Rreth njezet e ca vjet me pare, menjehere pas ardhjes ne pushtet te Sllobodan Miloshevicit, nje nga veprimet e para te Serbise, atehere shtet anetar i Federates Jugosllave ishte suprimimi i autonomise se Krahines Autonome te Kosoves.
Me deshiren per te mbrojtur, popullin e shumevuajtur Serb, dinjiteti i te cilit, sipas autoreve te aktit te mesiperm, ish neperkembur nga te gjithe e ne menyre te vecante nga Shqiptaret, por dhe integritetin territorial te Serbise, parlamenti Serb shkeli ne menyre flagrante Kushtetuten e 1974-es e cila, ne nenin 402, parashikonte qe akte te kesaj natyre do te mund te realizoheshin vetem me aprovimin e te gjitha republikave te tjera.
Kjo, jo vetem nuk ndodhi, por me teper se kaq, bota u gjend, ne pak kohe, perballe nje shteti qe mendonte dhe vepronte si qindra vjet me pare. Te paret dhe gjere ne fund e pesuan kete Shqiptaret, me te pambrojturit nga te gjithe.
Me pas e mesuan ne kurrizin e tyre sllovenet, kroatet, boshnjaket. Si i dale nga nje muze, ne terminologjine, politikat dhe mjetet e perdorura nga ky shtet dhe strukturat e tij ndjehej aroma e eger dhe gjakatare e periudhave me te erreta te njerezimit. Kete e bente me te thjeshte edhe kontrasti i jashtezakonshem qe politikat e tij kishin me frymen dhe kontekstin e kohes.
Nderkohe qe ne bote po flitej gjithmone e me shume per te drejtat dhe lirite e njeriut, per rendin e ri boteror te permendur me pare nga Georges Bush, per integrimet madheshtore qe propozonte Traktati i Mastrihtit, per dobesimin e kufijve ne dobi te afrimit te popujve, te fqinjesise se mire midis vendeve dhe perhapjes se demokracise, mu ne zemer te Europes fuqizohej cdo dite e me shume, nje njeri, nje shtet, nje politike, ne thelb te te cileve qendronin parime qe koha e re nuk mund ti pranonte me.
I shtyre nga deshira absurde per zmadhim (endrra e vjeter e ketij vendi) dhe hegjemoni, per te mbrojtur integritetin territorial te nje endrre te pavertete (Sllavet zbriten ne Jug, vecse duke filluar nga fundi i shekullit VI, nderkohe qe Iliret dhe Greket gjendeshin aty prej 2000 e ca vjet para JC) ne mes te entuziazmit qe renia e diktaturave kish krijuar ne Europe, ky shtet ia doli tu ngrije buzeqeshjen te gjitheve, duke krijuar nje det te madh gjaku ne zemer te Ballkanit.
Pa pyetur as per te drejtat e njeriut, te cilat prej kohesh po dominonin moralin dhe ligjet nderkombetare dhe as per te drejtat kolektive te parashikuara ne ate qe gjuhen juridike nderkombetare quhet vetevendosja e brendshme.
Asnje ligj, asnje zakon nderkombetar, asnje moral fitues i kohes nuk mundi te ndaloje kete vend, ne frymezimin dhe realizimin e nje prej genocideve me te medha pas atij te hebrenjve.
Mbi dhjete mije Shqiptare te vrare e masakruar, akoma pa varre, me qindra gra te perdhunuara, me qindra shtepi e fshatra te djegur e percelluar, mbi nje milion te zhvendosur nga Kosova brenda dhe jashte territorit, me mijera kilometra katror te minuara qe vrasin sot e kesaj dite ne Kosove dhe Shqiperi njerez te pafajshem vlente integriteti territorial i endrres serbe.
Ne te njejten kohe, ne Kanada, Gjykata Kushtetuese e ketij vendi konsideronte si absolutisht legjitim kerkesen per referendum per pavaresine e Kebekut. Nderkohe qe edhe ne keto kushte Shqiptaret e Kosoves kerkonin ende vec autonomine e brendshme. Vec nderhyrja e Natos, mundi te ndaloje ne minutat e fundit te paberen.
Po lufta mbaroi dhe si rralle ka pare njerezimi, shqiptaret u kthyen te rindertojne token e dashur e te djegur te Kosoves. Disa kohe me pas ra dhe Miloshevici.
