Edhe pse ekziston prej 21 vitesh, autoritetet e kane injoruar ate duke filluar marrjen e masave vetem kur rrezikoheshin digat
Permbytjet
Rregullorja parashikon ngritjen e nje Komisioni te posacem nese Fierza kalon 285 meter, i cili menaxhon shkarkimet
Me shume se me zemerimin e zotit, kuotat e larta dhe tejet kercenuesve qe vazhdojne te mbajne sot hidrocentralet e ngritura mbi kaskaden e drinit, ne rastin me te mire jane te lidhura me neglizhencen e autoriteteve dhe ne rastin me te keq me urdhra politike.
Ne fakt ekziston nje rregullore per menaxhimin e situatave te tilla ku parashikohen te gjitha detyrat e autoriteteve.
Rregullorja e miratuar nga ekspertet me te mire te digave ne Janar te vitit 1988 percakton qarte dhe pa asnje medyshje menyren se si behen shkarkimet nga tre HEC-et e vendosura mbi rrjedhen e Drinit. Madje ne te percaktohet saktesisht edhe kuota qe duhet mbajtur ne çdo muaj te vitit.
Per sa i perket rastit konkret, zbatimi i kesaj rregulloreje, ne mos shmangien e plote te permbytjeve ne Shkoder dhe rrethinat e saj do te bente qe permasat dhe demet e tyre te ishin sa me te vogla.
Ne fakt, nese analizohet ajo çka percaktohet ne rregullore dhe kuotat ditore te hidrocentraleve te vendosura mbi te verehet lehtesisht qe shkelja nuk ka ndodhur disa dite apo disa jave me pare, po plot nje muaj me pare.
Ne kapitullin dy te rregullores i cili ka te beje me percaktimin e kuotave kur fillon shkarkimi i ujit nga digat parashikohet qarte se ne momentin kur niveli i Fierzes arrin ne 285 metra ngrihet nje komision me perfaqesues nga te gjitha nivelet e qeverisjes, nga ai qendror deri ne ate lokal. Detyra e ketij komisioni eshte qe te menaxhoje situaten duke respektuar pike per pike rregulloren ne fjale.
"Kur niveli ne liqenin e Fierzes arrin kuoten 285 meter, krijohet nje komision i posaçem , i cili perbehet nga perfaqesues te Ministrise se Energjetikes, Ministrise se Ndertimit (sot ministria e Puneve Publike), Sherbimi Sinoptik, Komiteti i Digave te Medha , etj.
Komisioni ka te drejte qe te vendose per ato çeshtje te cilat rregullorja ia ka lene ne kompetence atij", - citohet ne rregullore.
Ne fakt, refereruar te dhenave ne lidhje me ecurine e prurjeve dhe nivelit te hidrocentraleve, rezulton qe Fierza e ka kaluar kuoten 285 meter, qe ne fillim te muajit dhjetor 2009 dhe ky Komision nuk eshte mbledhur.
Duke filluar nga data 1 dhjetor deri ne 14, kuota e Fierzes ka qendruar vazhdimisht mbi 285 meter por perseri komisioni per te cilin behet fjale ne rregulloren e shkarkimit te ujit nga HEC-et e Drinit nuk eshte mbledhur.
Me shume situata eshte perkeqesuar nga data 23 dhjetor e me pas. Brenda kater diteve, niveli i ujit ne basenin e Fierzes ka kercyer nga 286.3 metra me date 23 dhjetor ne 290.3 metra me date 27. Sipas rregullores, niveli 290 metra eshte edhe kuota kur fillon shkarkimi masiv i ujit nga Fierza.
Ne lidhje me kete, rregullorja percakton qarte se si duhet vepruar ne nje nivel te tille. Sipas saj, nese parashikohen prurje te medha uji te cilat mund te ngrijne kuoten e liqenit te Fierzes deri ne 290 meter, Komisioni Vendos per fillimin e shkarkimeve dhe intensitetin me te cilen do te kryhen ato.
Madje, ne rregullore Komisionit i sugjerohen disa skenare shkarkimi me qellim mbajtjen e nivelit te Fierzes nen kuoten 190 metra. Por, mosmbledhja e Komisionit qe do te merrej me menaxhimin e derdhjeve ka nxjerre jashte loje te gjithe sistemin duke lejuar mbushjen e digave deri ne ate pike ku nderhyrjet e mevonshme nuk mund te sillnin asnje rezultat.
Ajo qe eshte me e rende ka te beje me faktin se rregullorja e vitit 1988 eshte perpiluar duke supozuar qe personeli, ne rastin konkret Komisioni, nuk disponon asnje te dhene sinoptike qofte edhe me afat te shkurter.
Pra, nese do te ishte respektuar sadopak rregullorja duke shtuar ketu te dhenat e shumta meteorologjike qe çdo institucion posedon ne ditet e sotme, do te ishte e pamundur kapja e atyre kuotave tejet kercenuese qe kane sot Fierza dhe Komani.
Dajç, permbytjet rrezikojne nenstacionin elektrik
SHKODËR- Permbytjeve masive ne Shkoder duket se do t'i shtohen edhe mungesat e energjise elektrike. Rritja e nivelit te ujit nenstacionin e Dajçit rrezikon te lere pa energji elektrike jo pak por rreth 6000 banore te kesaj zone.
Operatori i Sistemit te Shperndarjes njofton se ne rast se uji rritet edhe 5 centimetra, behet i detyrueshem stakimi i nenstacionit te kesaj Komune nga i cili furnizohen qindra familje.
OSSH deklaron se eshte duke ndjekur nga shume afer kuotat e ujit ne zonat e permbytura dhe do te beje stakime te energjise elektrike aty ku gabinat mund te permbyten dhe aty ku rrezikohet jeta e njerezve si pasoje e prezences se energjise elektrike. Kompania ben te ditur gjithashtu, se eshte duke bashkepunuar me Shtabin e Emergjences prane prefektures se Shkodres.
"OSSH ka ngritur grupe sherbimi 24 oreshe ne drejtorine e zones si dhe ne zonat e permbytura.
Per te shmangur rrezikun si rezultat i rritjes se nivelit te ujit deri dje eshte bere shkeputja e 30 kabinave ne 6 nenstacione te cilat, te gjitha se bashku furnizojne 932 abonente.
Ne saje te masave te marra dhe te punes intensive qe eshte duke u zhvilluar, vetem rreth 55 e abonenteve te ketyre zonave ndodhen per momentin pa energji elektrike", - citon kompania.
Gazeta Shekulli ka siguruar kuotat dhe prurjet ne hidrocentralin e Fierzes gjate muajve nentor dhe dhjetor te vitit te kaluar. Ne to shihet qartesisht se si ka evoluuar situata deri sa ka arritur ne permbytjet e diteve te sotme. Me poshte po paraqesim grafiket per muajt nentor e dhjetor ne HEC-in e Fierzes.