News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Kronike
Kapet *kasapi* i bandes se Altin Dardhes

Publikuar me : 06.11.2008 Origjina : Gazeta ShqipLink i Jashtem ! Lexuar : 2753 here.

Nje tjeter anetar i bandes famekeqe te Altin Dardhes, ka rene ne prangat e Policise se Beratit. Drejtoria e Policise se Qarkut Berat beri te ditur se sherbimet e Komisariatit te Beratit kane arrestuar shtetasin Ilir Çuman Ponoçi, 37 vjeç, banues ne lagjen "Çlirimi" te qytetit. Ne fakt, ndalimi i tij eshte bere pasi eshte autor i vjedhjes se lokalit te shtetasit Arjan Kanani, por policia deklaron se ky person dyshohet si autor i disa krimeve teper te renda te ndodhura ne Berat, ne vitin 1997. Burime te brendshme te Policise se Beratit bejne te ditur se Ponoçi ka qene nje nga pjesetaret me te rrezikshem te bandes se lagjes "Çelepias", qe drejtohej nga Altin Dardha. Sipas burimeve policore, ne dosjen e tij jane renditur nje numer i madh krimesh te renda te ndodhura gjate vitit 1997. Nder keto krime perfshihen qe nga grabitjet me arme, gjobeveniet, rrembimet e personave e deri te vrasjet makabre. Ponoçi njihej ne vitin 1997 si "i tmerrshmi" i bandes famekeqe, pikerisht ne ate kohe kur gjysma e qytetit nga hyrja e Beratit e deri tek Ura e Gorices u izolua nga banda e Altin Dardhes. Gjithsesi, burimet policore pohojne se ende duhen mbledhur prova dhe informacione per te vertetuar akuzat e renda qe bien mbi kete person dhe kjo do te behet ne saj te bashkepunimit edhe me komunitetin. Drejtori i Policise se Qarkut Berat, Bernard Caushaj, thote se policia do te hetoje per te gjitha vrasjet qe ka kryer kjo bande, qe nuk ka kursyer edhe foshnjat, grate dhe pleqte. Nga informacionet e deritanishme, policia ka arritur te zbuloje se Ponoçi kishte nje rol te rendesishem ne banden kriminale, mbi te cilen rendojne dhjetera vrasje. Ponoçi perdorej nga Altin Dardha per te torturuar pengjet dhe per te ekzekutuar personat qe kundershtonin banden.

"Gjithsesi, kjo eshte vetem maja e ajsbergut", thote kreu i policise se Beratit, pasi, sipas tij, do te kete te tjera arrestime te bujshme te anetareve te bandes me te eger te vitit te mbrapshte. Disa dite me pare, policia e Beratit arrestoi nje tjeter te dyshuar si anetar te bandes se "Çelepiasit", Artan Taren. Edhe ky i fundit u arrestua per krime qe nuk kane lidhje me aktivitetin e bandes, por policia deklaroi se eshte person nen hetim per krimet e vitit 1997 dhe se shume shpejt do te pergjigjet edhe per keto.

Venia perpara drejtesise e anetareve te mbetur gjalle te bandave famekeqe te vitit 1997 eshte prioritet i punes se policise se Beratit. Ne fund te muajit shtator, pak dite pas emerimit te tij ne krye te Drejtorise se Policise se Beratit, Bernard Caushaj tha, ne nje prononcim per gazeten "Shqip", se zbulimi i krimeve te vjetra do te ishte ne qender te vemendjes se punes se tij. Sipas Caushajt, vendosja e drejtesise per krimet e vjetra do te rikthente besimin e popullit te Policia e Shtetit. "Ajo periudhe e zeze nuk mund te shlyhet lehte nga memoria e ketij qyteti, ku mbi 500 djem e vajza u vrane dhe u masakruan, dhe ende sot e kesaj dite, nenat e veshura me te zeza presin drejtesi", tha Caushaj. Jane 106 dosje ngjarjesh te vjetra pa autor, qe presin te shpluhurosen nga Policia e Beratit. Megjithese qytetaret i njohin kriminelet e vitit te mbrapshte, ata mbeten te pandeshkuar dhe shetisin te lire, madje po shtojne pasurine e fituar me gryken e armes 11 vjet me pare. Drejtues Bernard Caushaj tha se ishin perzgjedhur dosjet e para per rihetim dhe se behej fjale per vrasje, perdhunime, pengmarrje dhe venie gjobash, qe ende jane te pazbuluara. Caushaj e vuri theksin te krimet e bandes se lagjes "Çelepias", ne krye te se ciles ka qene i famshmi Altin Dardha, i cili nuk jeton me.


Bandat


Ish-te burgosurit

qe terrorizuan Beratin


Bandat e Beratit perbeheshin kryesisht nga ish-te burgosur per vrasje e trafiqe, te gjithe te arrestuar pas operacionit te bujshem te vitit 1996. Gjate trazirave te vitit 1997, te gjithe ish-te burgosurit u kthyen ne Berat per t‘u "hakmarre", duke krijuar dy banda kryesore, qe e ndan qytetin ne dy pjese, njera me qender ne lagjen "Vakef" dhe tjetra ne "Çelepias". Grabitjet me arme, gjobat, vrasjet e atyre muajve nuk fshihen kollaj nga memoria e qytetareve te Beratit. Keto banda operonin ne fshatra e nga muaji maj dhe brenda ne qytetin e Beratit gjithçka ishte nen kontrollin e tyre. Banditet grabisnin fillimisht me maska, por me pas edhe zbuluar dhe filluan te vinin gjoba, madje e te merrnin pengje. Ne krye te bandes se "Çelepiasit", lagje ne hyrje te Beratit, ka qene Altin Dardha. Disa nga anetaret me te eger te kesaj bande kane qene vellezerit Ponoçi, te cilet kane kryer krime nga me monstruoze. Kjo bande nuk ka ngurruar te vrase nena me foshnja ne bark, apo te murose e betonoj te gjalle te rinj e pleq. Kane qene me dhjetera dhe nga me te ndryshmet krimet e kryera nga anetaret e kesaj bande. Megjithese nje pjese e bandes u eliminua nga konfliktet me bandat rivale, ende ka anetare te saj, te cilet rrojne te qete.


 

 



 




Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Sezoni veror, fluks ne piken kufitare te Murriqanit
» Kapet nje breshke 130-kilogrameshe
» Sarande, flaket shkrumbojne 2000 rrenje ullinj
» Lihen ne burg nene e bir, vrane babane
» Vret gruan, mban peng femijet, me pas vetevritet
» Fqinjet Belegu nuk ka hyre ne territoret tona
» Goditet rrjeti i shitjes se heroines, kapen shotgane
» Donte 30 mln, bastexhiu, shantazh e kercenime familjes se zjarrfikesit
» Arrestohet nje nga organizatoret e protestes ne Hamallaj
» Vlore, perplasje qark-prefekture per mbledhjet

Top artikujt me te lexuar per sot:


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 6191 artikuj te lexuar 1568375 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

veror  ekonomia  dhe  fituesve  cfare  kufitare  fluks  e  murriqanit    dosjet  flaket  sarande  shish..  breshke  ullinj  legalizimet  kapet  rinj  kuvendi  shkrumbojne  emrat  sezoni  2000  ne  ka  te  130-kilogrameshe  7516  nje  piken  rrenje   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.