Te gjithe u nxituam te besojme se edhe ne kete vend erdhi demokracia, sistemi qe ka mekanizma te mrekullueshem qe mund te ndalojne luften. Nje klase deri diku e re politike u shfaq dhe te gjitheve iu pelqeu ti konsideronte si europianet e Serbise.
Sigurisht jo nga kostumet dhe kravatat e kohes qe vishnin gjithe shije e nur, por nga mentaliteti qe bartnin. Por a rezultoi keshtu? Tashme ska asnje dyshim absolutisht jo.
Dhjete vitet qe pasuan mbarimin e pergjakjes se Shqiptareve, habiten serish boten mbare. Habiten shqiptaret por habiten edhe serbet. Nga te paret pritej hakmarrje, pa fund, pa kufij, ne cdo cep, ne cdo rruge, ne cdo kthine, ne cdo skute ku mund te ishin strukur pergjegjesit e masakres.
Per habine e te gjitheve edhe pse sot duket e kaluar ne kohe nga shume njerez, ata kryen nje nga gjestet e rralla ne historine e Europes, te asaj Europe qe i pelqen aq shume te flase per paqen franko-gjermane. Shqiptaret nuk u hakmoren, as kerkuan ta benin kete.
Te veshur e mbathur si mos me keq, te djegur e zhuritur si kurrkush, ata ishin europianet e vertete te ketij shekulli, te ketij kontinenti. Pranuan me lehtesine me te madhe, gjithfare parimesh per ndertimin dhe mbijetesen e te cileve Europes vete i jane dashur me qindra vjet. Pranuan Kosoven multietnike, sic ne fakt e kishin pranuar gjithmone ne histori.
Pranuan te jetojne e bashkepunojne me serbet. Tu njohin dhe sanksionojne atyre autonomite me te cuditshme ne bote dhe standarde diskriminimi pozitiv sic eshte rasti i pranise se perhershme te dhjete deputeteve ne Kuvendin e Kosoves.
Pranuan ndertimin e komunave serbe. E nje sere e sere te drejtash te tjera, disa prej te cilave mund te konsiderohen standarde te paarrira ne shumicen e vendeve demokratike te Europes. Filluan gjithashtu te ndertojne shtepite e serbeve, nderkohe qe shume Shqiptare e kane te pamundur te kthehen ne shtepite e tyre ne veri.
Por jo me pak habiten europianet e Serbise. Europiane qe sditen sot e kesaj dite te kerkojne falje ndaj masakres dhe genocidit ndaj shqiptareve. Dhe jo vetem kaq. Per politike te brendshme apo perfitime te jashtme ndaj Kosoves vazhdoi i njejti lajtmotiv ai i integritetit territorial te vendit.
Ky i fundit, pavaresisht gjithckaje qe ndodhi ne terren, ne logjike te fundit te te drejtes nderkombetare e humbet rendesine kur nje populli te tere i mohohet brutalisht vetevendosja e brendshme.
Pa dashur ta kuptojne kete, per habine e te gjitheve, mu ne sy te Europes dhe pa asnje problem, europianet e Serbise cdo dite te ketij dhjetevjecari, nderkohe qe ne Kosove ngriheshin institucionet e multietnicitetit, vazhduan te prodhojne plane e strategji teper te ngjashme me ato te Miloshevicit.
U provua me djegiet e doganave, me provokimet ndaj shqiptareve, me ngritje dhe financim te strukturave paralele ne veri te Kosoves, me financim te elementeve dhe bandave te armatosura, me organizim zgjedhjesh te paligjshme.
U konceptua dhe u shpall pa asnje merak plani per bllokimin ekonomik te Kosoves, te levizjes se mallrave dhe njerezve nga Kosova ne territorin e ketij vendi.
U bllokua anetaresimi i Kosoves ne nismat rajonale dhe u pengua integrimi i minoritetit serb ne institucionet e shtetit te ri. U mundua te pengoje njohjen e Kosoves dhe tash se fundi edhe shpallja ne kundershtim me te drejten nderkombetare te pavaresise se Kosoves.
