News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Ekonomi dhe Biznes
Kriza globale rrezikon investimet ne Shqiperi

Publikuar me : 29.10.2008 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 1688 here.
Deklaratave te kryeministrit per investime, u jane pergjigjur ekspertet e bankave me mungesen e parave

TIRANE - Ritmet e investimeve ne Shqiperi, pritet te pesojne renie ne muajt ne vazhdim. Paralajmerimi ka ardhur nga drejtori ekzekutiv i nje prej bankave private ne Shqiperi, Oliver Whittler, ne tryezen e trete te rrumbullaket te biznesit me qeverine, zhvilluar dje ne Tirane. Sipas tij, qeveria shqiptare nuk mund te permbushe investimet e parashikuara ne nje kohe te shkurter, vetem me te ardhurat e saj, pa financimin e bankave nderkombetare.

Investimet

Megjithese kryeministri Berisha ka deklaruar se ne muajt ne vazhdim do te perfundohen investimet e nisura dhe se do te hapen kantiere te reja ndertimi, situata me e fundit ekonomike si, falimentimi i disa bankave ne SHBA dhe ekzistenca e nje paniku ne sistemin bankar boteror, nuk e favorizon mbeshtetjen nga keto te fundit te investimeve ne fjale.

Per pasoje, qeveria, ose duhet te rrise buxhetin e saj te parashikuar per perfundimin e tyre, ose duhet te beje ngrirjen e tyre deri ne nje normalizim te situates ekonomike dhe stabilizimin e sistemit bankar. Gjate fjales se tij si pjesemarres, edhe kryeministri Berisha ka pranuar se efektet e ngadalesimit te rritjes ekonomike te vendeve fqinje do te jene te pashmangshme per ekonomine e vogel te vendit tone.

Sipas tij, efektet e krizes qe po kalon bota, do te ndihen jo vetem ne investime, por edhe tek te ardhurat e emigranteve. *Ne nuk na mbetet gje tjeter, vecse te vazhdojme punen tone per krijimin e lehtesive per investitoret, pavaresisht asaj cfare po ndodh ne tregjet financiare nderkombetare*, - deklaroi Berisha.

Emigrantet

Duke analizuar situaten ne vendet perendimore, ku kriza ne fjale ka perfshire edhe ekonomite e vendeve me te fuqishme, krahas atyre fqinje, u shtrua pyetja se cfare do te ndodhe me emigrantet shqiptare, tashme pjese e tregut te punes ne vendet e perfshira ne vorbullen e krizes. Parashikohet se, keta te fundit, duke marre parasysh fitimin e paket si pasoje e krizes dhe tkurrjes se investimeve ne vendet ku ata punojne, mund te kthehen ne vend me synimin per te investuar ketu.

Pyetjes nese qeveria Shqiptare ka ne plan krijimin e lehtesirave ne kredimarrje per emigrantet qe supozohet se do te kthehen, Berisha i eshte pergjigjur se ne fillim e ka mbeshtetur idene e favorizimit te tyre ne kredidhenie, por me pas eshte terhequr, pasi e konsideron diskriminim ndaj kredimarresve vendas favorizimin e emigranteve.

Nje menyre tjeter direkt e trokitjes se turbullires financiare boterore ne vendin tone, eshte edhe ulja ne menyre te vazhdueshme e sasise se valutes qe emigrantet u sjellin familjeve te tyre ne Shqiperi. Sipas specialisteve, te cilet, bazuar mbi ate cka po ndodh ne perendim, parashikojne nje ulje te metejshme te sasise se valutes qe hyn ne vend. Kjo pritet te ndikoje direkt ne zgjerimin e hendekut te bilancit import-eksport te vendit. Po ashtu, per sa i perket ekonomive familjare, ulja e sasise se te ardhurave nga emigrantet, pritet te shkaktoje uljen e fuqise blerese ne treg.




Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Legalizimet, emrat e 7516 fituesve te rinj
» Ankand per marrjen me qira te tokave djerr
» Vendimi, pronaret mund te ndryshojne kategorine e tokes
» Banka Qendrore rishikon sot normen e interesit
» Kuvend puthadoresh
» Kosova si prove e civilizimit europian
» Buxheti, PD kalon me forcen e kartonit ndryshimet
» Ndryshon taksa e qarkullimit per makinat
» ILDKP Do hetojme lidhjet e Vokshit me Arian Tartarin
» Drita e gjelber e Hages

Top artikujt me te lexuar per sot:


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 6191 artikuj te lexuar 1568364 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

nje  shish..  sezoni  legalizimet  emrat  ka  2000  rrenje  ekonomia  fituesve  kufitare  kapet    breshke  sarande  dosjet  cfare  7516  rinj  veror  murriqanit  130-kilogrameshe  te  kuvendi  ullinj  shkrumbojne  dhe  e  ne  flaket  piken  fluks   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.