News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Ekonomi dhe Biznes
Intervista "Kriza greke, rrezikojne fqinjet"

Publikuar me : 10.03.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 194 here.
'

Sanfey: Shqiperia nuk eshte se i eshte shmangur totalisht krizes, por duket se eshte prekur me pak nga shumica e vendeve te tjera ne rajon. Kjo per shkak se vendi nuk eshte shume i integruar ne ekonomine globale

Ekonomisti i Bankes Europiane Per Rindertim dhe Zhvillim, Peter Sanfey, analizon ne nje interviste per BBC-ne ne shqip krizen greke si dhe efektet qe ajo mund te shkaktoje tek fqinjet te cilet kane marredhenie me te.


Sipas tij, rajoni reagoi me maturi ndaj krizes por paralajmeron per mundesine qe vorbulla e krizes ekonomike ne Greqi te perfshije edhe vendet fqinje, vecanerisht Shqiperine, per shkak se shume kompani e banka greke jane aktive ne vend, dhe sidomos per shkak te numrit te madh te emigranteve dergimi i remitancave te te cileve pritet te bjere.


Z.Sanfey, ju shkruani se Evropa juglindore u shokua nga kriza ekonomike globale. Po ju si kryeekonomist i BERZH-it, a u shokuat?


Po edhe une u shokova ne fakt. Jo vetem rajoni, por edhe vezhgues te jashtem si puna ime. Deri ne mesin e 2008-es, ne e dinim se kishte nje lloj ngadalesimi ekonomik, por nuk i pame permasat e plota te krizes. Vetem nga tremujori i fundit i 2008-es ne u ndergjegjesuam se i tere rajoni do te goditej shume fort si shumica e tregjeve te reja.


Ka qene nje mesim i trishtueshem per te gjithe ne, qe ndjekim zhvillimet ne ate rajon.


Si do ta cilesonit ju reagimin e Evropes juglindore ndaj kesaj krize ekonomike?


Mendoj se rajoni ka reaguar goxha mire dhe ne menyre te maturuar.


Nese shikon se si kane reaguar qeverite, bankat qendrore, qofte edhe si kane reaguar njerezit e zakonshem, mendoj se kane reaguar shume mire. Ka qene nje kohe shume e veshtire per rajonin.


Ne 2009-en ne rajon, GDP mesatarisht ka rene ne afro 6 per qind, papunesia dhe varferia eshte rritur, firmave u eshte dashur te flaknin njerezit nga puna. Pra, te gjitha keto gjera i kane goditur rende njerezit.


Ata e kane kuptuar se kjo ka qene nje krize globale dhe jo e lidhur vetem me vendet e tyre. Qeverite kane kuptuar se kane nje kufi se deri ku ato mund te veprojne, si dhe e kane kuptuar qe duhet te perqendrohen ne ato lloj reformash, qe kishin filluar gjate dekades paraardhese.


Si e shihni ju rastin e Shqiperise, pasi ju shkruani, se Shqiperia i eshte shmangur krizes relativisht pa u prekur dhe arriti te shenoje rritje pozitive gjate 2009-es.


Ku i shihni ju si kryeekonomist i BERZH-it, arsyet e nje performance te tille ekonomike?

Mendoj se kjo reflekton dy faktore. Natyrisht, Shqiperia nuk eshte se i eshte shmangur totalisht krizes, por duket se eshte prekur me pak nga shumica e vendeve te tjera ne rajon.


Ne nje fare mase, kjo reflekton faktin se Shqiperia nuk eshte aq e integruar ne tregjet rajonale dhe globale, sa jane disa ekonomi te tjera te rajonit.


Po ashtu, Shqiperia ka bere nje rruge te gjate gjate 10 apo 15 viteve te fundit sa i perket instalimit te institucioneve me te mira dhe me te forta.


Ka pasur politika makroekonomike te pergjegjshme, te forta dhe te kujdesshme si dhe politika monetare dhe ekonomike te tilla, dhe keto po japin rezultate kur vjen puna tek ritmet e rritjes ekonomike.


Sa nga kjo shmangie relative e Shqiperise nga efektet e krizes ekonomike, i dedikohet faktit qe ekonomia shqiptare nuk eshte aq e globalizura apo integruar, sic thoni ju, dhe sa i dedikohet politikave ekonomike te qeverise ?


Mendoj se eshte nje perzierje e te dyjave. Nuk eshte e lehte te ndash dhe te thuash sa i dedikohet njerit faktor dhe sa i dedikohet faktorit tjeter.
Ne Shqiperi si edhe gjetke, ka nje kufi veprimi per qeverite, per te nxitur rritjen ekonomike.


Por ajo qe mund te bejne ato eshte krijimi i kushteve te nevojshme, kur vjen fjala per menaxhimin e duhur ne fushen fiskale, plus qe bankat qendrore kane nje rol te rendesishem per te luajtur per mbajtjen ulur te inflacionit. Dhe mendoj se ato e kane bere kete shume mire.

A mendoni se rasti i Shqiperise se paprekur nga kriza, do te ndryshoje tani e tutje, nisur nga problemet e medha ekonomike te Greqise, te cilat ne nje menyre mund te ndikojne per keq tek remitancat e ardhura nga emigrantet shqiptare ne drejtim te Shqiperise?
Ky eshte rreziku.


Dhe ky eshte ai element qe ne e theksojme ne raportin e bankes sone. Duhet te presim se si do evoluoje situata ne Greqi. Nuk dua te bej ndonje parashikim se cfare mund te ndodhe ne Greqi. Ne te gjithe po presim se cfare rruge do te marrin zhvillimet ne ate vend.


Si kryeekonomist ne Banken Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim, cila do te ishte keshilla juaj ne nje situate te ketille?


Nuk ka shume hapesire veprimi. E nese ka nje renie ekonomike ne vendin fqinj, mire eshte te perpiqesh ti qendrosh larg sa me shume qe te kesh mundesi.


Por une mendoj se Shqiperia dhe vendet e tjera ne rajon duhet te fokusohen ne te ardhmen afatmesme dhe afatgjate, ne sensin se si te avancojne reformat strukturore, te perafrohen me shume me Bashkimin Evropian, si te aplikojne politika me konkuruese dhe si te zhvillojne potencialet e vendit.


'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Legalizimet, emrat e 7516 fituesve te rinj
» Ankand per marrjen me qira te tokave djerr
» Vendimi, pronaret mund te ndryshojne kategorine e tokes
» Banka Qendrore rishikon sot normen e interesit
» Kuvend puthadoresh
» Kosova si prove e civilizimit europian
» Buxheti, PD kalon me forcen e kartonit ndryshimet
» Ndryshon taksa e qarkullimit per makinat
» ILDKP Do hetojme lidhjet e Vokshit me Arian Tartarin
» Drita e gjelber e Hages

Top artikujt me te lexuar per sot:


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 6191 artikuj te lexuar 1568353 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

rrenje  emrat  ne  fituesve  nje  sarande  breshke  shkrumbojne  piken  2000  ullinj  te  dhe  ekonomia  flaket  7516  legalizimet  veror  e  dosjet  cfare  sezoni  fluks  kapet  ka  murriqanit  shish..  rinj    kufitare  130-kilogrameshe  kuvendi   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.