Policia e kryeqytetit arrestoi kater persona dhe iu bllokoi atyre dy arme gjahu
TIRANE- Antidroga e Policise se kryeqytetit, goditi nje grup prej kater personash te perfshire ne shitjen dhe shperndarjen e lendeve narkotike ne kryeqytet, ndersa iu bllokoi atyre afersisht 200 doza heroine, si dhe dy arme gjahu shotgan qe mbaheshin pa leje nga te arrestuarit.
Operacioni nisi te marten ne mesdite ne rrugen Artan Lenja, ku policia arrestoi dy nga shperndaresit, ndersa me pas prane ish- Shkolles se Bashkuar, dhe prane stadiumit Qemal Stafa, policia arrestoi ne flagrance edhe dy persona te tjere te perfshire ne kete rrjet te shitjes dhe shperndarjes se heroines ne kryeqytet.
Lajmi u be i ditur nga burime zyrtare te Policise se kryeqytetit te cilet pohuan se gjate operacionit takimi i fundit u arrestuan Ardian Gjyzeli, 39 vjec; Toni Shalari, 34 vjec, Aurel Çekici dhe Ergys Ibershimi nga 30 vjec, te cilet dyshohet se ishin nje nga rrjetet e shperndarjes me problematike ne kryeqytet. Arrestimet nisen ne rrugen e Fushes se Aviacionit dhe u mbyllen ne afersi te stadiumit Qemal Stafa.
Te njejtat burime sqaruan se te arrestuarit kryenin shitjen e heroines ne zona te ndryshme te kryeqytetit kryesisht prane shkollave te mesme. Zonat me te rendesishme ku ata tregtonin sipas burimeve ishin ajo e 21 Dhjetorit, prane stadiumit Qemal Stafa, zona rreth Kinostudios disa zona ne Qesarake, dhe Laprake. Policia prej me teper se nje muaji kishte marre personat nen hetim duke kryer veprime hetimore dhe kombinacione te ndryshme me qellim kapjen dhe arrestimin e te dyshuarve.
Burimet e policise thane se hetimi ka nisur gjate shoqerimit te nje personi te kapur me disa grame heroine, ndersa me pas blute munden te zbulonin edhe pjesetare te tjere te rrjetit. Per me treper se tri jave, oficeret e Antidroges kane mesuar lidhjet dhe menyren e punes se rrjetit, duke goditur njeheresh shitesit dhe bleresit, qe me pas e rishisnin tek dora e fundit qe ishin perdoruesit.
Te paret qe u kapen ishin Çekici dhe Ibershimi, qe kishin marre me qera nje banese ne rrugen Artan Lenja, prane fushes se avicionit, dhe e shisnin per studente te ndryshem qe strehohen ne godinat fare prane. Ata e blinin nga Shalari, ndersa Gjyzeli ishte distributori grupit.
'