Ne te njejten kohe, paralelisht me keto, se bashku me miqte e saj, disa prej te cileve europiane, vazhdon te financoje dhe mbeshtese si rezultat te fundit ate te ndarjes se Kosoves, sipas gjithfare projektesh e shembujsh, si p.sh., ai qipriot edhe pse per dhenien fund te te cilit sot po investohet aq shume.
Per habine e te gjitheve, mu ne sy e zemer te Europes, nuk do shume mend se Serbia po vazhdon edhe pse, me pak me shume kujdes, rrugen e Miloshevicit.
A eshte vertete kaq e veshtire te kuptohet se me politiken e saj, ky vend ka kohe qe po del hapur kunder, jo thjesht logjikes se kohes, por me shume se kaq, kunder vete parimeve dhe ligjit nderkombetare?
Kush mund te thote e bind sot, se politika e Serbise ne Kosove, nuk perben as me shume e as me pak, nje rrezik te drejtperdrejte te paqes dhe stabilitetit ne rajon? Kush mund te thote e bind sot edhe me naivin mes nesh, se kjo politike e europianeve te Serbise, jo vetem ska asgje te perbashket me vlerat dhe parimet Europiane, por eshte diametralisht e kundert me to. Se eshte ne kundershtim te hapur me politiken e fqinjesise se mire aq te kerkuar dhe nxitur nga Bashkimi Europian ne Ballkan?
Po keshtu me konceptin e bashkepunimit rajonal? Me dialogun konstruktiv etj., etj. Duke i dhene fund, me se fundi, me mosnjohjen e vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, te dilemes mbi europianizmin e udheheqjes se saj.
Por, si mund te kerkosh dhe respektosh zbatimin e ligjit nderkombetar, nderkohe qe nuk njeh vendimin e GJND, si institucioni suprem i OKB ne dhenien e drejtesise dhe aq me teper kur e ke kerkuar vete ate?
Per te kuptuar kete vazhdimesi te politikes Serbe ne Kosove, Serbia po i ndihmon te gjithe me sinqeritetin e politikes se saj. Ajo po shkel hapur jo vetem mbi parimet dhe zakonet nderkombetare, por dhe mbi perpjekjet integruese ne Europe, duke mos u perpjekur per asnje cast ti kamufloje qellimet e saj.
As me me kostumin europian qe ne vete, ua veshem pa takt e kujdes, udheheqesve te saj, ne kete dhjetevjecar, as me planet, strategjite dhe veprimet konkrete ne Kosove dhe me gjere.
Kambanat ne fakt, nuk po bien me per Serbine. Ato po kumbojne per Europen e Bashkuar, kete shembull te paperseritshem ne historine e njerezimit se si interesat reciprok te nje jete me te mire per qytetarin, bejne te pamundur luften. Kosova ishte dje dhe mbetet ende sot nje sprove e jashtezakonshme e Europes, civilizimit te saj, vlerave te saj historike, politike dhe shoqerore.
Parimet qe ajo vazhdon prej tashme njezet vitesh te na i kerkoje me ngulm, si fqinjesia e mire, bashkepunimi rajonal, dialogu konstruktiv, shoqerite multietnike, etj., etj., vazhdojne te hasin rezistence te jashtezakonshme ne kete vend te quajtur Serbi, duke rrezikuar keshtu, me pa te drejte paqen dhe stabilitetin ne rajon.
Aq me e ndjeshme behet kjo sfide, kur qarqe te vecante te saj vazhdojne edhe pas fjales se drejtesise nderkombetare, te shtjellojne skenare te jashteligjshem ndarjeje te Kosoves, duke mos respektuar me kete rast as ligjet nderkombetare, as zakonet e mira e kujtimet e keqija, as parimet mbi te cilat u ngrit Europa dhe as deshiren legjitime te malazezeve, maqedonasve e sa e sa popujsh te tjere per nje jete me te mire, te cilet do te mund te rrezikonin paqen e tyre, nga hapja e nje kutie djalli, kapakun e se ciles sdo te dinte me kush ta mbyllte.
Pyetja ne kete rast nuk i drejtohet me Serbise dhe europianeve te saj, por Europes dhe Komunitetit nderkombetar ne teresi a nuk ka ardhur koha per te alternuar paksa politiken e karotes ndaj Serbise? Ose e thene me troc a ka ardhur koha per ti thene kesaj politike boll?
'