News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Ekonomi dhe Biznes
Helikopteret :Qeveria injoron Kuvendin, paguan parate pa u miratuar kontrata

Publikuar me : 02.02.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 326 here.
'

TIRANE- Te qenurit Republike Parlamentare nuk e ndalon qeverine qe ne mjaft raste te anashkaloje Kuvendin per te permbushur vendime te cilat sipas rregullave, duhet te votohen nga te mandatuarit e popullit.


Rasti me i fundit ka te beje me kontraten midis qeverise shqiptare dhe kompanise franceze "Eurokopter" per blerjen e pese helikoptereve ushtarake. Kontrata me vlere te pergjithshme rreth 78.6 milione euro, e cila nuk i shpetoi edhe ndikimeve te diplomacise nderkombetare, duhet te permbushet deri ne fund te vitit 2013.


Per shkak te rendesise se saj dhe shumes se konsiderueshme te parave, kontrata medoemos duhet te miratohet nga Kuvendi.


Deri me tani organi legjislativ nuk e ka votuar ate nderkohe qe dokumentet tregojne se qeveria ka shlyer kestin e pare prej 6.2 milione eurosh ndaj kompanise duke injoruar parlamentin. Referuar pikes 11.3 te kontrates ne te cilen parashikohet menyra e shlyerjes se shumes ne fjale, shteti shqiptar duhet t'i paguante kompanise kestin e pare jo me vone se data 31 dhjetor 2009.


Ne te percaktohet banka si dhe numri i llogarise ne te cilen duhet te derdhen keto para. Ashtu sic parashikohet edhe ne kontrate, kjo pagese eshte kryer nderkohe qe marreveshja nuk ishte miratuar ende ne Kuvend. Nderkaq marreveshja, eshte miratuar nga qeveria vetem dy dite para afatit limit i percaktuar ne kontrate per shlyerjen e kestit te pare, cka pasqyron qarte ngutin per kalimin e saj.


Ne fakt, projektligji ku parashikohet blerja e pese helikoptereve bashke me kontraten, sapo ka ardhur ne Kuvend dhe pritet qe sot paradite, Komisioni i Sigurise ta marre ate ne shqyrtim per ta kaluar me pas per votim ne seancen plenare te radhes. Krahas anashkalimit te Kuvendit, qeveria i kerkon ketij te fundit miratimin e kontrates me procedura te pershpejtuara, nderkohe qe tashme kesti i pare i parave i eshte dhene kompanise sipermarrese.


Ne kushtet e nje bojkoti nga opozita, ekzekutivi eshte i sigurt per numrat qe ka ne sallen e parlamentit, nderkohe nuk dihet se cdo te ndodhte me 6.2 milione eurot nese kjo kontrate do te kthehej mbrapsht nga deputetet.


Sipas kontrates, kesti i dyte duhet shlyer brenda muajit prill 2010, cka paraqet nje arsye tjeter te ekzekutivit per te kerkuar miratimin e kontrates nga Kuvendi me procedura te pershpejtuara.
Marreveshja 78.6 milione euro shfaqi interes te madh ne disa kompani perendimore perfshire edhe ato amerikane ku nuk munguan edhe nderhyrjet e disa politikaneve ne favor te vendeve te tyre. Te interesuarit per te furnizuar Shqiperine me helikoptere ishin italianet e "Agustas", kompania amerikane "Sikorski" dhe francezet e "Eurokopter".


Marreveshja ne fjale u pasqyrua gjeresisht edhe ne mediat e ketyre vendeve. Ne nje shkrim te sajin, revista franceze "L'Expres" thekson vemendjen e politikes franceze ndaj kesaj kontrate duke permendur edhe viziten e Kryeministrit te Shqiperise ne France para se te perzgjidhej fituesi.


Po ashtu, ne nje periudhe te perafert me viziten e Kryeministrit Berisha ne "Elize", ne Shqiperi bujten tre senatore italiane te cilet shfaqen interesin e tyre per kete marreveshje si dhe kerkuan transparence gjate procesit te perzgjedhjes.


"Ne presim tendera transparente, presim rritje te teknologjise ushtarake per te cilat ju (Shqiperia) keni nevoje per operacionet e ndryshme te forcave ushtarake", - do te shprehej senatori De Gregorio.


Sipas kontrates se nenshkruar midis paleve, te peste helikopteret e tipit "AS 532 AL" duhet t'i dorezohen shtetit shqiptar deri ne fund te vitit 2013.


Helikopteret


Tipi "AS 532 AL" eshte nje version me i zgjeruar i familjes se njohur te helikoptereve Franceze "Super Puma". Krahas detyrave ushtarake, ky tip helikopteri permbush edhe misione shpetimi. Ka nje ekuipazh prej dy vetash, dhe krahas armatimeve te vendosura ne te ne misione ushtarake ai mund te transportoje deri 25 ushtare. Ndersa ne kushtet e nje misioni shpetimi, ne helikopter mund te vendosen deri ne gjashte shtreter si dhe 10 pasagjere te tjere.


Pesha maksimale qe mund te transportoje, eshte 4.5 ton. Per sa i perket armatimit, zakonisht, helikopteri "AS 532 AL" mban nje top 20mm, raketahedhes 68 mm si dhe mitraloze ne dyert anesore.


Per menyren se si eshte projektuar, ky helikopter mund te perdoret per transport trupash, mbeshtetje trupash ne luftim, operacione vezhgimi, patrullimi, etj. Tipi "AS 532 AL" eshte ne perdorim nga me shume se 37 ushtri ne te gjithe boten, gje qe e ben ate nga me te sukseshmit ne kategorine e tij.


Me ardhjen e tyre, pritet te rriten ndjeshem kapacitetet operacionale te Brigades Ajrore. Ata krijojne mundesine per transportimin e menjehershem te nje kompanie te kembesorise, si dhe mbeshtetjen e tyre me zjarr gjate luftimeve. Helikopteret ne fjale, mund te fluturojne edhe ne kushte te keqija atmosferike por ajo qe eshte me e rendesishmja ka te beje me pershtatshmerine e tyre. Me disa modifikime te mund te perdoren edhe per fikjen e zjarreve ne pyje.


'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Obama i ben thirrje Izraelit dhe Palestines Eshte koha per paqe
» Vendimi, skedinat do tatohen me 10perqind
» Vendimi, ndryshojne targat e automjeteve
» Vendet e lira te punes me kontrate te perkohshme
» ILDKP heton pasurine e Majlinda Bregut Dyshim per nje afere te madhe
» Mbyllet misioni ne Irak, Obama Tani mendojme per ekonomine
» Qeveria uli shpenzimet para ndryshimeve ne buxhet
» Ska kredi, familjet gjejne burime te tjera financimi
» Kredimarresi mund terhiqet deri ne dy jave pas miratimit
» Çfare duhet patur parasysh para lidhjes se kontrates

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Nderhyrja dhe sovraniteti
» Gjurme te jetes ne Lissos
» Financimi i universiteteve, MASH nis debatin publik
» Ne "Rusine moderne"
» Kriteret qe duhet te plotesojne universitetet
» Makthi ne Irak
» Ne "Rusine moderne"
» Makthi ne Irak
» Kur qeverite privatizojne gjithcka
» Kur qeverite privatizojne gjithcka
» Nje program per mos tu humbur


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 7126 artikuj te lexuar 1685212 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

ne  moderne"    gjithcka  irak  makthi  "rusine  qeverite  privatizojne  kur   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.