TIRANE- Pronaret e objekteve qe jane ne process legalizimi mund te fillojne nga sot procedurat per pagesen e tarifes me letra me vlere.
Drejtorite Rajonale te ALUIZNI-t kane hapur sportelet per te pritur kerkesat me shkrim te subjekteve qe kerkojne te paguajne me letra me vlere pjesen per te cilen i lejohet shlyerja ne kete forme. Kerkesa duhet te perbehet nga te dhena qe kane te bejne me objektin qe eshte ne process legalizimi si dhe masa e pageses qe do te shlyhet me bono privatizimi.
Per sa i perket subjekteve qe e kane paguar tashme tarifen e legelizimit, ALUIZNI merr persiper rimbursimin e shumes se dhene kundrejt paraqitjes se bonove te privatizimit, por me kushtin qe subjektet paraprakisht te dergojne nje kerkese me shkrim. Kerkesa per rimburisimin e atyre qe kane paguar tashme tarifen e legalizimit mund te plotesohet deri ne mes te muajit qershor 2010.
Me ndryshimet e bera se fundmi ne ligjin e legalizimeve qeveria ka rritur siperfaqen e tokes qe do te paguhet me letra me vlere duke shtuar ne kete menyre edhe numrin e perfituesve. Keshtu, per objektet qe jane ndertuar jashte vijave te verdha dhe kane zene nje siperfaqe deri ne 500 meter katror truall, ndertuesi mund te paguaje deri ne 70 per qind te tarifes me letra me vlere.
Nderkohe, per siperfaqe me te medha se 500 meter katror shlyerja e tarifes do te behet me para ne dore sipas cmimeve te tregut.
Per sa i perket objekteve te ndertuara brenda vijave te verdha nisur edhe nga vlera me e madhe qe ka toka ne keto zona, ligjvenesi e ka zvogeluar siperfaqen qe mund te paguhet me letra me vlere. Nese ka ndertuar nje objekt brenda vijave te verdha duke zene nje hapesire deri ne 300 meter katror, pronari i saj mund te paguaje deri ne 70 per qind te vleres me bono privatizimi ndersa pjesen tjeter me para ne dore.
Nderkaq, per siperfaqe mbi 300 meter katror, gjysma e tarifes mund te paguhet me bono privatizimi ndersa gjysma tjeter me para ne dore bazuar mbi cmimin e tregut. ALUIZNI ka perjashtuar nga pagesa me letra me vlere tarifat e legalizimit per objektet pa leje qe jane ndertuar me qellim social-ekonomik ne zona brenda vijes se verdhe.
Po ashtu nga kjo forme pagese perjashtohen edhe shtesat informale qe jane ndertuar ngjitur ndertimeve me leje. Per te dy keto kategori ndertesash tarifa e legalizimit do te behet me para ne dore sipas cmimeve te tregut.
Ligji i legalizimeve ka qene shpesh objekt i ndryshimeve gjate muajve te fundit duke rritur ne menyre te vazhdueshme siperfaqen e zene pa leje qe paguhet me letra me vlere. Kjo forme pagese konsiderohet lehtesuese per ata qe jane ne process legalizimi nderkohe qe kundershtohet ashper nga shoqatat qe perfaqesojne pronaret.
Sipas tyre, duke aplikuar kete forme pagese qeveria nuk mund te mbledhe para ne masen e duhur sa te mund te kompensoje pronaret e tokave qe jane zene ne menyre te paligjshme.
Nga ana tjeter, pronaret kane kerkuar rritjen e fondit te pervitshem ne buxhetin e shtetit per kompensimin e pronareve me arsyetimin se nese vazhdohet me keto ritme per demshperblimin e plote te tyre do te duheshin shekuj te tere. Nderkohe, rritja e siperfaqes se parceles qe paguhet me letra me vlere pritet te stimuloje ndertuesit e objekteve qe te shlyejne tarifen duke mbledhur sa me shume te ardhura ne arken e shtetit.
Jashte vijes se verdhe
Deri ne 500 m² 70 perqind me letra me vlere
Mbi 500 m² Me cmimin e tregut
Brenda vijes se verdhe
Deri ne 300 m² 70 perqind me letra me vlere
Mbi 300 m² 50 perqind me letra me vlere
'