News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Sport
Kapitullon Vllaznia, Tirana tani -6

Publikuar me : 31.10.2009 Origjina : Gazeta ShqipLink i Jashtem ! Lexuar : 826 here.

Vllaznia vazhdon te mos gjeje rrugedalje nga kriza e thelle e rezultateve ku ndodhet. Skuadra shkodrane humbi 1-0 ne fushen e saj perballe Tiranes, ne ate qe cilesohej si sfida qe do t‘i rikthente Kategorise Superiore nje prej emrave me te rendesishem. Ne "Loro Boriçi", gjithçka vendoset nga nje gol i mesfushorit Gjergji Muzaka, ne minuten e 28-te. Tashme kuqeblute ndodhen ne kaos te plote. Kjo ishte humbja e gjashte ne nente takime te zhvilluara ne kampionat dhe e treta ne kater ndeshje qe Roland Luçi drejton skuadren. Shifra alarmante, te cilat pasqyrohen edhe ne klasifikim: Vllaznia qendron ne vendin e parafundit, me vetem 7 pike te grumbulluara, nderkohe qe Dinamo kryesuese eshte 13 pike larg. Klubi kerkon kohe te reflektoje per masat qe do te merren per te ndryshuar situaten. Burime prane krereve thone me siguri se gjate janarit do te kete merkato te fuqishme, ndersa tekniku Luçi nuk dorezohet dhe as qe e mendon doreheqjen. Pavaresisht humbjes, ne fund te 90-minuteshit ai e vendosi theksin te sinjalet pozitive qe mori nga ekipi, duke e cilesuar rezultatin si te pafat. "Kemi luajtur me mire se heret e tjera. Jemi ndeshkuar vetem nga nje rast, ku Tirana shenoi golin e fitores. Natyrisht qe jemi te merzitur per humbjen, megjithate kundershtaret nuk kane bere asgje me shume se ne, perveç atij goli, ku mbrojtja jone nuk ishte e rreshtuar mire", deklaroi njeriu qe vetem pak jave me pare braktisi jeten ne Austri dhe u emerua si shpetimtari i klubit te kryeqendres veriore. Asgje nuk duket se funksionon, duke filluar nga mbrojtja, e cila ka rigjetur lojtarin e Kombetares, Elvin Beqiri, i kthyer ne rolin e tij ne qender. Por, eksperienca e 29-vjeçarit kuqezi nuk mjafton per te perforcuar nje repart qe nuk jep aspak siguri. Problemet vazhdojne te mesfusha, e cila nuk arrin te beje si duhet lidhjen e reparteve, ndersa sulmi mbetet "Thembra e Akilit". Sinani ende nuk eshte zhbllokuar: per sulmuesin veteran, asgje nuk funksionon si duhet. Perpara portes ai "ngrin", dhe golave te munguar u shtohen edhe asistet e shperdoruar, ashtu si ne te 38-en, kur i vetem me Nallbanin ka kerkuar te pasoje te Bala, por u neutralizua nga "gardiani" bardheblu.
Ne anen tjeter, fitorja minimale ne Shkoder ishte mjaft e rendesishme per Tiranen. Me gjashte pike ne dy ndeshjet e fundit, bardheblute e drejtuar nga dyshja Tafaj-Dede vazhdojne ngjitjen ne tabele. Ne pritje te ndeshjes ndermjet Dinamos dhe Gramozit, kampionet ne fuqi e shohin veten 6 pike larg kryesuesve. Kapiteni Muka nuk ishte deciziv ashtu si premtoi, por ajo qe funksionoi per bardheblute ishte loja ne grup dhe sakrifica per te marre rezultatin e deshiruar. Meritat e fitores i shkojne te gjitha Ahmatajt dhe Muzakes, i pari per vertikalizimin qe gjeti te papergatitur te gjithe prapavijen kundershtare, ndersa i dyti sepse pavaresisht presionit te Doçit e dergoi topin ne rrjeten e Grimes. Por, nuk mund te lihen ne hije pritjet e Nallbanit, qe te pakten ne tri momente ka qene vendimtar dhe lufta e forte fizike e Memellit, i cili nuk eshte kursyer ne duelet me kundershtaret dhe ka kerkuar te mbaje sa me lart skuadren e tij. Tirana ngjitet ne kuoten e 14 pikeve, duke i marre Teutes vendin e katert dhe rifutet ne garen per titull.

 



 




Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Vllaznia, humbja e paralajmeruar e Beses
» Zbulohen kandidatėt, Mesi favorit pėr
» Galiani: David Bekham vjen nė janar
» Rikuperohet Bogdani, gati ndaj Udinezes
» Apeli fal Ndreun, ulen 5 javė pezullim
» Kosovė-Serbi, mė 5 nėntor pėrballė FIFA-s
» Ndėrmjetėsimi i IOC sheshon konfliktin KOKSH-MTKRS
» Dinamo, kreu i klasifikimit kalon nga Gramozi i Canajt
» Salihi vjenez, Rapidi i kerkon gola
» KakĆ : Zgjodha Realin para Ƈelsit...

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Nderhyrja dhe sovraniteti
» Gjurme te jetes ne Lissos
» Financimi i universiteteve, MASH nis debatin publik
» Ne "Rusine moderne"
» Kriteret qe duhet te plotesojne universitetet
» Makthi ne Irak
» Ne "Rusine moderne"
» Makthi ne Irak
» Kur qeverite privatizojne gjithcka
» Kur qeverite privatizojne gjithcka
» Nje program per mos tu humbur


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 7126 artikuj te lexuar 1685204 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

kur  makthi  moderne"  gjithcka  irak    qeverite  privatizojne  ne  "rusine   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.