News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Kronike
Kerkoi 10 milione leke, pranga kryepermbaruesit

Publikuar me : 27.07.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 119 here.
'

KORRUPSIONI/ Ernest Shimka kishte vetem tri jave ne detyre. Kerkoi ryshfet per te zbatuar vendimin e gjykates per nje demshperblim


VLORE - 1 milion leke (te reja) per te lehtesuar dhe shpejtuar marrjen e nje shume prej 20 milionesh. Kembimi eshte propozuar se fundmi nga nje funksionar i drejtesise ne Vlore, ndersa marrja e ryshfetit i ka tronditur karrieren e posafilluar. Policia e Vlores ka vene ne pranga kreun e permbarimit te Vlores, Ernest Shimka. Arrestimi i tij eshte bere me akuzen e korrupsionit pasiv.


Drejtori i policise se Vlores, Ylli Metko tha se per drejtuesin ne fjale gjithcka eshte kryer me metoda speciale, ne baze te informacioneve qe dispononte policia e shtetit. Kreu i permbarimit te Vlores ka kerkuar 10 milione leke ne kembim te lehtesirave qe do ti krijonte nje qytetari per nje ceshtje gjyqesore.


Sipas burimeve, per te ekzistojne te gjitha provat per favorin qe do te kryente, ne saje te funksionit qe kishte ne krye te kesaj zyre, perfshi edhe flagrancen. Mesohet se drejtuesi ne fjale ushtronte kete detyre vetem prej tri javesh, i komanduar.

Policia


Ne nje konference per shtyp drejtori i drejtorise se policise Vlore, Ylli Metko, tha se diten e sotme (dje) fale nje pune te mire investigative disaditore, te kryer me forma speciale te hetimit, ne bashkepunim edhe me njesine Task Force prane Prokurorise se rrethit Gjyqesor Vlore, u kurorezua me sukses operacioni i koduar Permbaruesi.


Si rezultat i ketij operacioni u be i mundur arrestimi ne flagrance i shtetasit Ernest Shimka, 28 vjec, lindur ne Tepelene dhe banues ne Vlore, me detyre kryetar i Zyres se Permbarimit Vlore.


Arrestimi i tij u be pasi sot (dje) rreth ores 15 00 u kap ne flagrance, pasi kishte marre ne forme ryshfeti nje sasi parash prej 10 milione lekesh (te vjetra). Shuma eshte kerkuar me qellim vendosjen ne levizje te ekzekutimit te nje vendimi gjyqesor per demshperblimin e nje qytetari nga nje kompani siguruese, duke konsumuar keshtu vepren penale te korrupsionit pasiv te funksionareve te tjere te organeve te drejtesise.


Ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar sasia prej nje milion lekesh te reja, si dhe disa dokumente shkresore, te cilat lidhen me vepren penale. Po vijon puna per dokumentimin e plote ligjor te ketij akti te paster korruptiv.


Prokuroria


Zv.prokurori Maksim Sota, gjate konferences per shtyp, e ka vleresuar rastin e djeshem per bashkepunimin e suksesshem midis drejtorise se policise se qarkut Vlore dhe prokurorise se rrethit gjyqesor Vlore ne luften kunder korrupsionit ne organet e drejtesise.


Pervecse ka falenderuar strukturat e policise ne drejtorine e qarkut per veprimet e shpejta qe kane kryer, ai u ka bere thirrje dhe te gjithe qytetareve vlonjate, por edhe te gjithe Shqiperise, per te denoncuar cdo akt korruptiv te cdo punonjesi te organeve te drejtesise, perfshire ketu qe nga prokurori, gjyqtari, permbarues, apo cdo funksionar tjeter per veprimet e tyre korruptive.


Te marrin guximin te denoncojne keto akte korruptive, pasi do te kene mbeshtetjen e plote te strukturave te policise dhe prokurorise, me gjithe goditjen e tyre.


