News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Politike
Letrat me vlere, Kuvendi miratoi ndryshimet e legalizimeve

Publikuar me : 05.02.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 370 here.
'

Nje pjese per ndertimet pa leje brenda dhe jashte vijes se verdhe do te paguhet me bono


TIRANE - Pavaresisht kundershtimeve te shumta te shoqates se pronareve "Pronesi me Drejtesi", ndaj zgjerimit te listes se perfituesve nga perdorimi i letrave me vlere per pagesen e tarifes qe kerkon legalizimi dhe urbanizimi i ndertimeve pa leje, Kuvendi i miratoi dje shtesat qe parashikohen ne kete ligj.


Me 72 vota pro, asnje kunder dhe asnje abstenim, deputetet e shumices miratuan shtesat ne ligjin "Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje".


Sipas ligjit te miratuar dje nga Parlamenti parashikohet qe nje pjese e pageses mund te kryhet edhe me letra me vlere ne masen 50perqind te vleres se ndertimeve informale qe jane jashte apo brenda vijes se verdhe, ndersa pjesa tjeter mund te kryhet me para ne dore.


Sipas ligjit te legalizimeve, cdo person qe ka ndertuar pa leje dhe ka zene nje parcele deri ne 100 meter katror ne total duhet te paguaje 100 mije leke, per siperfaqe deri ne 200 m², 150 mije leke, ata qe kane zene deri ne 300 m² do te paguajne 200 mije leke.


Per sa i perket atyre qe kane zene nje parcele deri ne 400 m², tarifa e legalizimit do te jete 300 mije leke, ndersa per parcelat deri ne 500 m², tarifa parashikohet te jete 400 mije leke.


Nderkohe , per sa i perket siperfaqeve me te vogla, eshte vendosur tarifa fikse duke u dhene perseri mundesine atyre qe jane ne proces legalizimi qe gjysmen e shumes te paguajne me letra me vlere. Kush ka zene nje siperfaqe deri ne 100 m² brenda vijes se verdhe do te paguaje 100 mije leke.


Per sa i perket parcelave me siperfaqe mbi 500 m², ligji edhe ketu lejon perdorimin e letrave me vlere per te shlyer tarifen deri ne 50 per qind te saj, nderkohe qe pjesa tjeter do te paguhet cmim tregu.


Ndersa per trojet qe ndodhen brenda vijes se verdhe, per parcelat me siperfaqe nga 100 deri ne 300 meter katror, ligji lejon shlyerjen e tarifes se legalizimit gjysmen me bono privatizimi ndersa pjesen tjeter jo sipas cmimeve te tregut, por duke vendosur nje tarife standarde.


Qe prej fillimit te procesit te legalizimeve e deri me tani qeveria ka kaluar disa here vendime ku parashikohet shpronesimi i pronareve per efekt legalizimi me nje siperfaqe mbi 343 mije meter katror dhe me vlere 46 milione euro.


Gjate dites se djeshme, Kuvendi miratoi edhe ligje te tjera si kontrata e lidhur ndermjet Ministrise se Mbrojtjes dhe shoqerise "EUROCOPTER" per furnizimin me 5 helikoptere te mesem shumerolesh.

'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Shperthen granata ne shtepine e mikut te Haklajve, ska te lenduar
» PS kerkon doreheqjen e Bregut Mbuloi me genjeshtra korrupsionin
» Gjykata le ne burg ish sekretarin e Metes, kundershton mbrojtja
» Zbardhet kontrata e Tartarit me Avllajn
» Gjata Fletet e votimit ti coje Topalli ne Venecia
» Rama udhezon deputetet te ikin ne baze
» PS Bashkeshorti i Bregut kerkoi doreheqjen me 12 korrik
» Brace Vokshi i dha bashkejetuesit 4 nga 6 puset e naftes
» Prokuroria therret Selmanllarin, eshte aksioner me Tartarin
» Qeveria heq plazhet private nga bregdeti

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Nderhyrja dhe sovraniteti
» Gjurme te jetes ne Lissos
» Financimi i universiteteve, MASH nis debatin publik
» Ne "Rusine moderne"
» Kriteret qe duhet te plotesojne universitetet
» Makthi ne Irak
» Ne "Rusine moderne"
» Makthi ne Irak
» Kur qeverite privatizojne gjithcka
» Kur qeverite privatizojne gjithcka
» Nje program per mos tu humbur


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 7126 artikuj te lexuar 1685216 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

gjithcka    "rusine  qeverite  moderne"  makthi  irak  kur  privatizojne  ne   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.