News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Politike
Kriza politike, Topi: Po pergatis tryezen

Publikuar me : 05.02.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 230 here.
'

***
Presidenti i Republikes njoftoi dje se ditet ne vijim do te vijoje kontaktet me Ramen dhe Berishen per tryezen


Topi nis kontaktet per te pergatitur termat e bisedimeve qe do te zhvillohen gjate tryezes se perbashket


TIRANE - Nisin negociatat per zgjidhjen e krizes politike ne vend. Pas deklarates se kryeministrit Sali Berisha se eshte gati per tryeze, Presidenti i Republikes, Bamir Topi, permes nje njoftimi zyrtar ka lajmeruar se se afermi do te filloje kontaktet me kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e opozites, Edi Rama.


"Presidenti i Republikes, Prof. Dr. Bamir Topi, duke ndjekur me vemendje zhvillimet me te fundit politike ne vend, mirepriti gatishmerine dhe vullnetin e shprehur per dialog te Kryeministrit te Shqiperise, Sali Berisha dhe udheheqesit te opozites, Edi Rama.


Ne kontekstin e ri politik, Presidenti i Republikes do te vijoje ne ditet ne vazhdim kontaktet paraprake te punes me Kryeministrin e Shqiperise dhe udheheqesin e opozites si dhe me bashkesine nderkombetare per te pergatitur termat e bisedimeve, qe do te zhvillohen gjate tryezes se perbashket", - thuhet ne njoftimin per shtyp te Presidences.


Dy dite me pare, pas takimeve te njepasnjeshme me perfaqesues te komunitetit nderkombetar, kryeministri Sali Berisha, ne nje deklarim per mediat, u shpreh i gatshem qe te negocionte jo vetem me Ramen, por te pranonte nje tryeze edhe me Presidentin e Republikes, Bamir Topi. Deklarata e drejtperdrejte e Berishes per te pranuar ftesen e Presidentit te Republikes Topi solli edhe reagimin e ketij te fundit, por serish permes njoftimeve per shtyp, duke lajmeruar se kontaktet e drejtperdrejta do ti inicionte ditet ne vijim.


Edhe komuniteti nderkombetar ka kerkuar nderhyrjen e Presidentit te Republikes per gjetjen e nje zgjidhjeje, nderkohe qe ka nje rezolute te qarte per rolin e kreut te shtetit nga Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes. Nga ana tjeter, edhe kryetari i opozites eshte shprehur i gatshem per tryeze, por gjithnje ne prani te Presidentit te Republikes, Bamir Topi.


Nderkohe, deklarata e djeshme e publikuar ne sitin zyrtar te Presidences ishte angazhimi i pare publik i kreut te shtetit per zgjidhjen e krizes politike ne vend, pas nje periudhe te gjate heshtje dhe takimesh te njepasnjeshme me perfaqesues te komunitetit nderkombetar.


Gjate ketyre takimeve, gjithnje permes mesazheve te percjella ne sitin zyrtar te Presidences, Bamir Topi ka njoftuar se mirepret co nisme qe do te conte ne rivendosjen e dialogut politik ne vend.

'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Shperthen granata ne shtepine e mikut te Haklajve, ska te lenduar
» PS kerkon doreheqjen e Bregut Mbuloi me genjeshtra korrupsionin
» Gjykata le ne burg ish sekretarin e Metes, kundershton mbrojtja
» Zbardhet kontrata e Tartarit me Avllajn
» Gjata Fletet e votimit ti coje Topalli ne Venecia
» Rama udhezon deputetet te ikin ne baze
» PS Bashkeshorti i Bregut kerkoi doreheqjen me 12 korrik
» Brace Vokshi i dha bashkejetuesit 4 nga 6 puset e naftes
» Prokuroria therret Selmanllarin, eshte aksioner me Tartarin
» Qeveria heq plazhet private nga bregdeti

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Nderhyrja dhe sovraniteti
» Gjurme te jetes ne Lissos
» Financimi i universiteteve, MASH nis debatin publik
» Ne "Rusine moderne"
» Kriteret qe duhet te plotesojne universitetet
» Makthi ne Irak
» Ne "Rusine moderne"
» Makthi ne Irak
» Kur qeverite privatizojne gjithcka
» Kur qeverite privatizojne gjithcka
» Nje program per mos tu humbur


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 7126 artikuj te lexuar 1685225 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

moderne"    "rusine  irak  kur  qeverite  makthi  ne  privatizojne  gjithcka   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.