TIRANE- Me perfundimin e vizites dhjete ditore ne Shqiperi, ekipi i Fondit Monetar Nderkombetar ka lene edhe detyrat e radhes per qeverine. Terheqja e stimujve fiskale pas kalimit te rrezikut te krizes, ulja ne nivele te pranueshme brenda nje kohe te shkurter e deficitit buxhetor dhe borxhit public, jane disa masa qe FMN i sugjeron qeverise per te bere te mundur ruajtjen e stabilitetit makroekonomik te vendit ne vitet e ardhshme.
Gjate konferences se perbashket per shtyp me Ministrin e Financave, Ridvan Bode, si dhe Guvernatorin e Bankes Qendrore, Ardian Fullani, kreu i FMN-se per Shqiperine Gerwin Bell beri nje analize te hollesishme te zhvillimeve financiare gjate vitit te shkuar si dhe te pritshmerive per kete vit.
Gjate analizes se tij, Bell e vuri theksin tek hartimi i nje rregulli fiskal te besueshem dhe lehte te monitorueshem per te udhehequr financat publike ne periudhen afatmesme.
Tre jane deyrat te cilat qeveria duhet te permbushe ne nje te ardhme afatmesme. Rritja e ndjeshme e treguesve te deficitit buxhetor gjate vitit 2009 i cili arriti ne 7 per qind te PBB-se, ka bere te domosdoshme sipas FMN-se marrjen e masave nga qeveria per uljen e tij brenda vitit deri ne 3 per qind.
Sipas Bell, ulja e shpenzimeve buxhetore do te stabilizonte edhe treguesit e borxhit publik gjate viteve te ardhshme. Deri me tani treguesit e borxhit publik kane arritur sa 60 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto, shifra keto te cilat kane shqetesuar FMN-ne. Perballe ketyre treguesve, qeveria ka ndermarre nje nisme per uljen e borxhit publik deri ne 50 per qind te PBB-se deri ne fund te vitit 2013.
Nderkohe, per arritjen e ketij objektivi Bell ka sugjeruar uljen e menjehershme te deficitit buxhetor, mase drastike kjo e cila duhet te ndemerret ne rishikimin e ardhshem te buxhetit 2010. Sipas te dhenave paraprake nga Ministria e Financave, nje rishikim i buxhetit 2010 pritet te behet gjate muajit qershor te ketij viti. "Ne beme nje ushtrim dhe ia paraqitem qeverise.
Nese mbahet ky objektiv per uljen e deficitit ne 3 per qind te GDP-se brenda 2010 dhe ne periudhen afatmesme, rritja ne shpenzime kufizohet ne nivelin e 2 perqindshit atehere eshte plotesisht i mundshem arritja e nje niveli borxhi publik prej 50 per qind te GDP-se deri ne vitin 2013", - deklaroi Bell.
Bell mbeshteti politikat fiskale te ndjekura deri me tani nga qeveria ne kuader te perballimit te efekteve te krizes ekonomike globale nderkohe qe e cilesoi te domosdoshme terheqjen e tyre tashme per te ruajtur stabilitetin makroekonomik te vendit.
"Si rezultat i ketyre politikave stimuluese, deficitit buxhetor arriti ne rreth 7 ne vitin 2009 krahasuar me rreth 3 per qind qe ka qene ne 2007. Ishte nje nga faktoret qe ndikoi ne rritjen e borxhit ne rreth 60 per qind te DGP si dhe te bilancit te pagesave ne 15 per qind te GDP-se.
Nese ky trend vazhdon, rrezikohet te minimizohet hapesira per investime private dhe gjithashtu te ulin qendrueshmerine e borxhit publik", - paralajmeroi Bell.
Krahas sugjerimeve ne sektorin makro, Bell e cilesoi te rendesishme ndryshimin strukturor te ekonomise shqiptare, e cila duhet te permiresoje treguesit e eksporteve si dhe klimen e berjes se biznesit.
"Ekonomia shqiptare duhet te kaloje nga huamarrja per te financuar konsumin, ne nje zgjerim te burimeve te rritjes, permiresimit te konkurueshmerise, rritje te eksporteve, duhet rritur vleren e eksporteve. Kjo kerkon permiresim te vazhdueshem ne klimen e biznesit si dhe mbeshtetje te investitoreve", - tha ai.
Pas mbledhjes se te dhenave nga institucionet shqiptare, ekipi i FMN-se pritet tua paraqese ato bordit drejtues, i cili brenda dy muajsh do te dale me nje qendrim te vetin ne lidhje me zhvillimet ne Shqiperi.
'