News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Politike
Ligji i dosjeve, PD: Vetem referendum popullor

Publikuar me : 05.02.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 313 here.
'

Sipas deputetes se PD-se, Mesila Doda, anetaret e Kushtetueses jane personat qe kane dhene denime me vrasje e varje

TIRANE - Mazhoranca ka hedhur serish akuza ne drejtim te Gjykates Kushtetuese qe pak dite me pare rrezoi ne unanimitet ligjin e lustracionit.


Deputetja e Partise Demokratike, Mesila Doda, theksoi serish dje gjate fjales se mbajtur ne Kuvend se gjykatesit qe refuzuan ligjin per hapjen e dosjeve jane po ata persona qe, sipas saj, kane dhene vendime per vrasje e varje ne periudhen e regjimit totalitar.


Doda vuri ne dukje se me kete vendim Gjykata Kushtetuese kreu nje ridenim te te persekutuarve gjate kohes se sistemit komunist. "Disa dite me pare Gjykata Kushtetuese hodhi poshte ligjin per pastertine e figurave te shtetit shqiptar.


Gjykata e quajti kete ligj te papranueshem. Ky vendim erdhi nga gjykates qe deri dje kane dhene vendime per vrasje e varje. Me kete vendim Gjykata Kushtetuese kreu nje ridenim masiv te te gjithe atyre te burgosurve e te vrareve te cilet ne respekt te bindjeve te tyre demokrate dhe shpirtit te tyre te lire jane dhunuar dhe kane vajtuar...


Sot ne duhet te levizim ne mbrojtje te idealeve tona, ne mbrojte te demokracise ne vend", - tha Doda. Sipas saj, per te kryer pastertine e figurave te shtetit shqiptar, qe kane qene pjese e nomenklatures se dikurshme, duhet qe mazhoranca se bashku me opoziten te zgjedhin opsionin e hartimit te nje ligji te ri.


Por, Doda akuzoi opoziten se ajo nuk do ta pranoje miratimin e nje ligji te tille, pasi eshte e lidhur me te shkuaren e saj. Per kete arsye, sipas saj, varianti me i mire i mundshem eshte ne referendum popullor ku vete shqiptaret te japin verdiktin e tyre per hapjen e dosjeve qe permbajne krimet e kryera nga regjimi komunist. "Do te ishte e udhes qe se bashku me opozitaret e kesaj salle te shkonim dhe te votonim nje ligj te ri.


Por, socialistet e rinj ashtu si socialistet e vjeter nuk do ta japin kurre miratimin qe fara e tyre biologjike dhe politike te zhduket nga drejtimi i ketij vendi. Nuk do te pranojne kurre qe se bashku ti japim kuptim dhe drejtesi shoqerise sone ekzistuese. Te flasesh per opoziten ne kete vend dhe kriteret bashkepunuese, sot me shume se kurre na duket si nje shprehje virtuale.


Kesisoj sipas mendimit tim do te na duhet qe te konsiderojme me shume seriozitet opsionin e referendumit per te marre nga shtetasit shqiptare verdiktin e tyre per dosjet", - u shpreh ajo. Ne kete menyre, sipas deputetes se Partise Demokratike, do te arrihet qe Shqiperia te kete nje klase politike, nje sistem drejtesie dhe nje sistem ekonomie te paster.


"Perfundimisht prej tyre do te mund te mesojme nese shoqeria shqiptare deshiron te kete te njejten klase drejtuese, te njejtet njerez ne politike, ne drejtesi, ne ekonomi. Vetem keshtu ne do te mund te kthenim legjitimitetin e politikes, drejtesise.


Do te mund te rikthejme legjitimitetin e organit te akuzes dhe institucioneve kushtetuese ne vend. Mbi te gjitha, ne do te mund te rikthejme drejtesi dhe dinjitet per te mijera te persekutuar, per te burgosurit e dikurshem", - theksoi Doda.

'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Shperthen granata ne shtepine e mikut te Haklajve, ska te lenduar
» PS kerkon doreheqjen e Bregut Mbuloi me genjeshtra korrupsionin
» Gjykata le ne burg ish sekretarin e Metes, kundershton mbrojtja
» Zbardhet kontrata e Tartarit me Avllajn
» Gjata Fletet e votimit ti coje Topalli ne Venecia
» Rama udhezon deputetet te ikin ne baze
» PS Bashkeshorti i Bregut kerkoi doreheqjen me 12 korrik
» Brace Vokshi i dha bashkejetuesit 4 nga 6 puset e naftes
» Prokuroria therret Selmanllarin, eshte aksioner me Tartarin
» Qeveria heq plazhet private nga bregdeti

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Nderhyrja dhe sovraniteti
» Gjurme te jetes ne Lissos
» Financimi i universiteteve, MASH nis debatin publik
» Ne "Rusine moderne"
» Kriteret qe duhet te plotesojne universitetet
» Makthi ne Irak
» Ne "Rusine moderne"
» Makthi ne Irak
» Kur qeverite privatizojne gjithcka
» Kur qeverite privatizojne gjithcka
» Nje program per mos tu humbur


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 7126 artikuj te lexuar 1685230 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

kur  "rusine  ne  qeverite  moderne"    irak  makthi  privatizojne  gjithcka   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.