News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Ekonomi dhe Biznes
Financat: Paguajne TVSH edhe profesionet e lira

Publikuar me : 07.02.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 475 here.
'

Ministri Ridvan Bode i eshte drejtuar me nje leter Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve duke i kerkuar sugjerimet e tyre ne lidhje me ndryshimet qe pritet te behen ne ligjin per TVSH-ne



TIRANE- Brenda pak javesh, te gjithe ata qe do te noterizojne nje dokument, blejne nje ilac, bejne nje vizite tek mjeku, marrin konsulencen e nje avokati, etj., faturen do ta paguajne te pakten 20 per qind me shtrenjte. Ministria e Financava ka marre persiper qe te perfshije ne skemen e Tatimit mbi Vleren e Shtuar edhe te profesioneve te lira, si ai i avokatit, farmacistit, inxhinierit, projektuesit, mjekeve qe punojne privatisht, etj.
Propozimi i financave pritet te konkretizohet brenda nje kohe te shkurter duke marre parasysh edhe mungesat e theksuara te te ardhurave ne arken e shtetit.
Ky fakt konfirmohet zyrtarisht edhe prej Ministrise se Financave nga e cila theksohet se qysh prej ditesh se djeshme i jane drejtuar Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve per te marre sugjerimet e saj ne lidhje me ndryshimet qe pritet te behen ne ligj. "Se shpejti do te hyjne ne skemen e Tatimit mbi Vleren e Shtuar edhe bizneset qe jane kategorizuar si profesione te lira. Ministri firmosi dje nje shkrese drejtuar Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve me ane te se ciles i kerkohet qe te sugjerojne ndryshimet qe duhen bere ne ligj. Pas marrjes se propozimeve nga tatimet, ato do te diskutohen ne Keshill te Ministrave", - shprehen nga zyra e shtypit te Ministrise se Financave.
Pas marrjes se sugjerimeve nga Drejtoria e Tatimeve, financat do ti propozojne ato per tu miratuar ne nje nga mbledhjet e ardhshme te Keshillit te Ministrave. Pas qeverise, ndryshimet pritet te kalojne edhe ne Komisionin Paerlamentar te Ekonomise per tu miratuar perfundimisht ne seance plenare. Nuk dihet saktesisht se sa kohe do te duhet qe profesionet e lira te fillojne te paguajne TVSH por praktika ka treguar se ne raste te tilla ndryshimet jane propozuar dhe miratuar ne kohe rekord. Sipas te dhenave paraprake, afati maksimal kur pritet te hyjne ne fuqi ndryshimet ne ligj do te jete muaji qershor i ketij viti.

Me shtrenjtimin e vazhdueshem te cmimeve te mallrave te konsumit, perfshirja ne skemen e TVSH-se edhe te sherbimeve qe ofrohen nga noteret, farmacistet, inxhinieret, etj., do te perkthehej me nje rritje te metejshem te kostos se jeteses per konsumatoret.
Pas perfshirjes ne skemen e TVSH-se, bizneset do te jene te detyruara qe cdo sherbim ndaj qytetarev tia faturojne atyre 20 per qind me shtrenjte. Keshtu, nese deri me tani per noterizimin e nje dokumenti nje qytetar paguante mesatarsisht 400 leke, pas hyrjes ne fuqi te ndryshimeve per te njejtin sherbim atij i duhet te paguaje te pakten 480 leke.
Nderhyrja e pritshme ne ligjin per TVSH-ne eshte e fundit ne radhen e ndryshimeve te kryera ne te. Ne saje te nje vendimi te qeverise, qe nga fillimi i vitit mijera biznese qe realizojne nje xhiro vjetore mbi 5 milione leke jane perfshire ne skemen e Tatimit mbi Vleren e Shtuar.



'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Obama i ben thirrje Izraelit dhe Palestines Eshte koha per paqe
» Vendimi, skedinat do tatohen me 10perqind
» Vendimi, ndryshojne targat e automjeteve
» Vendet e lira te punes me kontrate te perkohshme
» ILDKP heton pasurine e Majlinda Bregut Dyshim per nje afere te madhe
» Mbyllet misioni ne Irak, Obama Tani mendojme per ekonomine
» Qeveria uli shpenzimet para ndryshimeve ne buxhet
» Ska kredi, familjet gjejne burime te tjera financimi
» Kredimarresi mund terhiqet deri ne dy jave pas miratimit
» Çfare duhet patur parasysh para lidhjes se kontrates

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Nderhyrja dhe sovraniteti
» Gjurme te jetes ne Lissos
» Financimi i universiteteve, MASH nis debatin publik
» Ne "Rusine moderne"
» Kriteret qe duhet te plotesojne universitetet
» Makthi ne Irak
» Ne "Rusine moderne"
» Makthi ne Irak
» Kur qeverite privatizojne gjithcka
» Kur qeverite privatizojne gjithcka
» Nje program per mos tu humbur


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 7126 artikuj te lexuar 1685238 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

qeverite  moderne"  ne  privatizojne  gjithcka  makthi  "rusine  irak    kur   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.