellimet e saj ne Shqiperi, pavaresisht sistemit politik apo menyres se drejtimit te sistemit, qofte kjo totalitare apo autokratike. Ata qe kane paguar ngahere nga keqqeverisja apo politikat e mbrapshta kane qene vete Shqiptaret.


Por, le te kthehemi perseri tek kriza politike qe ka pllakosur vendin. Se pari, duhet te theksohet fuqimisht se kjo krize nuk zgjidhet jo, sepse nuk ka mundesi ligjore, por, sepse nuk ka vullnet politik nga ana e qeverise Berisha-Meta per ta zgjidhur kete krize.


Fare mire, te dy krahet politik, per hir te zgjidhjes se krizes politike dhe te ardhmes Europiane te vendit, mund te pranonin hetimin e plote te procesit zgjedhor te 28 Qershorit dhe dergimin e ankesave ne Gjykaten Kushtetuese per interpretim.


Fundja, asnje pale, dhe as shoqeria Shqiptare, nuk do te demtohej nga hetimi i plote i procesit zgjedhor apo hapja e kutive, aq sa do te demtoheshin nga ekzistenca e nje krize politike qe kercenon seriozisht te ardhmen Europiane te vendit tone. Nese gjykata do te vendoste qe hapja ishte nje veprim antikushtetues, atehere te gjitha perfundimet e dala nga komisioni hetimor parlamentar detyrimisht do te beheshin nul nga ana ligjore.


Gjithashtu, nese zyrtaret Europian te KE-se ishin te interesuar per zgjidhje te krizes politike, atehere edhe ata duhet te kishin kerkuar hapje te kutive te votimit te 28 Qershorit dhe dergim te ceshtjes per interpretim ne Gjykaten Kushtetuese.


Arsyeja se perse kjo zgjidhje DUHEJ te propozohej eshte shume e thjeshte: Moshapja e kutive te votimit perben shkelje te se drejtes kushtetuese te opozites, bazuar ne Nenin 77, pika 2, te Kushtetutes dhe interpretimit te bere nga Gjykata Kushtetuese (vecanerisht ne piken 4 te interpretimit) ketij neni. Mos hapja e kutive jo vetem qe eshte nje shkelje e se drejtes kushtetuese te opozites Socialiste, por ajo konsiderohet nje veprim antikushtetues qe demton opoziten.


Nga ana tjeter, hapja e kutive, edhe ne rast se rezulton te jete antikushtetuese, nuk shkel asnje te drejte kushtetuese te njeres pale dhe as nuk e demton ate.


Ne kete rast, hapja e kutive nuk shkel ndonje te drejten kushtetuese te qeverise Berisha-Meta dhe as nuk e demton ate pasi ne rast vendimi negativ te Gjykates Kushtetuese, perfundimet e komisionit hetimor parlamentar behen nul. Ne te dy rastet mund te kete vetem nje viktime reale--opozita socialiste.


Sic jemi mesuar tashme, Berisha dhe Meta pergjerohen dhe mbrohen se gjoja e mbajne vendin ne kete situate politike sepse nuk duan te shkelin kushtetuten, ne nje kohe kur eshte Sali Berisha dhe Ilir Meta ata qe e kane shkelur kushtetuten plot 18 here deri me tani.


Por cfare do te beje qeveria Berisha-Meta neser ne rast se gjykata vendos qe moshapja e kutive te votimit perben nje shkelje te se drejtes kushtetuese te opozites? Si do te kompensohet opozita per kete shkelje te se drejtes se saj kushtetuese dhe demit politik dhe ekonomik te shkaktuar nga kjo shkelje? Si do te kompensohet i gjithe ky popull e ardhmja e te cilit kercenohet nga kjo krize politike?


Mos valle duhet lejuar qeveria te burgose, vrase, dhe shkele te drejtat kushtetuese te qytetareve dhe organizatave politike dhe jopolitike dhe pastaj ne fund te thote "me fal se ju burgosa, vrava, dhe shkela te drejtat tuaja kushtetuese"!?


Kujt i ngarkohet barra e proves (burden of proof), popullit apo qeverise? Perse duhet qe ky popull te vuaj per tekat e Sali Berishes apo Ilir Metes? Perse duhet qe ky popull te rrije menjane dhe te numeroje shkeljet kushtetuese qe kryen qeveria Berisha-Meta?


Dhe ja per "dreq" na del para dhe Ruzhdia! Ne te vertet, Ruzhdia ka qene mes nesh ngahera ne cdo proces zgjedhor, nga jugu ne veri e implementuar dhe shfrytezuar nga cdo parti.


Ndaj per opinion publik Shqiptare dhe per klasen politike tejet te degraduar dhe deshtuar, ky fakt, tashme zyrtar, nuk perben ndonje risi. Risia qe sjell Ruzhdia qendron ne faktin se si do te ndikoj ajo tek organizmat dhe zyrtaret Europian te cilet nuk kane lene gure e kusur duke i propaganduar Shqiptareve se zgjedhjet ishin thuajse te lira dhe se nuk kishte fakte per vjedhje votash, edhe pse numerimi ne 1/3 e qendrave te numerimit, po sipas Europianeve, u be keq dhe shume keq. Tani besoje se ka ardhur koha qe zyrtaret Europian te qartesojne qendrimet dhe deklarimet e tyre dhe te ruajne integritetin moral dhe politik te organizmave qe ata perfaqesojne bazuar ne principet dhe vlerat demokratike.


Besoje se tani ka ardhur koha qe zyrtaret dhe organizmat Europian te tregojne se Europa nuk eshte me ajo e vjetra, se realizmi politik lejon hapesira per liberalizem, dhe se fenomeni Ruzhdie nuk mund te tolerohet dhe as te konceptohet, aq me keq te mbulohet, ne nje vend qe aspiron ti bashkohet familjes demokratike Europiane.

'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Presidenca E verteta e Gjykates Kushtetuese
» Alibeaj Puna e gjykates eshte e cenuar
» "Dhuna ne Kuvend, do vetembrohemi ne cdo menyre"
» PS Shkurtimi i buxhetit u be pa analize
» Meta Duhet evituar gjuha e konfliktualitetit
» Partite e vogla Si mund te ndryshohet Kodi Zgjedhor
» Xhon Uidhers, lamtumira e nje ambasadori
» Kuvend puthadoresh
» Rama Berisha ska numrat per SHISH
» Punonjesi i Gardes dhunon gazetarin e "Shekullit"

Top artikujt me te lexuar per sot:


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 6191 artikuj te lexuar 1568366 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

7516  nje  ekonomia  piken  shkrumbojne  flaket  fituesve  sarande  rrenje  kuvendi  ka  kufitare  veror  dhe  fluks  te  legalizimet  ne  shish..    emrat  kapet  breshke  e  cfare  2000  ullinj  130-kilogrameshe  rinj  murriqanit  sezoni  dosjet   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.