Sic saktesoi Sota, kreu i permbarimit te Vlores eshte arrestuar ne flagrance per vepren penale te korrupsionit pasiv te funksionareve te larte te drejtesise, pasi eshte kapur me sasine e parave qe kishte kerkuar nga qytetari, i cili mori guximin dhe e denoncoi kete akt korruptiv qe ai kishte kryer. Kreu i permbarimit kishte vetem tri jave i komanduar si drejtues i zyres se permbarimit Vlore dhe tre vjet qe punonte si permbarues gjyqesor ne Vlore.


Favori qe kishte premtuar kreu i permbarimit ishte lajmerimi per ekzekutim, nxjerrja e urdhrit per ekzekutim ne kompanine e sigurimit qe kishte detyrimin per te shlyer shumen e parave ndaj nje qytetari te aksidentuar. Behet fjale per nje vendim gjykate per demshperblim, vendim i cili ekzekutohet nga permbarimi. Sota tha se hetimet vijojne dhe gjithcka do te verifikohet, detaje te cilat prokuroria do ti beje me dije ne te ardhmen.

Historia


Pak muaj me pare, nje qytetar behet objekt aksidenti, gjate te cilit person demtime te konsiderueshme. Procedurat ne gjyqesor i percaktojne atij shumen prej 200 milione lekesh, shume te cilen ai e perfitonte ne kompanine siguruese.


Se fundmi urdhri i ekzekutimit do ti perkiste permbarimit, rrethane kjo me te cilen ka mundur te perfitoje kreu i permbarimit, duke bere propozimin 10 milione leke per ti kaluar qytetarit shumen prej 200 milione lekesh.


Pazaret jane dekonspiruar, cka per kryepermbaruesin kane premtuar vetem tri jave ngritje ne detyre, por edhe perballje me drejtesine, pjese e se ciles ai ka qene prej tre vjetesh.

'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Katari njeh Kosoven
» Shpejtesia, plagoset tetovari
» Konflikti per pronen, i ve tritol magazines
» Selmanllari 3 ore ne prokurori, hedh poshte pretendimet e Vokshit
» Deshmitari Gjuzi Tan Sallakun nuk e vrau Lul Berisha
» Prej 6 muajsh ne "burg", marinaret kercenojne djegien e anijes
» E fejojne me mbleseri, vetehelmohet
» Gjyqet komuniste, si te denonte partia
» "Naive te mendosh qe hallet tona do zgjidhen nga BE"
» Arrestohet me akuzen per vjedhje

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Leja e ndertimit, deshmon Selmanllari Albana Vokshi genjen
» Viti i ri mesimor nis me 6 shqetesime
» Liberalizimi i vizave, KE-ja miraton opinionin per Shqiperine e Bosnjen
» Ruci Kemi bere oferten e fundit, vleresojeni para se te pergjigjeni
» Deshmitari Gjuzi Tan Sallakun nuk e vrau Lul Berisha
» Deshmia e Selmanllarit "perplas" avokatin me Prokurorine. Reagon PS
» Selmanllari 3 ore ne prokurori, hedh poshte pretendimet e Vokshit
» Avokati i tatimpaguesve, si do funksionoje institucioni
» Ballkanika ne Vlore
» Cana eshte optimist, por kerkon kujdes
» Kryegjyshi dhe babai i Erisonit
» Katari njeh Kosoven
» Tirane, policia godet bazen e heroines
» Shpejtesia, plagoset tetovari
» Prej 6 muajsh ne "burg", marinaret kercenojne djegien e anijes
» Ndeshja Shqiperi-Luksemburg, bllokohet qarkullimi ne disa zona
» Xhelepi Projektet e HEC-eve jane me defekte
» "Bollano, produkt i kryeministrave pa kokrra te ketij vendi"
» Tenton te perdhunoje fqinjen 14-vjecare
» Ministria hap TIK ne shkollen Profesionale me kompjutere te vjeter


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 7255 artikuj te lexuar 1710562 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

hesht  selmanllarit  avokatin  ruli  njeh  korruptiv  faktet  deshmia    per  te  eshte  "perplas"  prokurorine.  14-vjecare  katari  neser  ps  me  perdhunoje  kosoven  cana  optimist  tenton  privatizimi  publikohen  kujdes  pyetjet.  reagon  por  fqinjen  kerkon  e   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.